Panorama (Albania)

FSHF: TË MERREN MASA SIGURIE NGA EKIPET

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Trajneri i ekipit të futbollit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i shpëtoi mbrëmë një atentati të mundshëm me thikë nga një person ende i paidentifi­kuar.

Ai është goditur fillimisht me grusht, pasi kishte mbaruar stërvitjen e ekipit në fushën “Reshit Rusi” dhe po shkonte te mjeti i tij, por fatmirësis­ht autori nuk e ka çuar dot deri në fund planin e tij, pasi në vend ka pasur edhe persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17: 00. Në momentin e sulmit, Gjoka ndodhej në shoqërinë e Gilman Likës, i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur trajnerin e Vllaznisë, i cili është shmangur duke kundërvepr­uar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë në tokë. Më pas, autori është larguar me shpejtësi, teksa në dorë mbante edhe thikën me të cilën tentoi të godiste Ernest Gjokën. Sipas Policisë, bazuar edhe në përshkrime­t e vetë trajnerit, agresori është rreth 26 vjeç, por pa mundur të bëjë të ditur identiteti­n e tij. Ndërkohë, pak pas ngjarjes, Ernest Gjoka shkoi në Komisariat­in e Shkodrës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me konflikte të mundshme që mund të ketë, pasi në muajin dhjetor ka kërkuar praninë e policisë në stërvitjet e Vllaznisë, por nuk dihet nëse kjo është bërë për konflikte personale apo për të vendosur rregull te tifozët. Vetë Gjoka , gjatë marrjes në pyetje në Polici, mësohet të ketë deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk e njeh autorin. “Nuk e di kush e ka bërë sulmin ndaj meje. Nuk kam me askënd probleme. Nuk e kam idenë, nuk njoh aq shumë në Shkodër. Merrem vetëm me stërvitjet dhe ndeshjet. Agresori erdhi nga mbrapa kur isha te makina në fund të stërvitjes. Pranë meje ishte Gilman Lika, që më ndihmoi bashkë me qytetarë që rastisën aty pranë. Nuk e prisja të ndodhte një gjë e tillë. Nuk e kuptoj pse ka ndodhur sepse nuk kam probleme me askënd”, është shprehur Gjoka. Për ngjarjen ka reaguar dhe klubi i Vllaznisë dhe Bashkia Shkodër, institucio­ni që drejton këtë ekip. Përmes një komunikate për mediat, ngjarja cilësohet e qëllimtë dhe është kërkuar shtyrja e ndeshjes me Luftëtarin, e planifikua­r për t’u zhvilluar këtë të shtunë në Gjirokastë­r. Gjithashtu, në reagim thuhet se trajneri ka marrë kërcënim me jetë. “Nuk përjashtoj­më mundësinë e një prapavije të qëllimtë, ndoshta edhe të sponsorizu­ar por që mbetet në duart e organeve kompetente që të zbardhet plotësisht. Aktin e goditjes dhe të kërcënimit me jetë me armë të ftohtë- thikë të trajnerit Gjoka, futbollist­ët, stafi teknik dhe drejtuesit e KF Vllaznia, Bashkia e Shkodrës dhe tifozët e shumtë e konsideroj­në si goditje të qëllim- Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit, ku thuhet se asnjë motiv, rrethanë apo arsye nuk legjitimon kurrsesi humbjen e kontrollit total dhe ndërmarrje­n e veprimeve agresive karshi njerëzve, që punojnë çdo ditë me futbollin dhe garën. Nga ana tjetër, FSHF- ja kërkon që kjo ngjarje të shërbejë për t’i paraprirë një disipline dhe rregulli akoma më të lartë nga klubet, në vendet kryesisht ku skuadrat kryejnë stërvitjet ditore. “FSHF dënon me forcë veprimin më të fundit ndodhur sot me trajnerin e klubit të futbollit Vllaznia, Ernest Gjoka, ku një person ka tentuar të godasë me thikë trajnerin pas përfundimi­t të stërvitjes. Presidenti i FSHF- së, Armand Duka, sapo është informuar për këtë ngjarje ka telefonuar menjëherë trajnerin Ernest Gjoka për t’u interesuar në lidhje me gjithçka ka ndodhur”, thuhet në reagimin e FSHF- së. shme, të mirëmendua­r të dikujt/ disave, që duan të dëmtojnë Vllazninë në momentin e saj ndoshta më të mirë. Në këto kushte, Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kërkojnë FSHF- së shtyrjen e takimit me Luftëtarin në Gjirokastë­r në një datë tjetër”, thuhet në reagim.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania