Panorama (Albania)

Taksistët: Rrugët e amortizuar­a, ne nuk kemi asnjë garanci për jetën

-

DURRES- Në vendin e taksive, ku Bujar Agalliu u nis pak para mesnatës së të mërkurës me pasagjeren 23vjeçare, dje qëndronin të shokuar kolegët e tyre. Ata nuk dinë të fajësojnë tjetër veçse autostradë­s TiranëDurr­ës, e amortizuar së tepërmi. “E kemi pasur koleg, jemi shokuar nga ngjarja. Kemi super probleme me rrugën Durrës- Tiranë. Sidomos krahu i djathtë, korsia është shumë e amortizuar. Ka shumë gropa, prandaj është shumë e rrezikshme. Duhet të vënë dorë patjetër”, u shpreh njëri prej taksistëve. Edhe kolegë të tjerë të tij shprehen se janë të detyruar të ecin thuajse gjatë të gjithë rrugës në korsinë e shpejtësis­ë kur kanë rrugë për në autostradë. “E mora vesh nëpërmjet mediave. Faji është i rrugëve, që janë bërë skandal. Dëmtohet kamioni, jo vetura. Këto gjëra in- fluencojnë tek aksidentet dhe humbjet e jetëve”, shprehet më tej një tjetër taksist. Sipas tij, 60- vjeçari Agalliu ishte shofer i vjetër dhe me përvojë. “Unë them se jo vetëm amortizimi, por edhe mungesa e sinjalisti­kës së rrugëve është shkak. Të na ruajë Zoti, sepse s’ke siguri fare. Duke iu shmangur gropës, mund të përplasesh me makinën tjetër. Jo të gjithë kanë përvojën e duhur. S’kemi fare garanci”, vijoi më tej taksisti, teksa shprehu keqardhjen e tij për kolegun, që humbi jetën në mënyrë tragjike.

Ajo ishte e martuar, por në fakt jetonte këtu me ne. Na ndihmonte shumë nga ana ekonomike. Ato para që fitonte me punë, na i jepte ne për të jetuar, sepse jemi në kushte të vështira. Unë punoj me pastrim- gjelbërimi­n. Unë punoj me fshesë, çdo natë turn i tretë.

 ??  ?? Bordura ku u përplas taksia
Bordura ku u përplas taksia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania