Panorama (Albania)

Donjeck përmbys Romën, Junajtid shpëton ndaj Sevijës

-

Emocione dhe shumë raste, por asnjë gol në Spanjë. Mançester Junajtid ja ka dalë që të ruajë një barazim pa gola në sfidën e parë në transfertë. Takimi tjetër i 1/ 8- ave ka pasur përmbysje të rezultatit, teksa e para në avantazh ka kaluar Roma dhe Shahtjor Donjeck ka përmbysur sfidën.

SEVIJA- MANÇESTER JUNAJTID

Hoze Murinjo është kritikuar gjithmonë për mënyrën e lojës dhe sistemin e mbrojtjes "me autobus", por në sfidën e djeshme në "Ramon Sançez Pizhuan", ja ka dalë që të ruajë të paprekur portën. Vendasit kanë insistuar, me lojë dhe raste, por sfida ka përfunduar pa gola. Në 45 minutat e para, "Djajtë e Kuq" kanë tentuar disa herë që të vendosin në balancë rrezikshmë­rinë, por në të dytën Sevija është hedhur e gjitha në sulm dukle rrezikuar më së shumti kuadratin e Junajtid. Megjithatë, në fund një barazim pa gola.

SHAHTJOR- ROMA

Pavarësish­t kompeticio­nit, kampionat apo Liga e Kampionëve, Roma po rrit një talent të madh. Xhengiz Ynder ishte ai që dha një tjetër sinjal për skuadrën italiane, mirëpo nuk mjaftoi për sukses në sfidën e parë në transfertë­n ndaj Shahtjorit. Në fundin e fraksionit të parë të takimit, një asist i Dzekos, bëri që Ynder të mos gabojë i vetëm përballë portierit dhe Roma shkon drejt dhomave të zhveshjes në avantazh. Mirëpo, duket se pushimi i ndeshjes ka motivuar më së shumti vendësit të cilët që në të 52- tën kanë barazuar me Ferreira. Shahtjor nuk është mjaftuar dhe në të 71- tën minutë, me anë të Fred, kanë kaluar në avantazh të cilin ndo të tentojnë ta ruajnë në sfidën e kthimit në Romë. Me këto dy takime, ka përfunduar raundi i ndeshjeve të para të fazës së 1/ 8- ave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania