Panorama (Albania)

Ekspozita “Komunizmi në epokën e tij” dhe Shqipëria

- DR. ULRICH MÄHLERT* * Pjesë nga fjala e hapjes së kuratorit të ekspozitës “Komunizmi në epokën e tij”, që u çel në Muzeun Kombëtar më 19 shkurt 2018 si një bashkëpuni­m i Fondacioni­t Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore dhe Institutit pë

Shtetetdhe shoqëritë e Eu ropës postkomuni­ste mbajnë mbi vete një peshë historike, e cila ende nuk kuptohet qartë në Europën Perëndimor­e. 28 nga shtetet...

anëtare të Bashkimit Europian kanë qenë deri në 1989/ 90 më së paku pjesërisht nën pushtetin komunist. Ndërsa në një të ardhme afatmesme, BE- ja do të jetë një bashkësi shtetesh, të cilat kanë në shumicën e tyre një të shkuar komuniste. Vende potenciale për anëtarë të EU- së si Serbia, Mali i Zi, BosnjeHerc­egovina, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria kanë filluar tashmë në masë të madhe një diskutim shkencor, politik, social dhe juridik të së shkuarës së tyre komuniste. Edhe shtete fqinj dhe partnerë të BE- së janë përpara një diskutimi të tillë, si Algjeria, Armenia, Azerbajxha­ni, Gjeorgjia, Bjellorusi­a dhe Ukraina. Ballafaqim­i me historinë e komunizmit duhet të jetë më shumë se kurrë në axhendën e kontekstit europian në dekadat që vijnë.

Në këtë kontekst, në Shqipëri merr shumë rëndësi puna që bën në këtë drejtim Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ( IDMC). Fondacioni Federal mbi Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore ka mundur të shoqërojë në dhjetë vitet e fundit dhe vëren me kënaqësi se në Tiranë është duke u krijuar ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshm­e, një rrjet institucio­nesh, i cili vihet përpara sfidës, për të informuar mbi diktaturën komuniste në Shqipëri dhe për të hapur një debat shoqëror. Është për t’u vlerësuar ajo që Qendra URA ka bërë me BunkArt- in, fakti që sot ekziston “Shtëpia e Gjetheve”. Puna e shoqatave të ish- të përndjekur­ve të diktaturës komuniste ka qenë shumë e lavdëruesh­me. Puna e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit është një konfirmim i rëndësisë së diskutimit mbi diktaturën. Dhe fakti që në Muzeun Historik Kombëtar hapet një ekspozitë për historinë e komunizmit në rrafsh global, është tregues se kjo temë po merr ngadalë vendin që meriton.

Për t’u vlerësuar është këtu edhe angazhimi i institucio­neve kulturore gjermane në Shqipëri, si OSBE, por veçanërish­t Fondacioni Konrad Adenauer, që i kushton kaq shumë vëmendje diskutimit mbi diktaturën komuniste! Ndoshta fjalët e mia tingëllojn­ë paksa euforike për ata që përballen çdo ditë me pengesa, të cilat ua vështirëso­jnë punën e përditshme, sidomos po të mendosh mosinteres­imin e popullsisë për të kaluarën, siç ka provuar një studim i OSBE- së. Por duhet të gëzohemi për ato që janë arritur deri tani dhe të gjejmë forcë për të punuar më tej dhe për të zgjuar interesin te të gjithë ata që sot reagojnë duke tundur supet dhe duke refuzuar.

Mbështetje kërkon sidomos Burgu famëkeq i Spaçit, që rrezikon të shembet, për t’u kthyer më në fund në një muze kujtese siç e meriton. Kjo kërkon angazhim si nga qeveria shqiptare, ashtu edhe nga investitor­i i minierës që operon aty. Por edhe diçka tjetër duhet të vendoset në axhendë: Qendra e Tiranës është zbukuruar përreth Skënderbeu­t, me mund dhe hijeshi. Por sheshi gjigant nxjerr në pah një vend të zbrazët. Aty ku ka qenë dikur statuja e diktatorit Enver Hoxha, mungon diçka: Mungon memoriali për viktimat e komunizmit, që në Shqipëri ka qenë veçanërish­t i egër. Ku mund të ngrihej tjetër një memorial i tillë, në mos atje?

Përse na shërben analiza e komunizmit? Njohja e komunizmit mund të ndihmojë për të njohur dhe luftuar përpjekjet e sotme për ngritjen e diktaturav­e të reja. Në këtë kuptim, kjo ekspozitë ndihmon për të pasur një vështrim të përgjithsh­ëm të historisë botërore të komunizmit, e cila krijoi sfondin ku u ngrit pastaj diktatura komuniste në Shqipëri. Regjimi i Enver Hoxhës dhe i shokëve të tij ishte për Europën një ekstrem i komunizmit ndërkombët­ar që mund ta kuptohet vetëm kur njeh prishjen midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës nga fundi i viteve ‘ 50. Dhe nëse kjo ekspozitë hap diskutime, pyetje, aprovime dhe kontradikt­a, atëherë ia kemi arritur qëllimit në ballafaqim­in tonë me diktaturën.

Dhe njëherë: Përse e gjitha kjo? Ne kemi nevojë për një reflektim mbi komunizmin edhe për të bërë drejtësi për viktimat e tij. Shumë fate familjesh, shumë trauma prej të cilave vuajnë ende shumë njerëz sot, i kanë rrënjët tek e kaluara. Për këtë të kaluar edhe sot e kësaj dite heshtet. Në këtë rast, kujtesa ndihmon për të shëruar plagët. Dhe ne kemi nevojë për analizë të komunizmit, për të ditur se kush dhe në çfarë mënyre, përkatësis­ht në çfarë funksioni, jo vetëm i ka shërbyer diktaturës, por mban edhe përgjegjës­i për padrejtësi­të dhe krimet e kryera. Njohuritë për viktimat dhe kriminelët janë kusht për shërimin e plagëve që ka pësuar çdo shoqëri, që ka vuajtur dhjetëra vite nën një regjim komunist. Këto plagë i gjen në të gjitha vendet postkomuni­ste me intensitet të ndryshëm. Një i huaj vetëm mund ta marrë me mend si është gjendja në shoqërinë tuaj shqiptare! Por, sado pak të di për jetën tuaj si historian, unë e kam të qartë se në asnjë vend tjetër të Europës Lindore dhe Qendrore nuk ka pasur një diktaturë të tillë, kaq brutale si në Shqipëri. E megjithatë, edhe për Shqipërinë ka vlerë e njëjta gjë si për vendet e tjera lidhur me analizën e së kaluarës: Të gjitha këto përpjekje duhet të synojnë një qëndrim të drejtë ndaj së shkuarës. Vetëm kur viktimat e diktaturës komuniste të marrin respekt dhe mirënjohje, vetëm kur të jenë bërë të njohur përgjegjës­it, vetëm atëherë shoqëria është në gjendje të kapërcejë të shkuarën dhe të arrijë pajtimin. Pajtim nuk do të thotë që krimet të mos ndëshkohen. Por pas çdo dekade që kalon nga rënia e diktaturës së komunizmit, kërkon korrigjimi­n e kutit matës se si do gjykohen përgjegjës­itë personale në diktaturën komuniste. Kush është sot 60 vjeç, ka poste shtetërore në politikë, ekonomi dhe kulturë dhe, para 1990ës ishte në moshë të re dhe gjithmonë pjesë e makinerisë së regjimit komunist, integritet­i i tij duhet të gjykohet nga këndvështr­imi se çfarë qëndrimi ka mbajtur ai në tridhjetë vitet e fundit. Vetëm atëherë, aktiviteti i tij konkret në diktaturën komuniste mund të vendoset në peshore. Janë të paktë ata njerëz, të cilët në diktaturën komuniste të mos kenë pasur përgjegjës­i qoftë për bindje apo nga frika në kryerjen e ndonjë padrejtësi­e në mënyra të ndryshme. Në masën që rritet njohja e historisë së diktaturës së komunizmit dhe gatishmëri­a për një vështrim kritik apo autokritik për të kaluarën, në atë masë rritet jo vetëm forca e gjykimit e shoqërisë, për të vlerësuar përgjegjës­inë personale, por edhe mundësia për të bashkuar shoqërinë e ndarë.

Kush mban qëndrim ndaj të kaluarës, flet dhe vepron ndershmëri­sht, atij duhet t’i zgjasim dorën dhe jo ta gjuajmë me grusht. Në këtë kuptim, analiza e diktaturës komuniste nuk duhet të jetë larje hesapesh me të kaluarën apo të trajtohet si instrument në politikën e ditës. Shumë më tepër se aq, analiza e diktaturës duhet të kuptohet si një sqarim në kuptimin e parë dhe më të mirë të fjalës, dhe si një ftesë për bashkëvepr­im edhe për ata që 30 vjet më parë kanë qenë në anën e gabuar të barrikadës. Nëse nuk do të heshtet dhe nuk do të manipulohe­t më, atëherë pasha e së kaluarës do të jetë e përballues­hme për të gjithë.

 ??  ?? Dr. Ulrich Mählert, gjatë fjalës në hapjen e ekspozitës “Komunizmi në epokën e tij”
Dr. Ulrich Mählert, gjatë fjalës në hapjen e ekspozitës “Komunizmi në epokën e tij”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania