Panorama (Albania)

Eksperti tregon dinamikën, shkak shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti të rëndë, që ndodhi në autostradë­n Durrës- Tiranë, në afërsi të Maminasit.

Viktimat janë një 23- vjeçare që udhëtonte si pasagjere dhe drejtuesi 60- vjeçar i një taksie. Ata humbën jetën pasi mjeti, me të cilin vinin nga Durrësi drejt Tiranës, u godit nga pas nga një “Benz” që udhëtonte më shumë se 150 km/ h. Viktimat janë identifiku­ar si Elena Abdillari nga kryeqyteti dhe Bujar Agalliu nga Durrësi. Sipas të dhënave të Policisë, pas goditjes në pjesën e pasme, mjeti taksi ka devijuar në gjendje të lirë drejt një pike karburanti buzë rrugës, duke u përplasur me bordurat dhe tabelën e saj. Nga verifikimi paraprak, “Benz”- i që shkaktoi aksidentin në autostradë është në pronësi të shtetasit Dardan Gjeka, 24 vjeç. Dyshohet se rreth një muaj më parë ai ia ka dhënë në përdorim mjetin me qëllim shitjen shtetasit Fatjon Zhaborja. Drejtuesi i “Benz”- it, pas aksidentit e ka braktisur mjetin. Policia ka nisur hetimet dhe shpalli në kërkim Dardan Gjekën dhe Fatjon Zhaborjen ( me precedentë). Sipas të dhënave, Gjeka më pas është shoqëruar nga ku edhe ka shpjeguar se mjetin e kishte shitur prej një muaji.

NGJARJA Aksidenti i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës, rreth orës 23: 30. Elena Abdillari ishte nisur për në Itali, për rrethana ende të paqarta ajo nuk është ngjitur në traget, por është rikthyer ( në çantë iu gjet bileta vetëm vajtje). Ajo ka marrë në Durrës taksinë e drejtuar nga Bujar Agalliu për t’u kthyer në Tiranë. Por gjatë rrugës, në afërsi të Maminasit, sipas Policisë, makina tip “Benz” me targa AA 060 SP, e ka goditur nga mbrapa mjetin taksi me targa DR 475 TX. Drejtuesi 60vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina ka ecur disa metra duke u përplasur me bordurën e një karburanti. Sipas ekspertëve që po hetojnë ngjarjen, drejtuesi i “Benz”- it po lëvizte me rreth 150 km/ orë, kurse taksia me 80 km/ orë. Dyshohet se për shkak të rrugës mjaft të amortizuar së fundmi, shoferi i taksisë ka qarkulluar në korsinë e shpejtësis­ë, ndonëse ka qenë me rreth 80 km. “Benz”- i, që ka qenë me shpejtësi të madhe, i ka bërë sinjal me drita për të hapur krahun. Taksia e ka hapur pjesërisht, por për shkak të errësirës dhe shpejtësis­ë së madhe, “Benz”- i e ka goditur në fenerin e majtë atë. Taksia ka ecur disa metra dhe në kohën që është afruar te karburanti, marmita i ka kapur në bordurë dhe është ngritur në ajër, ka bërë një rrotullim dhe

DURRES- “Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor i mori jetën Eleni Abdillarit dhe taksistit Bujar Agalliu, 60 vjeç, që po e dërgonte atë nga Durrësi në Tiranë mesnatën e kaluar”. Në këtë përfundim paraprak kanë dalë ekspertët e hetimit të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër që shkaktoi aksidentin është shpallur në kërkim nga Policia. Një prej ekspertëve që shkuan në vendin e aksidentit, F. T., tha se shkak për aksidentin me dy të vdekur janë bërë disa faktorë që nga shpejtësia, me të cilin lëvizte mjeti tip “Benz” deri te lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.

Mund të na tregoni rreth dinamikës së aksidentit?

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Maminasit pranë një karburanti. Taksia e drejtuar nga Bujar Agalliu po lëvizte në korsinë e shpejtësis­ë me rreth 80 km në orë, ndërsa makina tjetër me drejtues ende të paidentifi­kuar me shpejtë- është kthyer përmbys, ashtu si edhe u gjet. Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend. Burime nga grupi i hetimit, bëjnë me dije se po hetohet në si me mbi 150/ km. “Benz”- i i ka kërkuar parakalim dhe taksisti ka tentuar të hapi krahun. Në momentin që taksia i ka hapur krahun pjesërisht, drejtuesi i “Benz”- it, që po vinte me shpejtësi mendoi se mund të kalonte në ngushticën e dy pista, ku veç ngjarjes aksidental­e për shkak të shpejtësis­ë së “Benz”- it, nuk përjashtoh­et edhe një ngjarje e mundshme e qëllimshme. Në mjetin tip “Benz” nuk është gje- krijuar. Por nuk ishte kështu. Ai nuk është futur dot ndërmjet bordurës dhe taksisë ( sepse ishte vend i ngushte, plus edhe shpejtësia) dhe për pasojë ka goditur taksinë në pjesën e majtë të prapakolpi­t. Këtu ka ndodhur përplasja e parë. tur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë. Në sediljen e parë të mjetit “Benz” janë gjetur njolla gjaku. Gjithashtu në të janë gjetur të hapur të dy Po më pas, çfarë ndodhi? Si pasojë e goditjes, taksia del nga rruga në gjendje të lirë duke ecur mbrapsht nga goditja që mori. Pasi ka ecur për më shumë se 50 metra, marmita kapi në trotuar dhe u ngrit në ajër duke u përplasur me reklamën e karburanti dhe u batua. Në këtë moment, taksisti dhe pasagjerja gjetën vdekjen e menjëhersh­me.

Po makina tjetër ku kishte përfunduar?

Makina tjetër u gjet e braktisur disa metra më tutje. Kur shkuam pranë, gjetëm disa njolla gjaku në sediljen e shoferit që dyshojmë se drejtuesi është dëmtuar nga përplasja dhe dy thasët e shpëtimit të hapur. Drejtuesi, për arsye ende të paqarta, e braktisi makinën pas aksidentit. Konstatuam që makina ishte në emër të shtetasit Dardan Gjeka. airbeg- ët, si dhe janë gjetur njolla gjaku brenda në pjesën e shoferit. Nga verifikimi i kryer nuk rezulton asnjë person të ketë shkuar për ndihmë në spital.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania