Panorama (Albania)

Teatri - puntatat e para të serialit “PPP” të Ramës

- FATOS LUBONJA

Kjohistori­a e Teatrit që duan ta ndërtojnë me PPP ( partnerite­ti publik privat) nuk është e re. Seriali...

... i filmit “PPP” i Ramës i ka nismat e veta të para me kioskat, që zaptuan Tiranën. Unë,( pushtetari) kam në dorë të të jap ty ( privatit) një shesh nga parku publik; ti më jep ca para si shpërblim dhe ndërton atje një kafe apo piceri, me të cilën nxjerr fitime. Pastaj hamë e pimë atje së bashku dhe bëjmë edhe pazare të tjera më serioze. Ja, kaq e thjeshtë është. Më kujtohet se edhe Akademia e Arteve dha asokohe leje për një kioskë të tillë në oborrin e saj, që quhej “e Xhatit”, ku njerëzit e rëndësishë­m të Akademisë si Rama, që e kishte zbukuruar kioskën me pikturat e veta, hanin qyl për “nderin” që i kishin bërë Xhatit. Ky fillim vazhdoi më pas me “Bar Akademia”, që zinte gjithë lulishten, “Bar House of Arts” dhe “Radio House of Arts”, të dyja nën sallën e Teatrit të Akademisë, që u bënë pronësi e Fidel Yllit, i cili e kishte filluar biznesin edhe ai me një kioskë të dhënë nga pushtetarë­t.

Në një nivel pak më të lartë ky partnerite­t u bë me Teatrin Kombëtar. Sikurse dihet, Teatri Kombëtar ka dy ndërtesa në disponim. Atë ku ndodhet sot salla kryesore dhe atë ku ndodhet Teatri Eksperimen­tal. Në vitin 1995 kur rrogat, sikurse dihet, ishin shumë të vogla dikush solli nga Bullgaria idenë gjeniale që ndërtesën e Eksperimen­talit ta jepte me qira për të vendosur atje një bingo. Në këtë mënyrë u lidh një kontratë midis Teatrit Kombëtar dhe Bingo Yllit. Sipas kësaj kontrate, Bingo Ylli do t’i jepte Teatrit 74 000 dollarë në vit nga fitimet e veta, me të cilat do të sponsorizo­hej ndonjë shfaqje, do të mbyllej ndonjë vrimë dhe do të shtoheshin rrogat e aktorëve e regjisorëv­e me 50 dollarë në muaj.

Ja çfarë koncepti për shtetin dhe respekti për artin kanë pasur ata që udhëhoqën të ashtuquajt­urin revolucion demokratik. Një mjerim i vërtetë, jo ekonomik, por shpirtëror e kulturor. Nëse Krishti i hoqi tregtarët nga tempulli, këta i futën. Ishim vërtet të varfër, por jo aq sa të fusnim në tempullin e artit, ekonom- inë e bixhozit? Edhe kinematë filluan të shndërrohe­shin, po me këtë praktikë, në qendra bixhozi.

Pastaj, erdhën Fatos Nano dhe Edi Rama me shokë, që pretendoni­n se dinin diçka më shumë se Saliu me shokë për shtetin, ekonominë e tregut dhe për artin e kulturën. Po çfarë ndodhi me kontratën e Teatrit me Bingo Yllin? Po jua kujtoj, se ndoshta e keni harruar: Qeveria Nano bëri asokohe disa ndryshime në ligj, për sa i përket dhënies me qira të hapësirave publike për privatët. Sipas një VKMje, drejtorët e institucio­neve mund të jepnin me qira vetëm një hapësirë që nuk i kalonte 200 metrat katrorë. Nëse sipërfaqja ishte midis 200 dhe 500 atëherë kjo e drejtë firme i kalonte ministrisë së linjës, që në këtë rast ishte ajo e Kulturës. Kurse, nëse sipërfaqja i ka- lonte 500 metrat katrorë, atëherë kompetenca i kalonte Ministrisë së Ekonomisë. Shumë e drejtë, apo jo? Pse të njëjtën vlerë ka firma e një drejtori me atë të një ministri?

Kështu, sipas ligjit të ri, duhej të lidhej një kontratë e re midis Bingo Yllit dhe Yllit të Ministrisë së Ekonomisë të asaj kohe me mbiemrin Bufi, sepse, siç e tregon edhe një faqe e kontratës së mëparshme, që është denoncuar në shtyp që në vitin 2002 në gazetën “Dita”, sipërfaqja që kishte marrë Ylli i bingos ishte 575 metra katrorë. Por, siç e tregon faqja e kontratës që u lidh, nuk ndodhi kështu, sepse sipërfaqja na qenka reduktuar ( d. m. th. falsifikua­r), në fiks 500 metra katrorë; kështu që të drejtën e firmës na e ka marrë dora vetë, ministri i Kulturës, shefi i PPP- ve të sotme, Edi Rama. Dhe ç’është më e bukura, a e dini rezultatin? Nga 74 000 dollarë në vit, Teatri mori më pak se gjysma ( 4 mil lekë).

Për ata që kanë harruar, çfarë ndodhi më tej në ato vite, po rikujtoj se, kur Majko erdhi në pushtet, shkarkoi drejtorin e emëruar nga Rama, Xhevdet Ferrin. Po pse? Sepse ky, duke qenë si Edi Rama për ndërtimin e teatrit të ri, në stilin e njohur të lënies së objekteve në gjendje të mjerë, për të justifikua­r pastaj prishjen, nuk kishte bërë, prej një viti e gjysmë, tenderin e rikonstruk­sionit të pjesshëm të Teatrit. Këtë e bëri kryefirmët­ari i peticionit për shpalljen e Teatrit Monument Kulture, Agim Qirjaqi, që e zëvendësoi. Ndërkaq, Xhevdet Ferri në fjalimin e lamtumirës, harroi të falënderoj­ë aktorët dhe regjisorët, por nuk harroi të falënderoj­ë përzemërsi­sh Bingo Yllin, ndonëse administra­tori i saj ndërkaq kishte rënë në burg. Dhe a e dini për çfarë motivi? Për gjobëvënie ndaj një biznesmeni kryeqyteta­s.

E pra, nëse doni të dini se çfarë po përgatitet të ndodhë me pronën publike që sot quhet Teatër Kombëtar, si spektator dhe kritik i vjetër i këtij filmi të shëmtuar, po jua them, kjo nuk është tjetër, veçse thjesht vazhdimi me aktorë të vjetër e të rinj i puntatave të para me titujt “Kioska e Xhatit” dhe “Bingo Ylli”.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e kontratës së qirasë
Faksimile e kontratës së qirasë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania