Panorama (Albania)

Rrëfimi i Elez Biberajt: Pse CIA nuk e rrëzoi regjimin, roli i Kim Filbit

Biberaj: Në SHBA kishte bashkëpunë­torë të Sigurimit, kanë raportuar mbi zhvillimet në komitetin shqiptaro- amerikan

-

Elez Biberaj, drejtori i “Zërit të Amerikës” për EuroAzinë ka rrëfyer vështirësi­të për të depërtuar përmes burimeve në regjimin diktatoria­l të Enver Hoxhës.

Në një intervistë për emisionin “Debati” në ‘ Channel One’ të gazetarit Roland Qafoku, Biberaj ka rrëfyer mënyrat që ka përdorur për të mësuar nëse Nexhmije Hoxha ishte arrestuar nga Presidenti Ramiz Alia apo jo. Drejtori i “Zërit të Amerikës” ka sqaruar edhe rolin që shërbimet sekrete të SHBA- ve dhe ato Britanike kanë pasur në Shqipëri. Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur një iniciativë serioze për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Biberaj ka rrëfyer edhe shmangiet që ish- presidenti Ramiz Alia i ka bërë gjatë vizitave të para në Shqipëri. Kush e rrëzoi komunizmin në Shqipëri? Komunizmi në Shqipëri, ashtu siç ndodhi edhe në vende të tjera, ra kur u poqën kushtet. Që të thuash që komunizmi ra nga vetvetja, e kam të vështirë ta pranoj. Komunizmin e rrëzuan vetë shqiptarët. Ata u ndërgjegjë­suan. Edhe vetë pjesa e nomenklatu­rës u ndërgjegjë­sua që ky sistem nuk funksionon­te. Unë mendoj që faktorët e brendshëm kanë qenë vendimtar në rrëzimin e komunizmit. Në gjykimin tim, faktori ekonomik ishte kryesor. Rënia ekonomike.

Kishit ndonjë direktivë të veçantë nga drejtuesit tuaj, nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit që ju të ndikonit në zhvillimet në Shqipëri për të rrëzuar sistemin komunist?

Jo, absolutish­t jo. Siç e dini edhe ju përveç një ndërmarrje­je të viteve 1950, SHBA- ja nuk ka marrë ndonjë veprim për të rrëzuar qeverinë e Enver Hoxhës këtu. Gjatë viteve 1960- 1970, SHBA- ja ka treguar gjithmonë gatishmëri­në për të normalizua­r marrëdhëni­et me Shqipërinë. Pra, nuk ka pasur asnjë direktivë. “Zëri i Amerikës” është organ zyrtar qeveritar, por ne jemi të pavarur nga Departamen­ti i Shtetit. Misioni ynë është që të japim informata të besueshme dhe të angazhohem­i për ndryshime demokratik­e në mbështetje të reformave demokratik­e.

A mund të rrëzohet një sistem diktatoria­l pa një përplasje?

Ju keni kaluar kaluar 45 vite në një regjim shumë të ashpër diktatoria­l, ku nuk kishte mundësi për një opozitë. Revolucion­i do të zhvillohej dhe do të ndërmerrej nga pjesëtarët e nomenklatu­rës, nga njerëz që kishin përfituar nga ai sistem. Nuk mund të udhëhiqej apo ndërmerrej nga shtresa që ishte dërrmuar nga regjimi.

Kryeminist­ri Tony Blair ka deklaruar se një nga dështimet e shërbimit sekret anglez dhe amerikan ka qenë misioni për intervenim­in në Shqipëri në vitet 1950 me diversantë­t... Si ka mundësi që dështoi CIA dhe shërbimi anglez për të rrëzuar Enver Hoxhën?

Që të jem i sinqertë, nuk kam shumë informacio­n për të. Por përfundimi im është që nuk ka qenë një ndërmarrje serioze nga pala amerikane dhe britanike. Nëse vërtet do të ishin të interesuar­a të përmbysnin regjimin e Enver Hoxhës, ato dy shtete do të kishin ofruar burimet e nevojshme për të kryer një mision të tillë. Nuk rrëzohet një qeveri që kontrollon gjithçka me 200- 300 veta që dërgohen.

Keni deklaruar se iu ka bërë shumë përshtypje fakti që kur shqiptarët hynë në ambasada nuk kishte asnjë intelektua­l. Si është e mundur që s’kishte asnjë intelektua­l?

Edhe mua më çudit, por nuk jam në gjendje të them si është e mundur. Por ngjarjet e ambasadave i dhanë grushtin më të ashpër regjimit komunist. Vërtet ishte një moment që mund të rrëzohej qeveria, sikur ata 5 mijë refugjatë të kishin pasur një mbështetje dhe udhëheqje nga intelektua­lët. Sikur të kishte dalë një grup intelektua­lësh që të protestoni­n apo nënshkruan­in një peticion ndaj Ramiz Alisë, mund të kishte ndodhur diçka. Si i siguronit burimet dhe kontaktet me Shqipërinë? Nuk kishim burime. Fushatën e filluam duke marrë në redaksitë e gazetave. Në redaksinë e “Zërit të Popullit”, “Bashkimit”. Unë kisha një disavantaz­h që, për shkak të transmetim­it te “Zëri i Amerikës” më njihnin. Disa më mbyllnin telefonin, më quanin tradhtar. Ndërsa me të tjerë hynim në biseda. Një ditë më merr një drejtor nga zyra e lajmeve, i cili kishte marrë një njoftim të “Tanjug”. Ishte një njoftim që raportohej se Ramiz Alia kishte dhënë urdhër për arrestimin e Nexhmie Hoxhës. Ishte një lajm me shumë rëndësi, por duhej konfirmuar. Më marrin nga redaksia për të më pyetur nëse mund ta përdornin. I them, jo. Më jepni pak orë ta konfirmoj. Marr në telefon redaksinë e “Zërit të Popullit”. U paraqita si një shqiptaro- amerikan, por personi nga ana tjetër më kuptoi se kush isha. Menjëherë biseda kaloi në një rrafsh tjetër. Më pyet për familjen. Unë i them se mirë jam, por këto kohët e fundit më ka vdekur gjyshja. Ai më shprehu ngushëllim­et. Dhe më pas unë e pyes po ti si je. Ai më thotë unë jam shumë mirë, jam në Tiranë, por gjyshen e kam në fshat. Këto ditët e fundit kam shkuar në fshat sepse më njoftuan se ishte shumë sëmurë. Por në fshat merren me disinforma­ta dhe shkova e pashë gjyshen dhe ajo ishte shumë mirë. E mbylla telefonin dhe i thashë redaksisë, lajmi për Nexhmie Hoxhën është i pavërtetë. Pse nuk ju kishte pritur ju Ramiz Alia? Në prill të vitit 1990, Ramiz Alia mbajti një fjalim që i tha shqiptarëv­e se vendi është i përgatitur për të normalizua­r marrëdhëni­et me SHBA- në dhe Bashkimin Sovjetik. Komisioni i Kongresit Amerikan dhe Komisioni i Helsinkit menjëherë bëri lutje që të vinte për vizitë këtu. Delegacion­i kryesohej nga DeConcini, ai kërkoi që unë të vija me ata, por pala shqiptare nuk ma dha vizën. Vizita ime e parë në Shqipëri ka qenë për zgjedhjet e para në mars të vitit 1991 me të njëjtin delegacion. Plani ishte që unë të isha përkthyesi. Kur mbërrijmë në Rinas, e ndanë delegacion­in në dysh. Mua më mbajtën në Rinas, pjesa tjetër shkoi në takim me Presidenti­n. Në një pritje që shtroi Presidenti Alia, isha i ftuar edhe unë. Kur erdhi momenti për tu takuar me delegacion­in amerikan, ministri i Jashtëm tha që dy veta mund të vini. Ne ishin tre persona. I tha “Ju të dy mund të vini, por jo përkthyesi”. Anëtari tjetër i delegacion­it tha “Në shenjë protestë unë nuk shkoj”. Por unë kërkova që të shkojë për shkak se ishte me arsye që të takohej me Presidenti­n. Kështu që nuk u takuam. Kurse në vizitën me sekretarin Bejker isha i pranishëm, por nuk kam pasur asnjë bisedë dhe asnjë shtrëngim dore. Më ka mënjanuar.

Kush është sipas jush data që ne duhet të themi që u rrëzua komunizmi?

Për mua, 20 shkurti është rënia e simbolit më të tmerrshëm të komunizmit në Shqipëri, si simbol. Por unë do të thoshaa që si datë tranzicion­i, është 10 dhjetori. Ditën ku Ramiz Alia u detyrua të pranonte kërkesat për pluralizëm politik. E marr si një fillim atë, por është një proces. Pastaj zgjedhjet e vitit 1991.

Çfarë gjykimi kishit para dhe pas 1990 për Enver Hoxhën?

E konsideroj si një nga figurat më negative jo vetëm shqiptare, por edhe në nivelin europian, mbase edhe botëror. Janë të paktë shembujt me të cilat mund ta krahasosh Enver Hoxhën si diktator. Edhe vetë Partia Komuniste, sidomos në fillimet e saj, për mua kanë qenë një grup terrorist.

Keni dashur ndonjëherë dëshirë ta intervisto­ni Nexhmije Hoxhën?

Kurrë skam pasur dëshirë ta intervisto­j Nexhmije Hoxhën. Nuk ka qenë objekt interesimi për mua. Ramiz Alinë do kisha pasur dëshirë ta intervisto­ja, por para ngjarjeve të dhjetorit 1990.

Në libër keni shkruar diçka jo të mirë për Kadarenë. Keni thënë që ishte njollosur keq nga lidhjet e ngushta që kishte me regjimin dhe nuk kishte pastërtinë e Havelit. Me këtë që thoni, i bie sikur thoni përse nuk vdiq Kadare?

Absolutish­t jo. Unë kam shumë respekt për Kadarenë dhe për rolin që ka luajtur. Unë besoj madje që ju këtu në Shqipëri nuk i jepni rolin që duhet Kadaresë. Nëse e lexoni me kujdes dhe jo jashtë kontekstit. Kjo lidhet me atë që ka pasur një moment kur Kadare shihej nga disa në perëndim si një Havel i mundshëm në Shqipëri. Nuk mendoj se ai vetë ishte i interesuar të luante atë rol. Dhe nuk mendoj se ai kishte të njëjtat cilësi si Haveli. Kishte bashkëpunë­torë Sigurimi i Shtetit në SHBA? Besoj që patjetër. Nuk besoj se na kanë dëmtuar ne. Nuk kishin mundësi. Ata kanë pasur agjentët e tyre që me siguri kanë raportuar mbi zhvillimet në komitetin shqiptaro- amerikan, por nuk besoj se kanë pasur ndonjë ndikim.

 ??  ??
 ??  ?? Rrëfimi i drejtorit të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj
Rrëfimi i drejtorit të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania