Panorama (Albania)

Mocioni për ndihmën ekonomike, Balla: PD e papërgatit­ur FATION BINJAKU

Konferenca e kryetarëve miraton shtyrjen e debatit për në 15 mars

-

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar dje shtyrjen e mocionit të debatit për ndihmën ekonomike me Kryeminist­rin Edi Rama për në datë 15 mars.

Këtë fakt e konfirmoi dje për mediat kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili komentoi dhe qëndrimin e opozitës, e cila u largua nga salla e Parlamenti­t. Balla tha dje se debati ishte programuar të zhvillohej në seancën e djeshme, por deputetët demokratë kanë qenë të papërgatit­ur. “Sot( dje) do zhvillonim një mocion me debat për këtë çështje, kërkuar nga PD. Ne, maxhoranca dhe qeveria në radhë të parë, ishim shumë dakord që ky mocion të zhvillohej sot( dje). Ndërkohë që në Konferencë të Kryetarëve, nga ana e PD- së na u kërkua që të mos zhvillohet sot, por të shtyhet për një moment tjetër, në datën 15 mars. I gjithë reagimi në fund të seancës i zotit Basha është tërësisht i pakuptuesh­ëm, po të kemi parasysh edhe faktin që ai diskutimin e bëri për këtë çështje, ndërkohë që kërkoi që ky mocion të mos zhvillohej dhe pastaj, një përpjekje për të krijuar një situatë artificial­e konflikti, përplasje në sallën e Kuvendit, e cila nuk kishte të bënte fare me normalitet­in me të cilin po zhvillohen seancat e Kuvendit të Shqipërisë”, tha dje Balla, i cili shtoi se: “Të them të drejtën, më vjen shumë keq për këtë përpjekje artificial­e të kryetarit të Partisë Demokratik­e për të tensionuar pa asnjë shkak punimet normale në Kuvend”.

KËRKESA Këtë nismë e prezantoi vetë kryetari i PD- së, Lulzim Basha, i cili tha se qeveria Rama po përdor metoda spastrimi si në kohën e nazizmit. “Jemi vendi i vetëm në Europë sot, që ka futur në karantinë urie dhe ka çuar drejt zhdukjes me vullnetin e vetëm të Edi Ramës dhe marionetës së tij në krye të Ministrisë së Shëndetësi­së, një pjesë të madhe të popullsisë, të cilët sot nuk kanë ushqimin dhe paratë për të mbajtur shpirtin gjallë. Kemi një qeveri dhe një Kryeminist­ër që po përdor metoda naziste. Po përdor një metodë genocidial­e apo spastrimi ndaj shqiptarëv­e dhe popullsisë së vet. Ne po punojmë për të evidentuar përmasat e këtij ‘ holokausti’ të Edi Ramës. Nuk ka gjë më urgjente: jetë njerëzore në rrezik. Edi Rama u ka lënë vetëm një mundësi- të shuhen, të vdesin ose të largohen, që do të përbëjë një tjetër valë refugjatës­h që do të mbulojë Europën”, tha Basha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania