Panorama (Albania)

Gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

-

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë. Ditën e djeshme, pranë kësaj gjykate, ka ardhur rekursi për masën e sigurisë “arrest me burg”. Kjo kërkesë vjen pas disa tentativav­e pa sukses në Krimet e Rënda dhe në Apel për ndryshimin e masës së sigurisë së gjyqtarit Miri, që akuzohet për korrupsion dhe fshehje të të ardhurave. Ditën e djeshme ishte edhe seanca në Apelin e Krimeve të Rënda për masën e sigurisë së Shkëlqim Mirit. Gjyqtari, të cilit iu gjetën 33 milionë lekë në banesë, vuan nga një tumor në kokë. Por ekspertët e mjekësisë ligjore, u shprehën në gjykatë se tumori është beninj dhe nuk i rrezikon jetën gjyqtarit. Ai mund të kurohet, sipas ekspertëve, edhe në kushtet e paraburgim­it.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës akuzohet për korrupsion dhe fshehje të të ardhurave. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 33 milionë lekë të rinj të padeklarua­ra. Ai ishte nën hetim për një rast korrupsion­i, ku dyshohet se ka marrë 30 mijë euro në këmbim të votës pro lënies në fuqi të një vendimi. Bëhet fjalë për vendimin për shtetasin Gentian Doda, i akuzuar më parë për vrasje. Ky i fundit, pas vitesh në arrati, u kap në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri me kushtin që t’i bëhej rigjykim, pasi ishte dënuar në mungesë për vrasje. Gjatë rigjykimit, Shkalla e Parë e Matit vendosi të rikualifik­ojë veprën penale, nga “vrasje me paramendim”, në “plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen”, pasi sipas Gjykatës së Matit, Doda dhe viktima nuk kishin pasur konflikte më parë dhe se personi i qëlluar me armë zjarri nga Doda humbi jetën disa ditë më vonë në spital. Ky vendim u apelua në qershor nga Prokuroria dhe Shkëlqim Miri dyshohet se ka marrë 30 mijë euro nga Doda, që të votojë pro lënies në fuqi të vendimit të Matit. Edhe Gentian Doda është në kërkim nga Policia për “korrupsion”, ndërsa i afërmi i gjyqtarit Kujtim Miri është prangosur si person që ka luajtur rolin e sekserit në aferën e korrupsion­it. Gjithashtu, në kërkim është edhe Alban Buci, i afërm i Gentian Dodës, i cili është takuar me Kujtim Mirin në një lokal në Fushë- Krujë për ndërmjetës­imin e “pazarit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania