Panorama (Albania)

Shpërthen mina, plagosen pesë minatorë

Tre prej tyre në gjendje të rëndë, dërgohen në Tiranë

-

BURREL - Pesë minatorë mbetën të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, gjatë mesnatës në tunelin e traverbang­ut të Klosit. Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë shpërthimi i një mine, që kishte mbetur e paplasur gjatë turnit të dytë. Minatorët janë paraqitur në urgjencë rreth orës 01: 00 të së enjtes, ku pas ndihmës së parë, mjekët kanë vendosur për dërgimin e tyre drejt Spitalit të Traumës. Ndërkohë që Policia është vënë në lëvizje për hetimin e ngjarjes. Mësohet se të parët që ranë në kontakt me lëndën shpërthyes­e kanë qenë minatorët Ramazan Skordha, 57 vjeç dhe Qazim Likmeta, 49 vjeç, të cilët janë paraqitur në urgjencë në gjendje të rëndë. Ndërsa të plagosur mbetën dhe tre minatorët e tjerë, Shpëtim Liçi, 32 vjeç, Bledar Hoxha, 28 vjeç dhe Klodian Mzhika, 31 vjeç. Ngjarja ndodhi në kilometrin e shtatë të traverbang­ut, aty ku po kryhen punime nëntokësor­e për përfundimi­n e traverbang­ut të Klosit. Nga hetimet e para besohet se, turni i dytë ka kryer shpërthim brenda në galeri me qëllim avancimin e tunelit, por dyshohet se një prej minave të përdorura të ketë mbetur e pashpërthy­er. Mjekët shprehën se minatorët kanë mbërritur në qendrën shëndetëso­re me probleme të ndryshme, ku disa prej tyre me gjymtyrë të thyera. Grupit hetimor të Policisë dhe Prokuroris­ë i janë bashkuar mëngjesin e djeshëm ekspertët e Repartit të Inspektim- Shpëtimit të Minierave. Mësohet se është sekuestrua­r dokumentac­ioni i trajnimit teknik të minatorëve si dhe procedurat e ndjekura gjatë shpërthime­ve nëntokësor­e. a. l.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania