Panorama (Albania)

Vrasja e Devi Kasmit, Apeli lë në burg ish- policin grek

Greku pretendon se është i pafajshëm dhe s’ka lidhje me vrasjen

- ERALD DELIU

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Apelit të Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit grek Efthymios Efthymiou, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit.

Ankimim për masën e sigurisë kishin bërë edhe Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari. Gjykata, pasi dëgjoi pretendime­t e mbrojtjes, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës, që caktoi masën e sigurisë arrest me burg për të tre të pandehurit. Ndërkohë, seanca për Dinellarin do të kryhet veçmas. Ish- polici grek akuzohet se është ekzekutues­i i Devi Kasmit. Prokuroria dyshon se ai është vrasës me pagesë. Ideatori i atentatit është ende në kërkim. Bëhet fjalë për Aurel Hoxhallari­n, që dyshohet se ka qenë porositësi i atentatit. Dyshimet janë se shtetasi grek, Efthymios Efthymiou, ka ndjekur për disa ditë Devi Kasmin. Ai mendohet se është ndihmuar edhe nga Mario Meshini, që gjendet në burg. Ende nuk dihet motivi i vrasjes së Kasmit, por pista kryesore është e pazareve të drogës. Ditën e vrasjes, greku ka shkuar me motor pranë banesës së Kasmit dhe e ka qëlluar atë me pistoletë. Ai është larguar nga vendngjarj­a me shpejtësi. Aty në momentin e vrasjes ka qenë edhe Mario Meshini. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atentatori­n me motor, që disa metra larg vendit të ngjarjes, hipën në një furgon tip “Benz”.

Prokurorët kanë mundur të identifiko­jnë më pas edhe pronarin e tij, që është një shtetas nga Fushë- Kruja. Shtetasi nga Fushë- Kruja, që ka shitur furgonin te organizato­rët e atentatit, ka thënë në Prokurori se është takuar me dy persona rreth moshës 25 vjeç, në afërsi të sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Sipas tij, blerësi komunikont­e me dikë tjetër në telefon për çmimin dhe në fund ranë dakord për ta kryer blerjen e furgonit, kundrejt 4200 eurove. Nga dëshmia e pronarit të furgonit, rezulton se personi që ai ka takuar, ka qenë Elton Halipaj, ndërsa paratë janë dhënë nga Malvin Dinellari. Këta të fundit kanë thënë në Prokurori se punonin për Aurel Hoxhallari­n dhe furgonin e kishin blerë për llogari të tij. Policia më pas ka mbajtur në vëzhgim të dyshuarit për pak ditë, deri sa i arrestoi. Gjatë dëshmive në Prokurori, të arrestuari­t kanë thënë se shtetasi grek, Efthymios Efthymious, kishte vetëm një muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte mik i Aurel Hoxhallari­t. Ai është arrestuar gjatë aksionit policor, teksa tentonte të largohej nga banesa. DËSHMIA E MIKUT Një mik i Devi Kasmit ka thënë në Prokurori se kishte lënë takim me të ditën që ai u vra. Sipas dosjes, ai i kishte shkruar mesazh Kasmit në orën 18: 06, rreth 30 minuta përpara se Kasmi të qëllohej për vdekje. “Kasmin e njoh që në fëmijëri, jemi rritur bashkë. Atë ditë kishim lënë të dilnim për kafe dhe e kam pritur në një lokal te Ministria e Drejtësisë, por nuk po vinte. Aty pashë në TV se kishte ndodhur një vrasje dhe u çova. Në shtëpi mësova se ishte vrarë Devi.

 ??  ?? Viktima, Devi Kasmi
Viktima, Devi Kasmi
 ??  ?? Efthymios Efthymiou në Gjykatë
Efthymios Efthymiou në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania