Panorama (Albania)

Kiço Mustaqi rrëfen urdhrin e Ramiz Alisë në 20 shkurt ‘ 91, Berisha: Pse nuk hymë në Bllok

“Mesazhi i Ramiz Alisë ishte: Rrëmbeni armët kundër atyre që rrëzuan bustin”

- TIRANE

Ish- ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, deklaron se në 20 shkurt 1991 ishPreside­nti Ramiz Alia kur ishte informuar se turma do të rrëzonte përmendore­n e Enver Hoxhës dha urdhër të qëllohej mbi turmën.

Në një intervistë të dhënë për AFP, ish- ministri i Mbrojtjes kujton se në momentin e rrëzimit të përmendore­s ai dhe Ramiz Alia ishin në mbledhjen e Komitetit Qendror. “Atë ditë, ushtria ka treguar vlerat e saj më të larta. Po t’u referohemi informacio­neve të atyre ditëve që i mbaj mend me saktësi edhe sot, skenari i zhvillimit të ngjarjeve ishte ky: Turmat e njerëzve që do të niseshin nga Qyteti “Studenti” do të merrnin së pari godinën e Radio- Televizion­it dhe prej andej do të drejtohesh­in në Kryeminist­ri e në Komitetin Qendror të PPSH- së.

Në dritaret e zyrave të Adil Çarçanit, Enver Hoxhës e Ramiz Alisë, nga krahu i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të vendosnin flamurët e Partisë Demokratik­e e pastaj, demonstrue­sit do të futeshin në Bllokun e Udhëheqjes për të shkatërrua­r banesat e “bllokmenëv­e”, një neologjizë­m ky mjaft i përhapur ditëve të para të 1991- shit. Por turma prej 100.000 vetash ( këtë shifër dha në mbrëmje një agjenci prestigjio­ze lajmesh), nuk mundi të hynte në godinën e Radio- Televizion­it, ku nuk pati ndonjë incident. Lumi njerëzor, nëpërmjet rrugës së Elbasanit vërshoi në drejtim të sheshit “Skënderbej”, ku u rrëzua përmendorj­a. Pastaj u kthye në bulevardin kryesor të Tiranës, duke thirrur: “Te Blloku! Te Blloku!”. Bulevardi ishte bllokuar nga tanket e Gardës së Republikës. Ramiz Alia mbaj mend se i kishte sugjeruar komandanti­t të Gardës, Dane Binajt, që t’i jepte efektivit vetëm municion manovre. Kur Dane Binaj e paralajmër­onte turmën të zmbrapsej, se ndryshe do të hapte zjarr, drejtuesit e turmës bërtisnin: “Mos kini frikë, kanë predha manovre!”. Vetëm kur njëri prej tankeve shtiu në drejtim të plepave buzë Lanës dhe degët e plepave ranë përdhe, njerëzit e kuptuan se Dane Binaj e kishte seriozisht”, sqaron ish- ministri Mustaqi.

URDHRI Sipas tij, deklaratat e Ramiz Alisë kishin një ngarkesë të pazakontë konfliktua­le dhe kërkonte që shqiptarët të merrnin armët. “I gjithë mesazhi i Ramiz Alisë karakteriz­ohet nga një patetikë patriotike, që megjithatë mbart një ngarkesë të pazakontë konfliktua­le. Ai gati- gati sa s’u thotë troç njerëzve: “Rrëmbeni armët për t’u treguar vendin atyre që arritën të rrëzojnë përmendore­n, kushtuar themeluesi­t të shtetit tonë, Enver Hoxhës”. Në një pasazh mjaft ekuivok, Ramiz Alia theksonte: “I bëj thirrje popullit të marrë në dorë fatin e vet. Sot është dita të tregohet kush është patriot, kush e do me zemër Shqipërinë, kujt i dhemb mundi e djersa e derdhur, kush e do me të vërtetë demokracin­ë”. Bashkimi i fjalive është në rrezik liria, pavarësia dhe sovranitet­i kombëtar, nga njëra anë dhe nga ana tjetër “Sot është dita të tregohet kush është patriot dhe e do me zemër Shqipërinë”, ishte mjaft i rrezikshëm dhe mund të interpreto­hej fare mirë si një thirrje që njëra pjesë e popullsisë të rrëmbente armët kundër pjesës tjetër që “luante me ndjenjat” e pjesës së parë… Megjithatë, përmendorj­a e Enver Hoxhës në qendër u rrëzua. Roli i Ramiz Alisë, tashmë dukej fare i zbehtë. Ai nuk kishte asnjë fuqi në drejtimin e shtetit. Roli i tij kishte përfunduar”, sqaron ish- ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi.

 ??  ?? KIÇO MUSTAQI NE VITIN ‘ 90 ( MAJTAS) MOMENTI I RREZIMIT TE PERMENDORE­S SE ENVER HOXHES
KIÇO MUSTAQI NE VITIN ‘ 90 ( MAJTAS) MOMENTI I RREZIMIT TE PERMENDORE­S SE ENVER HOXHES
 ??  ?? Kiço Mustaqi
Kiço Mustaqi
 ??  ?? Ramiz Alia
Ramiz Alia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania