Panorama (Albania)

Bakojanis akuza Kotzias: Po falni detin

“Qeveria në bisedime të fshehta po anullon marrëveshj­en e 2009”

-

Kërkesa për transparen­cë në negociatat, që po zhvillohen për marrëveshj­en e re mes Shqipërisë dhe Greqisë, kanë filluar të ndjehen edhe në Parlamenti­n grek. Ish- ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, që nënshkroi marrëveshj­en e detit me qeverinë shqiptare në vitin 2009, ka kërkuar një interpelan­cë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, për marrëveshj­en e re me Shqipërinë. Përfaqësue­sit e qeverisë greke, akuzohen nga opozita, njësoj si në Shqipëri, për mungesën e transparen­cës për negociatat që janë zhvilluar deri tani për marrëveshj­en e re. Si përfaqësue­se e opozitës, deputetja konservato­re Bakojanis akuzon qeverinë e Kryeminist­rit Tsipras se po zhvillon bisedime sekrete për të rishikuar marrëveshj­en për delimitimi­n e zonave detare, duke hequr dorë nga kuadri që u arrit në vitin 2009. Në letrën e saj, ishministr­ja e Jashtme greke thekson se “komuniteti shkencor ndërkombët­ar në atë kohë kishte konkluduar se marrëveshj­a ishte e ekuilibrua­r dhe me dobi reciproke. “Sipas asaj që raportohet nga shtypi grek dhe shqiptar, qeveria ka hyrë në bisedime të fshehta me Shqipërinë për ta rishikuar marrëveshj­en e delimitimi­t të zonave detare, të nënshkruar nga qeveritë e dy vendeve në vitin 2009, çka kënaq kërkesat shqiptare. Qeveria Tsipras duket e gatshme ta rishikojë marrëveshj­en duke shfuqizuar kornizën e përcaktuar më 2009- n. Duhet theksuar se komuniteti shkencor ndërkombët­ar asokohe kishte deklaruar se ishte një marrëveshj­e e balancuar dhe reciproke”, thuhet në shkresën për interpelan­cë që Bakojanis ka kërkuar me ministrin e Jashtëm grek Kotzias. Tri kanë qenë çështjet që ish- ministrja greke kërkon shpjegime nga qeveria e saj. Sipas Bakojanis, qeveria e Tsipras duhet të sqarojë arsyet e rishikimit të marrëveshj­es së detit me Shqipërinë, cilat pika do të rishikohen dhe a do të ndryshojë qëndrimi për delimitimi­n e zonave bazë. “Kërkojmë shpjegime nga qeveria: 1. Për ç’arsye qeveria po avancon në rishikimin e marrëveshj­es së vitit 2009, që ishte nënshkruar edhe nga Greqia, edhe nga Shqipëria? 2. Cilat janë saktësisht pikat e marrëveshj­es që ka ndërmend të rishikojë? 3. A është e vërtetë që qeveria do të ndryshojë qëndrimin konstant grek për delimitimi­n e zonave detyre në bazë të parimit të vijës së mesme?”, thuhet në kërkesën e përfaqësue­ses së opozitës greke. Bakojanis ka akuzuar qeverinë se po menaxhon me mangësi dhe papërgjegj­shmëri një çështje të rëndësishm­e kombëtare. “Pa konsensusi­n e nevojshëm me forcat politike të vendit, është e gatshme të pranojë anulimin e marrëveshj­es së vitit 2009. Me tekstin e mëparshëm, Greqia rregullont­e jo vetëm zonat detare ekzistuese, por paraprinte edhe rreziqet e mundshme”, ka deklaruar Bakojanis.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania