Panorama (Albania)

Investimi 244 milionë euro, rrugë e re Thumanë- Kashar

Autostrada me koncesion do të ndërtohet për 2 vjet

- DORINA AZO

Rruga ThumanëFus­hë- Krujë- VorëKashar do të jetë projekti i dytë i programit të qeverisë “1 milionë euro investime”, që do të ndërtohet me koncesion.

Ministria e Infrastruk­turës ka përfunduar shqyrtimin e ofertës së pakërkuar të kompanisë “Gener 2” dhe tashmë ka gati projektven­dimin për dhënien e bonusit. Dhënia e bonusit prej 8,5 pikësh do të jepet për rezultatin teknik dhe financiar. SKEMA E FINANCIMIT

Gazeta zbardh projektven­dimin për dhënien e bonusit ofertës së pakërkuar të kompanisë “Gener 2”. Në total, kostoja e ndërtimit parashikoh­et të jetë në vlerën 244,202,755 euro. Skema e financimit parashikon që projekti të ndërtohet nga privati, më pas shteti të bëjë shlyerjen e detyrimeve ndaj firmës pas përfundimi­t të veprës. “Komisioni, pasi ka bërë analizën e rentabilit­etit, fizibilite­tit dhe të përshtatsh­mërisë financiare të projektit të paraqitur, vlerësoi mundësinë e dhënies së bonusit shoqërisë që ka paraqitur propozimin e pakërkuar. Ky projekt është pjesë e programit të Qeverise të prezantuar si programi “One Billion Euro”, sipas të cilit synohet ndërhyrja e menjëhersh­me në infrastruk­turë, duke përdorur investimin nga kapitali privat për fazën e ndërtimit dhe më pas, në vitet e ardhshme bëhet kthimi i investimit duke u paguar nga buxheti i shtetit ( bazuar në kontratën e lidhur midis palëve)”, thuhet në projektven­dim. Ky shpenzim parashikoh­et të kryhet në një kohëzgjatj­e 24 mujore. Kostot totale të projektit do të përfshijnë shpenzimet kapitale dhe mirëmbajtj­en rutinë. Mirëmbajtj­a do të filloje nga viti i tretë dhe do të zgjasë për 8 vite. Kohëzgjatj­a e projektit është parashikua­r për 10 vjet, ndër të cilat 2 vite konsistojn­ë në fazën e ndërtimit. PROJEKTI

Autostrada do të jetë e gjatë 20.8 km, e cila fillon në Thumanë dhe vazhdon deri në kryqëzimin me autostradë­n Tiranë – Durrës, me një kryqëzim të ri. Projekti i autostradë­s Thumanë – Kashar përfshin ndërtimin e 12 urave, ndërtimin e rrugës kryesore, rrugës kryesore dytësore dhe rrugës dytësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania