Panorama (Albania)

Patozi sulmon Ramën: Kishte të drejtë për “zogjtë e korbit”

-

Ish- - kryetari i Grupit të Partisë Demokratik­e, Astrit Patozi, u është përgjigjur akuzave të Kryeminist­rit Edi Rama në një status në “Facebook’, ku për herë të parë nuk është ndalur në kritika për kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Për ish- deputetin demokrat, Edi Rama kishte të drejtë kur foli në Parlament për “zogjtë e korbit”, pasi sipas Patozit, ai dhe qeveria e tij përditë po nxihen. Patozi theksoi në statusin e tij të “Facebook”- ut se, Kryeminist­ri sulmoi opozitën dhe i krahasoi ata me “zogjtë e korbit” në të njëjtën ditë kur Organizata Transparen­cy Internacio­nal publikoi raportin për korrupsion­in në Shqipëri, ku rezulton një përkeqësim prej 8 vendesh. “Edi Rama kishte të drejtë... Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në Parlament për zogjtë e korbit. Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparen­cy Internatio­nal shpalli raportin e shkallëzim­it të korrupsion­it për vitin 2017, në të cilin Shqipëria, e udhëhequr prej tij, kishte zbritur plot 8 vende më poshtë. A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?”, shkruan ish- - deputeti i PD. Që pas lënies jashtë nga listat e Partisë Demokratik­e, Astrit Patozi thuajse në të gjitha reagimet e tij ka sulmuar Edi Ramën, por në të njëjtën kohë dhe kryetarin e PD- së, Lulzim Basha. Në reagimin e fundit më datë 19 shkurt, Patozi ka kritikuar propozimin e Edi Ramës për presidenti­n e përbashkët me Kosovën, por qëndrimin e ish- kryetarit të tij. “Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrsesi për arsyen idiote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht aksionin politik”, shkruan Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania