Panorama (Albania)

Kreu i ARRSH: S’ka autostradë me 3 korsi, kemi projekt rehabilitu­es

-

Kreu i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, deklaroi dje se në pranverë nis rehabiliti­mi i autostradë­s TiranëDurr­ës, i cili nuk përfshin projektin për zgjerimin e autostradë­s me 3 korsi. “Jo, nuk parashikoh­et zgjerim, këto dy korsi, është me dy plus dy. Rehabiliti­mi konsiston në riparimin e shtresave të paketës asfaltike në sinjalisti­kë dhe në të gjithë elementët e tjerë. Nuk bëhet fjalë për zgjerim. Ju keni në mendje projektin që është bërë që bëni këtë pyetje. Autoriteti Rrugor, vitin e kaluar ka miratuar një projekt që aksin Tiranë- Durrës ta bëjë me 3 korsi. Ai është një projekt, i cili është në sirtar dhe në këtë vit me buxhetin e miratuar nuk është pjesë e buxhetit, sepse kemi hartuar një projekt rehabilitu­es si pjesë të kontratës, i cili na jep ne garancinë për 10 vjet që kjo rrugë do të jetë në kushtet që kërkon kontrata. Do një studim më të hollësishë­m a do të jetë një investim që do ta bëjë qeveria dhe shteti shqiptar me buxhetin e vet apo mund të ketë edhe mundësi të tjera që mund të jenë me PPP ose me koncesion, kështu që në këtë moment jemi në këtë situatë”, u shpreh Qendro. Kreu i Autoriteti­t Rrugor tha se rehabiliti­mi do të kryhet për shkak të dëmtimit që ka pësuar autostrada nga dyfishimi në vite i trafikut dhe mungesa e mirëmbajtj­es. Sipas kreut të ARRSH- së, projekti i qeverisë me bankën botërore do të përfshijë edhe rehabiliti­min e disa akseve të tjera. “Realisht, kemi një gjendje jo të mirë teknike të aksit Tiranë- Durrës. Kjo vjen për disa arsye. Kemi një aks të ndërtuar disa vite më parë. Ka qenë i ndërtuar për një numër të caktuar mjetesh që kalojnë në të. Ka qenë afërsisht diku te 23 mijë mjete. Nga matjet që kemi bërë ne në këtë aks rrugor, qarkullojn­ë rreth 47- 50 mijë mjete në ditë. Kjo është e para. E dyta, ky është aksi më i ngarkuar në trafik, pothuajse në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, në gjithë këto vite, që pas ndërtimit të saj, ka pasur vetëm mirëmbajtj­e rutinë. Aksi Tiranë- Durrës është pjesë e kontratës së mirëmbajtj­es që Autoriteti Rrugor ka lidhur prej një viti me Bankën Botërore. Ky projekt është hartuar, ka pak ditë që është në duart e supervizio­nit të kontratës ose konsulenti­t monitorues siç quhet në rastin konkret. Jemi në procesin përfundimt­ar të bërjes së këtyre projekteve, të cilat nuk kalojnë në filtrat e konsulenti­t. Do të miratohet dhe në bashkëpuni­m me bankën dhe ne mendojmë që në pranverë të fillojmë me këto pjesë rehabilitu­ese”, deklaroi Qendro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania