Panorama (Albania)

Batutat me “zogj korbash”, zbardhet debati mes Ramës dhe Bashës

Ndihma ekonomike, Kryeminist­ri: Vendimit të Berishës, ne u kemi hequr televizori­n me ngjyra, frigorifer­in dhe bolierin

- FATION BINJAKU

Heqja nga lista e ndihmës ekonomike të rreth 20 mijë familjeve në Shqipëri ka përplasur dje në Parlament, Kryeminist­rin Edi Rama me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, edhe pse nisi si një seancë e qetë dhe pa debate të forta. Për herë të parë këtë legjislatu­rë, debati është zhvilluar në fund të seancës, aty ku flitet vetëm 60 minuta për çështje jashtë rendit të ditës. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë se po i heq bukën e gojës 20 mijë familjeve në nevojë, të cilët janë larguar nga lista e ndihmës ekonomike. Basha tha dje se qeveria nuk bëri transparen­te se me çfarë lloj sistemi pikëzimi i hoqi këto familje nga ndihma e ekonomike. “Asnjë ndjenjë dhembshuri­e! Nuk duan t’ia dinë, nuk i shohin, nuk i dëgjojnë, nuk shkojnë t’i vizitojnë. Është e njëjta kategori, kur zuzarët kanë zgjedhje, shkojnë dhe i blejnë me thesin e miellit, me 50 mijë lekëshin e Habilajt, Balilajt, Saimir Tahirit e të Edi Ramës. Por menjëherë

DEBATI NË PARLAMENT Lulzim Basha: Mblidhemi përsëri në këtë sallë sot dhe përpara kemi një qeveri dhe një Kryeminist­ër të papërgjegj­shëm, një maxhorancë të falimentua­r politikish­t, moralisht dhe mendërisht që, nga fillimi e deri në fund, të vetmin avaz ka sulmet ndaj opozitës. Asnjë fjalë nuk thanë sot për mbi 20 mijë familje shqiptare, të cilëve iu është hequr ndihma ekonomike dhe buka e gojës pa iu dhënë asnjë shpjegim. Asnjë ndjenjë dhembshuri­e! Nuk duan t’ia dinë, nuk i shohin, nuk i dëgjojnë, nuk shkojnë t’i vizitojnë. Është e njëjta kategori, kur zuzarët kanë zgjedhje, shkojnë dhe i blejnë me thesin e miellit, me 50 mijë lekëshin e Habilajt, Balilajt, Saimir Tahirit e të Edi Ramës. Por menjëherë pas zgjedhjeve i braktisin në mjerimin e tyre...

Ervin Bushati: Nuk jam dakord me koherencën logjike të kolegëve, edhe Kasandra mbahet mend në mitologji, sepse parashikoi njëherë, ndërkohë që opozita vazhdon dhe parashikon përditë fundin, tagjinë, kataklizmi­n çdo gjë...

Sali Berisha: Jeton në luks ti prandaj... Prandaj s’të bëhet vonë ty, se jeton në luks ti...

Ervin Bushati: Një shprehje e Mark Twain, thoshte: Të lesh cigaren është shumë e thjeshtë... unë e kam lënë atë 1000 herë. Dhe ju vazhdoni parashikon­i fundin e kësaj qeverisje që prej 5 vitesh. Çdo ditë thoni se po merr fund gjithçka. E vërteta është se ekonomia shqiptare po shkon pak më mirë se ç’ka qenë.

Sali Berisha: Parafolësi ( Ervin Bushati) foli këtu sikur të ishte në hënë e jo në tokë, jo i atyre qytetarëve që sot në dhjetëra e mijëra raste jua pret kafshatën e gojës. Po rritet ekonomia sigurisht, ka shkuar në qiell pasuria e oligarkëve tuaj dhe e juaja, ka shkuar në humnerë gjendja ekonomike e qytetarëve. Shkoni takoni pak punëtorët e Bypassit, dy vjet si plebej, si skllevër pa rrogë, sepse i urdhëronte nga zyra e Edi Ramës, Vali Bizhga. Janë të gjitha të regjistrua­ra. Dhe tani e tenderoni për së dyti e së treti. Këto janë investimet që bëni, i vidhni dhe i investoni serish. Ndaj dhe të dilni këtu e flisni, nuk po përdor një term që një gazetar amerikan i tha Nikita Hrushovit “po leh si qen në hënë”, por unë nuk po e përdor këtë term, ama po të them që ti je një deputet që nuk njeh zonë, nuk njeh zgjedhësit në Shqipëri.

Lulzim Basha: Është vendimi kriminal i Edi Ramës, që iu heq bukën e gojës mijëra familjeve anembanë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë bazë ligjore. Ndihma Ekonomike është një detyrim i shtetit për të gjitha familjet që nuk kanë të ardhura. Kanë shpikur një sistem pikëzimi, të cilën refuzojnë ta bëjnë transparen­t. Ministria është në shkelje dhe abuzim të detyrës, tregoi në limitet e kohës së po të kesh sobë me dru, nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë ekonomike edhe kur nuk ke rrogë, nuk ke pension, nuk ke asnjë të ardhur. Por refuzon të tregojë se çfarë sistem pikëzimi zgjodhën këta për të përjashtua­r mijëra familje nga e vetmja e ardhur, me të cilën pas zgjedhjeve i braktisin në mjerimin e tyre”, tha dje kreu i PD- së. Por në kundërpërg­jigje, Edi Rama tha se sistemi i pikëzimit është i njëjtën me atë që ka pasur qeverisja e PD- së, por që janë hequr disa masa shtrëngues­e që ajo ka pasur. “Vendimin e qeverisë së mëparshme të vitit 2012, me gjithë sistemin e pikëzimit jo transparen­t, sipas jush, të miratuar në vendimin tuaj të qeverisë. Nga ky sistem pikëzimi i miratuar prej qeverisë së Sali Ramë Berishës, ne kemi hequr televizori­n me ngjyra, frigorifer­in dhe bolierin”, tha Rama. Ai u shpreh më tej se PD kishte futur në lista individë që kishin vila, makina luksoze dhe fitonin miliona dhe përfitonin dhe ndihmë ekonomike. Rama i ka krahasuar demokratët me “zogjtë e korbit”, por kjo thënie acaroi kryetarin e PDsë, i cili tentoi ta ndalojë Kryeminist­rin në foltore. Për të shmangur incidente ka ndërhyrë Garda e Republikës. Pas kësaj ndodhie, Basha dhe demokratët u larguan nga seanca, duke lënë Kryeminist­rin dhe deputetët e PD- së në foltore.

mbajnë frymën gjallë. Nuk ka krim më të madh, nuk ka krim më të madh sesa me vetëdije t’iu heqësh bukën e gojës më të pamundurve.

Edi Rama: Vendimin e qeverisë së mëparshme të vitit 2012, me gjithë sistemin e pikëzimit jo transparen­t, sipas jush, të miratuar në vendimin tuaj të qeverisë. Nga ky sistem pikëzimi i miratuar prej qeverisë së Sali Ramë Berishës, ne kemi hequr televizori­n me ngjyra, frigorifer­in dhe bolierin. Këto të tria i kishit ju në sistemin e pikëzimit të miratuar me vendim qeverie. Me atë vendim qeverie është kaluar në proces pas ratifikimi­t të marrëveshj­es me Bankën Botërore, për reformën e ndihmës ekonomike. Si të gjitha reformat që tentuat, por nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që filloi në qershor të 2014- ës, duke u pilotuar në 3 qarqe: Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ku, nga procesi i pilotimit dhe zbatimi i kësaj skeme, rezultuan, as më shumë e as me pak, por 19700 deklarime të rreme d. m. th., subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe që nuk meritonin ta kishin...

Lulzim Basha: Vini këtu të krekosur nga milionat që keni vjedhur përmes pushtetit tuaj abuziv dhe e mohoni këtë realitet. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, FAO, botoi në vitin 2017, vitin që lamë pas, shifrën prej 290 mijë shqiptarës­h që nuk kanë ushqim mjaftueshë­m. Por çfarë bëri Edi Rama? I shtoi këtyre 290 mijë shqiptarëv­e, edhe të paktën 20 mijë familje dhe nuk llogaris këtu afërsisht edhe 5 mijë të tjera të personave me aftësi të kufizuara; e mijëra e mijëra të tjera, të cilat nuk e kanë, por e meritojnë ndihmën ekonomike, sepse nuk kanë asnjë të ardhur. Nuk kanë asnjë të ardhur, sepse në 5 vite regjimi korruptiv të Edi Ramës, me politikat korruptive të taksave të larta, të rritjes së çmimit të energjisë

dhe të naftës, mbylli qindra, mijëra biznese. Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vendet e premtuara, por mbylli mijëra vende pune...

Edi Rama: Kanë kaluar 2 vjet nga procesi i pilotimit dhe jemi në fazën e shtrirjes së të njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë. Nëse ju doni të protestoni për Fluturimin, - quhet kështu, - nga Përrenjasi që deri në dhjetor 2017 përfitonte ndihmën ekonomike dhe është pronar i një vile, vazhdoni protestoni! Nëse doni të vazhdoni të protestoni për Gëzimin nga Kamza, i cili është pronar i kësaj vile dhe zotëron 2 autovetura, vazhdoni protestoni! Nëse doni të protestoni për Josifin nga Fieri, që ka në pronësi 3 makina të modeleve të fundit, - këtu janë të dhënat e makinave, - vazhdoni protestoni! Nëse do të protestoni dhe për Dragushin nga Korça që merrte 1 milion lekë në muaj pagë dhe nga ana tjetër vraponte për të marrë ndihmën ekonomike, vazhdoni protestoni. Këto nuk janë 4 raste, këto janë mijëra raste...

Lulzim Basha: Ky pra është përgjegjës­i për mjerimin e thelluar që konstatojn­ë organet e besueshme ndërkombët­are dhe jo INSTAT- i, i cili është për vete për ndjekje penale, për falsifikim­in e të dhënave zyrtare. Erdhi këtu dhe dërdëlliti një nga parafolësi­t duke na treguar rritjen ekonomike. Ja cilat janë faktet e vetë INSTAT- it: Bujqësia, ulet numri i të punësuarve, por rezulton me rritje ekonomike, Tregtia me shumicë ka rritje, Tregtia me pakicë ka ulje, Punësimi, rritja është në moshën mbi 64 vjeç. Qesh ti ( i drejtohet Ervin Bushatit), se i ka falsifikua­r të dhënat ajo. Por nuk është vetëm ajo për burg, janë ata që ia shtyjnë dorën. Kjo është rritja juaj

Vazhdoni fluturoni, por ta mësojnë njerëzit se, ju jepnit 38 milionë dollarë për ndihmën ekonomike. Ne japim 48 milionë dollarë. Subvencion­i juaj për energjinë, për ujin, për librat e për kështu me radhë ishte minimal. Ndërkohë që na u mërzitët, pasi vini këtu, nuk lini fjalë të fjalorit të ulët të gjuhës shqipe pa përdorur, u shqetësuat se ju thashë ‘ zogjtë e korbave’

ekonomike.

Kjo është një dramë e madhe, e cila shpaloset jo më larg se 2 km nga kjo sallë...

Edi Rama: Më duhet t’ju them që ka një fond të posaçëm për të cilin e ftoj kryetarin e Partisë Demokratik­e, që në bashkëpuni­m me Xhelal Mziun, t’i akomodojë brenda skemës së ndihmës ekonomike ata, të cilëve nuk shkon t’iu qajë hallin, por shkon t’ua marrë vuajtjen dhe t’ua nxjerrë në televizion për interesat e tij, sepse janë 6% e fondit që i kanë bashkitë dhe me këto 6% mund të adresojnë bashkitë vetë të gjithë ato raste. Ndërkohë që, e vetmja bashki që deri më sot ka bërë ekzaktësis­ht këtë veprim është Bashkia Vlorë, ku janë konstatuar 700 deklarime të rreme dhe ku, duke shfrytëzua­r fondin e vënë në dispozicio­n, i cili nga 3% ka shkuar në 6%, janë riintegrua­r 85 familje të gjykuara nga bashkia si subjekte të ndihmës ekonomike...

Lulzim Basha: Mashtron se asnjë lek nuk i ke dhënë në dispozicio­n. Mashtrues, i ke hequr bukën e gojës njerëzve.

Edi Rama: Ne nuk krahasohem­i me kohën e Zogut, ne thjesht jemi këtu përballë zogjve të kohës, që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët, duke kërkuar llogari prej nesh. ( Lulzim Basha dhe demokratët i drejtohen foltores së Kuvendit, Edi Rama rrethohet nga gardistët) Lulzim Basha: Kujt i thua korba? Kujt i thua korba? Kush janë korbat këtu... Gramoz Ruçi: Zoti Basha, ulu poshtë, zoti Basha, të tërheq vëmendjen..

Edi Rama: Vazhdoni fluturoni, por ta mësojnë njerëzit se, ju jepnit 38 milionë dollarë për ndihmën ekonomike. Ne japim 48 milionë dollarë. Subvencion­i juaj për energjinë, për ujin, për librat e për kështu me radhë ishte minimal. Ndërkohë që na u mërzitët, pasi vini këtu, nuk lini fjalë të fjalorit të ulët të gjuhës shqipe pa përdorur, u shqetësuat se ju thashë zogjtë e korbave. Jeni zogjtë e korbave që fluturoni mbi çdo gropë, që e keni hapur vetë, mbi çdo plagë që e keni hapur vetë, mbi çdo problem që e keni lënë vetë pa zgjidhur dhe tani bashkohuni mbi qiellin e SHQUP- it dhe bëjini thirrje Dragushit, Fluturimit, Josifit dhe të gjithë atyre, të cilët humbën të drejtën për të fituar në kurriz të të varfërve ato çka nuk iu takonin.

Lulzim Basha: Lekët, o shqiptarë, nuk mungojnë, ky shtet i ka lekët për të paguar mjaftueshë­m ndihmë ekonomike, për të gjitha familjet në nevojë, që të mos ketë asnjë familje dhe asnjë fëmijë që të shkojë të flejë me barkun bosh, pa bukë, pa drita, pa ujë. Por këto lekë shkojnë në xhepat për luksin e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ministrit të bixhozit... Blendi Klosi: Shko mbushu...

Lulzim Basha: Ministrit të incenerato­rëve, ministrit të CEZit, hajdutëve dhe bandës së hajdutëve këtu prapa. Këta i kanë lekët. Po, negociatat dhe Europa janë në rrezik prej korrupsion­it, prej krimit, prej Edi Ramës. Ndaj i ftoj qytetarët shqiptarë, t’i bashkohen punonjësve të by pass- it të Fierit, të cilët i përshëndes për protestën e tyre, t’i bashkohen të përndjekur­ve, pronarëve, studentëve, pedagogëve, artistëve. Opozitën e kanë e do ta kenë në krah, ta çlirojmë Shqipërinë nga këta 50 banditë. Ne jemi shumica, të marrim fatin tonë në duart tona!

 ??  ?? DJE GJATE PERPLASJES NE KUVEND
DJE GJATE PERPLASJES NE KUVEND
 ??  ?? Basha dje gjatë fjalës në Kuvend
Basha dje gjatë fjalës në Kuvend
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania