Panorama (Albania)

“Ishte nxënëse shembullor­e, e rrita nga klasa e parë”

-

Marie Leka, mësuesja kujdestare e Noem Prekës, në shkollën 9- vjeçare "Gjergj Vatë Martini", tejet e prekur nga ngjarja e rëndë tregon se, ajo e ka rritur vajzën që prej klasës së parë. "Unë e mora Noemin që në klasën e parë. Kam gjithë këto vite që kam kaluar me të çaste të gëzuara. Ishte shumë e dashur për shokët dhe shoqet, i ndihmonte ata. Ishte një fëmijë i mrekullues­hëm, Zoti ma shkëputi nga duart në këto momente kur unë kam edhe një vit për të dalë në pension. E mbyllëm në mënyrë tragjike. I lutem Zotit që të më japë forcë mua dhe fëmijëve që ta kalojmë këtë depresion sa më lehtë. Unë e kam edhe në lagje, ndoshta Zoti do na japë forcë. Noemi ishte një vajzë shumë e dashur, goja e saj nxirrte vetëm fjalë të ëmbla. Një nxënëse e shkëlqyer. Unë i njoh familjaris­ht dhe ndjehem shumë keq". Ndërsa shoqet e vogëlushes e kujtojnë me lot në sy, teksa tregojnë se si i ndihmonte. "Noemi mësonte shumë mirë. Ishte një vajzë shembullor­e. E kemi pasur gjithmonë shoqe", thotë Kristina Shullani. "Noemin e kisha shumë shoqe. Na ndihmonte me detyrat, ishte shumë e dashur. E kisha shoqen më të mirë, në një bankë. Ajo më ndihmonte shumë. Luanim bashkë dhe bënim gjithçka bashkë", shprehet Darela Brunga. Mesazh për Noemin ka dhënë dhe shkolla "Gjergj Vatë Martini" me anë të një postimi në "Facebook'. "Këto ditë, e sot më shumë se kurrë, pikëllimi na ka vrenjtur fytyrat e copëtuar zemrat… Sot, na mungon Noemi… vajza e ëmbël e klasës së katërt, nxënësja e dalluar, bija e çmuar e familjes Preka! Pushofsh në paqe, pranë babit, motrës e vëllait, Noemi jonë", thuhet në mesazhin e stafit pedagogjik të shkollës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania