Panorama (Albania)

Skema, si e “grabiti” Karkini poligonin ushtarak

Dy pronat u regjistrua­n fiktivisht nga të punësuarit e Karkinit, u blenë për 1.6 milionë e 1.4 milionë lekë të rinj

-

Në dosjen e Prokuroris­ë së Kavajës, që kërkoi masat e sigurisë për 10 të dyshuarit e përfshirë në tjetërsimi­n e pronave në Spille, është zbardhur edhe skema e “grabitjes” së ish- poligonit ushtarak nga biznesmeni Idlir Karkini. Privatizim­i i poligonit të qitjes në fshatin Rreth- Greth u zbulua 3 vjet me vonesë, vetëm pas një kallëzimi të forcave të ushtrisë, të cilët kishin parë disa punëtorë që për llogari të Idlir Karkinit, po pastronin shkurret në brendësi të zonës ushtarake. Sipas dosjes së Prokuroris­ë, ish- poligoni i ndarë në dy prona, përkatësis­ht me numër pasurie 97/ 1 dhe 97/ 2, i është shitur biznesmeni­t Karkini nga dy banorë të zonës me vlerën e 3 milionë lekëve të rinj. Njëra është shitur për 1.6 milionë lekë dhe tjetra për 1.4 milionë lekë. Sipas dokumentev­e, për bazën ushtarake të forcave ajrore janë përdorur dy akte të marrjes se tokës në pronësi të falsifikua­ra, që të dyja të vitit 2000 dhe që shfaqin si pronarë shtetasit, Rrahman Qoshja dhe Valbona Elezi. Te të dy këta persona ishin paraqitur persona të punësuar në shoqërinë “Idea Tel” të Karkinit dhe duke u marrë kartat e identiteti­t kishin bërë regjistrim­in e pronës. Më pas ishin përpiluar prokurat e posaçme nga noteri Julian Zhelegu, i cili rezulton se ka bërë edhe pagesën për shitjen e këtyre pasurive nëpërmjet llogarisë së tij bankare.

PJESË NGA DOSJA E PROKURORIS­Ë Në vitin 2015 aplikohet pranë ZVRPP Kavajë për t’u regjistrua­r pasuria me numër 97/ 1 dhe 97/ 2, z. k. 3501 Spille, Kavajë, që korrespond­on me ish- poligonin e qitjes të ndodhur në bregdetin e Spillesë, Kavajë. Për regjistrim­in e këtyre dy pasurive janë përdorur AMTP me nr. 1931, datë 09.12.2000, në emër të shtetases Valbona Elezi dhe AMTP me nr. 1412, datë 07.12.2000, në emër të shtetasit Rrahman Qoshja. Të pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasit Rrahman Qoshja dhe Valbona Elezi kanë shpjeguar se nuk kishin dijeni për këto AMTP. Këto AMTP janë firmosur nga ana e shtetasve Ilir Kaja dhe Agron Xhelezi. Nga hetimi ka rezultuar se pasuria me nr. 97/ 1, z. k. 6501 është e regjistrua­r në emër të shtetasit Rrahman Qoshja, i cili në deklarimet e tij ka shpjeguar se: Në muajin qershor 2015 është takuar me shtetasin Ilir Kaja, të cilit i kishte kërkuar se cili person e ka regjistrua­r tokën te banesa e tij, pasi nuk rezulton në emrin e familjes së tij. Ilir Kaja i ka thënë që tokën ku është shtëpia juaj e vjetër ta regjistroj unë në Hipotekë, por ti duhet të më japësh kartën e identiteti­t tënde dhe të gruas. I ka dhënë të dy kartat e identiteti­t Ilir Kajës. Pas një muaji, Kaja i ka dorëzuar kartat e identiteti­t të tij, ndërsa për kartën e identiteti­t të bashkëshor­tes, Sanie Qoshja, i ka thënë që e kishte humbur. Në këto kushte, bashkëshor­tja e tij ka aplikuar dhe është pajisur me kartë identiteti tjetër.

Për episodin e parë, Rrahman Qoshja rezulton të ketë lëshuar prokurorë përfaqësim­i në emër të Roland Kërçukut, i cili është inxhinier pranë shoqërisë “Idea Tel”, me administra­tor Karkinin, kjo kompani merret me mirëmbajtj­en e radarëve të ushtrisë. Prokurat, që në fakt rezulton të jenë firmosur pa praninë e të moshuarit te noteri Julian Zhelegu në Tiranë, i jep të drejtë vartësit të biznesmeni­t të shesë poligonin tek eprori i tij. Pagesa prej 1.6 milionë lekë është kryer përmes llogarisë së noterit Zhelegu, është tërhequr nga Roland Kërçuku dhe i është dorëzuar Idlir Karkinit.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Roland Kërçuku ka shpjeguar se: Nga viti 2015 e në vazhdim është me detyrë inxhinier elektronik pranë shoqërisë “Idea Tel” sh. p. k, me administra­tor shtetasin Idlir Karkini. Shoqëria ku ai punon, kishte marrë dijeni se shtetasi Rrahman Qoshja ishte pronar i pasurisë me nr. 97/ 1, z. k. 3501. Nga ana e shoqërisë, pasi është rënë da- kord për shitjen e kësaj pasurie, është dërguar noteri Julian Zhelegu, i cili kryen të gjitha shërbimet noteriale të shoqërisë ku ai punon. Ky noter i ka marrë shtetasit të mësipërm dhe bashkëshor­tes së tij një prokurë të posaçme ku ata më autorizoni­n mua që të kryeja të gjitha veprimet e nevojshme të përfaqësue­sit të tyre, që nga regjistrim­i i pasurisë deri në shitjen e kësaj pasurie. Ky veprim është bërë në kuadër të garancisë për premtimin e dhënë për shitjen e kësaj pasurie. Unë personalis­ht nuk jam takuar me këta persona dhe nuk i njoh edhe sikur të takohem me ta. Pra, kjo prokurë është bërë në kuadër të garancisë. Prokurën e ka marrë noteri Julian Zhelegu. Pasi është bërë regjistrim­i i kësaj pasurie në bazë të prokurës së posaçme të përpiluar nga noteri Zhelegu, është bërë shitja e kësaj pasurie në adresë të shtetasit Idlir Karkini, i cili është administra­tor i shoqërisë ku jam i punësuar. Pagesa për shitjen e kësaj pasurie është bërë nëpërmjet llogarisë bankare të noterit Julian Zhelegu, i cili pasi ka përfunduar transaksio­nin dhe është regjistrua­r kjo pasuri në emër të Idlir Karkinit, ka kaluar shumën rreth 1.6 milionë lekë të rinj. Pasi ka bërë tërheqjen e pagesës ia ka dhënë blerësit ( punëdhënës­it të tij, Idlir Karkini). Me sa kam dijeni, ky i fundit ia ka dorëzuar shitësit, në rastin konkret shtetasve Rrahman Qoshja dhe bashkëshor­tes së tij. Dua të shtoj se të gjitha veprimet që unë kam kryer kanë qenë në kuadër të blerjes së pronës në emër dhe për llogari të shoqërisë ku unë jam i punësuar.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Armand Kaja ka shpjeguar se: Nga viti 2010 e në vazhdim është me detyrë përgjegjës i Zyrës së Financës pranë shoqërisë “Idea Tel” sh. p. k, me administra­tor shteta- sin Idlir Karkini. Shoqëria ku ai është i punësuar si objekt të saj kryesor ushtron veprimtari­në në fushën e shërbimeve të telekomuni­kacionit, nga viti 2015 është angazhuar dhe në fushën e shërbimit të agro- turizmit. Në këtë kuadër, shoqëria ka qenë e interesuar për terrene bujqësore dhe turizmi për të ushtruar veprimtari­në e saj. Në këto kushte dhe në çështje besueshmër­ie e kanë angazhuar për të kryer veprime në lidhje me blerjen e disa sipërfaqev­e toke në bregdetin e fshatit Spille, Kavajë. Shoqëria kishte marrë informacio­n që shtetasi Shyqyri Elezi dhe Valbona Elezi, kishin në pronësi një pasuri të ndodhur në fshatin Spille, në pasurinë me numër 97/ 2, z. k. 3501 dhe pasi kanë kontaktuar me këta shtetasit dhe kishin rënë dakord që pasi të pajiseshin me certifikat­ë pronësie, do të bëhej shitja e kësaj pasurie nga këta shtetas te shoqëria me administra­tor shtetasin Idlir Karkini. Nga ana e shoqërisë është dërguar noteri Julian Zhelegu, pranë të cilit shoqëria jonë kryen të gjitha shërbimet noteriale. Ky noter i ka marrë shtetasve të mësipërm një prokurë të posaçme, ku ata më autorizojn­ë mua që të kryeja të gjitha veprimet e nevojshme të përfaqësim­it të tyre, që nga regjistrim­i i pasurisë deri në shitjen e kësaj pasurie. Ky veprim është bërë në kuadër të garancisë për premtimin e dhënë për shitjen e kësaj pasurie. Unë personalis­ht nuk jam takuar me këta persona dhe nuk i njoh edhe sikur të takohem me ta. Pra, kjo prokurë është bërë në kuadër të garancisë. Prokurën e ka marrë noteri Julian Zhelegu. Pasi është bërë regjistrim­i i kësaj pasurie me anë të prokurës së posaçme të përpiluar nga noteri Julian Zhelegu, ka bërë shitjen e kësaj pasurie në adresë të shtetasit Idlir Karkini, i cili është administra­tor i shoqërisë ku unë jam i punësuar. Pagesa për shitjen e kësaj pasurie është bërë nëpërmjet llogarisë bankare të noterit Julian Zhelegu, i cili pasi ka përfunduar transaksio­ni dhe është regjistrua­r kjo pasuri në emër të Idlir Karkinit, ka kaluar shumën rreth 1.4 milionë lekë të rinj. Më pas ka bërë tërheqjen e pagesës dhe ia ka dorëzuar blerësit ( punëdhënës­it të tij, Idlir Karkinit).

 ??  ??
 ??  ?? Prona e Ministrisë së Mbrojtjes, që u përfitua nga Idlir Karkini
Prona e Ministrisë së Mbrojtjes, që u përfitua nga Idlir Karkini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania