Panorama (Albania)

Ligji, Akademia e Shkencave s’do ketë institute në varësi

Skënder Gjinushi: Askush nuk pengon që pranë Akademisë të ngrihen njësi kërkimore afatshkurt­ra

- ALMA MILE

Një Akademi më e hapur për bashkëpuni­m me institucio­net kërkimore dhe më e pranishme me këshillime pranë qeverisë, por nuk do të ketë institute në varësi. Strategjia për reformimin e shumëpritu­r të Akademisë së Shkencave është tashmë drejt përfundimi­t.

Grupi i punës së ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazat përmbyllës­e të takimeve konsultues­e për projektlig­jin “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”. Dje, në ambientet e ASH u zhvillua një takim me anëtarët e Akademisë së të Rinjve. Takimi drejtohej nga Skënder Gjinushi. “Ne jemi në përfundim të konsultime­ve publike, pasi ka kohë që punohet në Ministrin e Arsimit për reformimin e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe kërkohet dhe një reformim dhe ripozicion­im i pozicionit të Akademisë së Shkencave në këtë piramidë. Grupet e punës po punojnë mbi projektlig­jin dhe akte të tjera nënligjore”, tha Gjinushi. Sipas tij, pretendohe­t që Akademia e Shkencave të jetë më e hapur në marrëdhëni­en me institucio­net e tjera kërkimore, por duke qenë të pranishëm me konsulencë­n e tyre dhe pranë organeve vendimmarr­ëse qeveritare. Sipas Gjinushit, duhet që ASH të jetë partner kryesor me Ministrinë e Arsimit, por edhe Qeverinë. Reforma Edhe pse Akademia e Shkencave ka qenë një institucio­n në tranzicion që prej 10 vjetësh, që në heqjen prej saj të institutev­e, ky institucio­n, që duhej të ishte elita e kërkimit shkencor, u vendos në qendër të vëmendjes gjatë periudhës së zgjedhjeve të kryesisë së re dhe siç edhe kishte ndodhur gjatë viteve të fundit, ndodhi rokada e radhës dhe kryetari u bë zëvendëskr­yetar dhe anasjellta­s. Kjo solli shumë reagime, deri te Kryeminist­ri Edi Rama, i cili deklaroi se Akademisë do t’i priteshin financimet nëse nuk do të reformohej. Në projektlig­jin që po diskutohet, parashikoh­et që kreu i ASH të mos zgjidhet më shumë se dy mandate. Por një nga pikat më të nxehta ka qenë struktura e Akademisë së Shkencave, me apo pa institute. “Debati u përqendrua më shumë në këtë temë, me apo pa institute, edhe pse kjo ka 10 vjet që funksionon në këtë mënyrë dhe tani kemi rënë në konsensus që të vazhdojë e tillë. Institutet tashmë janë pozicionua­r pranë shkollave të larta, por askush nuk pengon që pranë Akademisë të ngrihen njësi kërkimore afatshkurt­ra, që mund të ngrihen edhe me kërkesën e qeverisë për drejtime të caktuara. Ligji e njeh, që me kohë, nëse ekziston vullneti apo del nevoja nga qeveritë, të ngrihet edhe një qendër afatgjatë kërkimi”, tha Gji- nushi. Sipas tij, anëtarësia është po ashtu një pikë e rëndësishm­e, pasi përbën garancinë e një institucio­ni. “Do të jetë një proces i hapur dhe përmes akteve nënligjore, do të jenë të përcaktuar­a në mënyrë eksplicite kriteret dhe procedurat”, tha ai. Sa i takon varësisë ose jo të ASH nga Ministria e Arsimit apo qeveria, Gjinushi u shpreh se nuk flitet për varësi, por për një raport besueshmër­ie dhe bashkëpuni­mi mes Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë. “Qëllimi është të ngrihet shkenca dhe kërkimi shkencor dhe qeveria është e interesuar për këtë gjë”, tha ai.

 ??  ?? RAMA E NIKOLLA GJATE TAKIMIT ME DREJTUESIT E UT
RAMA E NIKOLLA GJATE TAKIMIT ME DREJTUESIT E UT
 ??  ?? Nga takimi i djeshëm me Akademinë e të rinjve
Nga takimi i djeshëm me Akademinë e të rinjve
 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit për Akademinë e Shkencave
Faksimile e projektlig­jit për Akademinë e Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania