Panorama (Albania)

Kujtim Buza: Velo, snob, njeri i afërt i Paçramit

"Në fushën e artit figurativ çdo gjë që ai ka realizuar ka vulën e formalizmi­t, ndikime të artit borgjez dhe revizionis­t"

-

Në fushën e artit figurativ çdo gjë, që ai ka realizuar ka vulën e formalizmi­t, ndikime të artit borgjez dhe revizionis­t, pasi ai vetëm shfletonte literaturë të tillë dhe kurrë nuk është vënë në kontakt me jetën e njerëzve të cilën vetëm e ka përçmuar, gjymtuar...

Vepra e tij shquhet dhe për një diletantiz­ëm banal, mungesë aftësie, të cilën ai donte ta maskonte me eksperimen­time dhe manevra të mveshura me vellon e modernes, që aq shumë e propagando­nte si snob që është.

Në lëmin e teorizimev­e dhe mendimit estetik, sa dimë, ai kurrë nuk ka përmendur partishmër­inë proletare, tendencioz­itetin klasor, karakterin kombëtar, metodën e artit tonë të Realizmit Socialist. Përkundraz­i, ka teorizuar në dëm të tyre duke mbrojtur me zell veprat e E. Gjergo, A. Osekut, etj., ato shfaqje formaliste që janë edhe në artin tonë figurativ, para Plenumit të 4- ët të KQ. Bile për këtë zell që tregonte, kryesia e mëparshme e Lidhjes, në vitin 1971 e futi në komisionet e saj, bile dhe në grupin e punës për përgatitje­n e Ekspozitës së Pranverës. Ai në diskutimin e Ekspozitës kushtuar 30vjetorit të Partisë, për veprat e F. Pacit, A. Fajës, A. Lakuriqit, F. Haxhiut etj., i cilësoi punime të tilla që ka ardhur koha të mos vihen më ndër ekspozita. ( Ai këto i konsideron­te natyralist­e, akademike, etj.. Është teoria e F. Paçramit për të denigruar krijimtari­në e pastër dhe militante). Ai tha se: Piktori duhet të bëjë pikturë pa folur se ç'pikturë, nga ç'pozita. Ai kërkonte pikturë si qëllim në vetvete, reflekse të ndjenjave intelektua­liste, të artistit të shkëputur nga jeta dhe problemet e Partisë dhe popullit.

Duke folur për punimet e F. Haxhiut, F. Pacit, etj. i konsideron­te, duke i denigruar, si piktura falso dhe butaforike, të dobëta pa masë dhe që autorët e tyre nuk mund të bëjnë asnjë progres.

M. Velo si njeri që mbahej afër nga F. Paçrami dhe shokët e kryesisë së Lidhjes ishin propagandu­es të idesë që autorët të venë vetë çmimet e punimeve pa marrë parasysh kriteret dhe rregullore­n shtetërore, duke inkurajuar kështu fitimin, paranë dhe jo militantiz­min krijues. Kjo gjë, me ndonjë përjashtim, nuk u përkrah nga krijuesit e tjerë.

M. Velo shoqërohej vetëm me shokët që kishin funksione e detyra, me E. Gjergon, ndonjë shkrimtar në zë apo regjisor apo dramaturg. Ai i shihte me mospërfill­je dhe indiferent­izëm të tjerët, në vend që të ndodhte e kundërta. Edhe sot e kësaj dite ai mban qëndrim shumë të ftohtë. Në ambientet tona, për M. Velon flitet për njeriun e molepsur nga ideologjia borgjezo- revizionis­te, një person i padëshirue­shëm si qytetar, moralisht për tokë, një njeri që nuk gëzon as edhe një fije respekti.

Sekretari për artet figurative, Kujtim Buza Tiranë 14.12.1977

 ??  ?? Maks Velo pas arrestimit
Maks Velo pas arrestimit
 ??  ?? Piktori Kujtim Buza
Piktori Kujtim Buza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania