Panorama (Albania)

Korrupsion­i, Shqipëria bie me 8 vende OSBE: Keqardhje

“Nxisim institucio­net për zbatimin e reformave në drejtësi”

- TIRANE

Niveli i korrupsion­it në Shqipëri ka shënuar rritje, krahasuar me një vit më parë.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga “Transparen­cy Internatio­nal” i cili ka konstatuar përkeqësim në Indeksin e Perceptimi­t të Korrupsion­it për vitin 2017. Për vitin e kaluar, Shqipëria renditet në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë dhe renditet në të njëjtin vend me Bosnje- Hercegovin­ën. Kosova renditet në vendin e 85 me 39 pikë, duke bërë një përmirësim të lehtë në luftën kundër korrupsion­it. Rënien më të madhe nga vendet e rajonit e ka pësuar Maqedonia, e cila nga vendi i 90- të që renditej në vitin 2016 ka shkuar në vendin e 107- të, ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 72 në pozitën 77. Ndërsa Mali i Zi vijon të renditet në vendin e 64- t, ashtu si një vit më parë. Në raport, analizohen 180 vende në bazë të nivelit të perceptimi­t të korrupsion­it në sektorin publik, përmes një shkalle vlerësimi nga 0 në 100 pikë, ku zeroja tregon një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100- a një vend pa korrupsion. Në krye të listës renditet Zelanda e Re, e ndjekur nga Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Zvicra. Nga të dhënat e raportit të “Transparen­cy Internatio­nal”, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda janë vendet më të pastra sa i përket korrupsion­it, ndërsa në fund të listës radhiten Somalia, Sudani Jugor dhe Siria. Organizata vlerëson se në gjashtë vitet e fundit shumë vende kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsion­it.

REAGIMI Prezenca e OSBE- së në Sh- qipëri ka reaguar në lidhje me Indeksin e Perceptimi­t të Korrupsion­it të “Transparen­cy Internatio­nal” për vitin 2017, ku Shqipëria ka pësuar një rënie me 8 vende. Përmes një reagimi në “Twitter”, OSBE thekson se rezultati i Shqipërisë për vitin 2017 tregon se korrupsion­i mbetet sfida më e madhe. “Rezultatet e CPI2017 paralajmër­ojnë se korrupsion­i mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE- së vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi dhe nxit për më shumë llogaridhë­nie nga institucio­net publike dhe hetim të pavarur të korrupsion­it”, thuhet në reagimin e bërë nga prezenca e OSBE- së në Tiranë. OSBE ka kërkuar që institucio­net shqiptare të vazhdojnë me zbatimin e reformave sipas rekomandim­eve ndërkombët­are. “Prezenca e OSBE- së i nxit institucio­net publike dhe agjencitë ligjzbatue­se të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrup­sion, sipas rekomandim­eve ndërkombët­are. Ne mbetemi të përkushtua­r ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsion­it”, thuhet në reagimin e OSBE- së.

 ??  ?? Faksimile e raportit të “Transparen­cy Internatio­nal”
Faksimile e raportit të “Transparen­cy Internatio­nal”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania