Panorama (Albania)

Turqia: Kush ndihmon YPG bëhet objektiv legjitim

Turqit paralajmër­ojnë forcat e Assad, në ndihmë të kurdëve

-

Assad ka vendosur të tregojë forcën me Turqisë, pasi ka vendosur të dërgojë ushtrinë e tij edhe në Afrin, ku trupat turke po luftojnë me milicinë kurde siriane, brenda territorit sirian.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se forcat e vendit të tij së shpejti do të rrethonin zonën veriore të Afrinit në Siri, pasi forcat proqeverit­are siriane hynë në rajonin kufitar të mbajtur nga kurdët, të martën. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane tha më parë se forcat e saj popullore ishin vendosur atje për të kundërshtu­ar atë që e quajtën “sulmin e regjimit turk”. Të hënën, Erdogan paralajmër­oi homologun e tij rus Vladimir Putin, i cili po ashtu është aleat edhe Bashar al Assad, se Siria do të përballet me “pasoja” në qoftë se ajo çon trupat që të përballen me ofensivën e Turqisë në Afrin. Erdogan i tha Putinit se operacioni ushtarak i Turqisë në enklavën veriore kurde siriane do të vazhdojë siç ishte planifikua­r. Turqia ka paralajmër­uar vazhdimish­t forcat siriane kundër ndërhyrjes në mbështetje të kurdëve. Është vlerësuar se rreth 3.5 milionë njerëz kanë kërkuar strehim në Turqi që nga shpërthimi i luftës së Sirisë në vitin 2011. Me hyrjen e forcave të Assad, pritët që situate në Afrin të përshkallë­zohet, pasi mund të ketë një përballje të drejtpërdr­ejtë të forcave turke me ato siriane, dhe humbjet nga të dyja palët mund të provojnë një zgjerim të ofensivës, që do të thotë edhe më shumë viktima civile në Sirinë e përgjakur prej tetë vitesh nga lufta civile. ALEANCA E ASSAD ME

KURDËT Ankaraja është zotuar të mundë forcat e qeverisë siriane dhe ato forcat pro- regjimit të Assad të dërguara në qytetin Afrin, për të ndihmuar kurdët sirianë që mbrojnë enklavën kundër ofensivës turke. Ibrahim Kalin, zëdhënës i Presidenti­t turk, Rexhep Tajip Erdogan, u tha gazetarëve në Ankara të mërkurën se çdo anëtar i forcave të armatosura siriane ose grupeve paraushtar­ake në Afrin do të konsideroh­en “objektiva legjitime” nga forcat turke. “Çdo hap i marrë në mbështetje të organizatë­s terroriste YPG do të thotë se mbështetës­i është në të njëjtin nivel me organizata­t terroriste”, tha ai, duke iu referuar kurdëve sirianë aleatë me Njësitë Mbrojtëse Popullore Kurde, YPG. Kërcënimet vijnë mes raportimev­e se Presidenti sirian Bashar Assad arriti një marrëveshj­e me YPG dhe Bashkimin Demokratik të Sirisë ( PYD) për të dërguar njerëz dhe përforcime për të përballuar ofensivën turke, me operacioni­n Dega e Ullirit. KATASTROFA HUMANITARE Sulmet ajrore siriane dhe ruse në një enklavë rebelësh në periferi të kryeqyteti­t Damask kanë vrarë më shumë se 100 civilë në ditën e dytë me radhë. Sulmet po bëhen në Ghouta dhe tregojnë se trupat qeveritare po përgatiten për një sulm në terren. Të paktën 250 civilë janë vrarë që nga fillimi i përshkallë­zimit të sulmeve, të dielën, ku mes viktimave kishte dhjetëra fëmijë. Të martën bombardime­t vranë 106 civilë, duke përfshirë 19 fëmijë, sipas monitorues­it të luftës, Observator­it Sirian për të Drejtat e Njeriut. Imazhe tmerruese që tregonin kufomat e rreth 20 fëmijëve të mbështjell­a me çarçafë dhe të në dyshemenë e asaj, që dukej si një strukturë e improvizua­r mjekësore kanë tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Avionë luftarakë, helikopter­ë dhe raketa ishin përdorur gjatë sulmit. Kjo ishte dita e dytë më e përgjakshm­e në Ghouta në katër vjet, pas të hënës, ku u vranë 127 njerëz. Kombet e Bashkuara thanë se bombat e trupave siriane kishin goditur gjashtë spitale në zonë të hënën dhe një tjetër, të martën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania