Panorama (Albania)

PRO- PERËNDIMOR

-

Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Podgoricë, Mal i Zi, ka ndodhur rreth 30 minuta pasi kaloi mesnata e së mërkurës, ku një person kishte hedhur një pajisje eksplozive pranë ambasadës dhe më pas ka hedhur veten në erë.

Ndërkohë që mediat fillimisht nxituan ta etiketonin këtë si sulm terrorist, për shkak se ishte përfshirë eksploziv në të, Policia në Mal të Zi e përgënjesh­troi këtë version. Sipas tyre, njeriu që hodhi bombën pranë kompleksit të ambasadës amerikane dhe më pas vrau veten, nuk kishte asnjë dënim kriminal të mëparshëm dhe sulmi nuk ishte terrorist. Një granatë shpërtheu, ndërsa u hodh mbi murin e ambasadës amerikane në kryeqyteti­n malazez dhe një burrë aktivizoi menjëherë një pajisje të dytë shpërthyes­e, e cila e vrau atë. Policia tha se ky njeri ishte vetëvrarë. Trupi i këtij personi u gjet disa metra larg murit të ambasadës, sipas Steve Goldstein, nënsekreta­ri amerikan i Shtetit për Diplomacin­ë Publike dhe Çështjet Publike. Sipas Goldstein, nuk është e qartë arsyeja pse ky njeri e ka hedhur atë pajisje. Edhe qeveria malazeze ka konfirmuar versionin se një granatë ka shpërthyer në oborrin e ambasadës, ndërsa një tjetër vrau një person. Policia tashmë po ruan hyrjen e ambasadës pas këtij incidenti në Podgoricë, në minutat e para të së enjtes. Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se “Në 00: 30, përballë ndërtesës së ambasadës amerikane në Podgoricë, Mal i Zi, një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyes­e. Përpara kësaj, ai Në zgjedhjet e fundit parlamenta­re më 16 tetor 2016 në Malin e Zi, ka pasur disa të arrestuar serbë, të cilët i përkisnin një grupi që besohet se do të kryente një puç pas përfundimi­t të votimit për të rrëzuar partitë pro- perëndimor­e dhe për t’ia dhënë fitoren partive pro- ruse, në mënyrë që vendi të mos anëtarësoh­ej në NATO. person sapo kishte hedhur një pajisje shpërthyes­e nga një kryqëzim pranë qendrës sportive në kompleksin e Ambasadës amerikane”. Policia tha se në ambasadë nuk ka ndodhur ndonjë dëm, përveç një krateri që ka mbetur në vendin ku shpërtheu granata. Sipas tyre, janë mbledhur provat në vendngjarj­e dhe po marrin vlerësimin e ek- spertëve. KUSH ËSHTË SULMUESI

Ndihmësdre­jtori i Drejtorisë së Policisë malazeze për sektorin e policisë kriminalis­tike, Enis Bakoviq, në konferencë­n e së enjtes pasdite, tha se është vërtetuar identiteti i personit, për të cilin dyshohet se ka aktivizuar eksplozivi­n M75 në oborrin e ambasadës së SHBA- ve dhe i cili më pas ka kryer vetëvrasje, duke aktivizuar po ashtu një granatë. Bëhet fjalë për shtetasin e Malit të Zi, Dalibor Jaukoviç, 43 vjeç, nga Podgorica, i lindur në Kralevë të Serbisë, i cili deri tani s’ka qenë i regjistrua­r si kryerës i veprave penale.

Po hetohet për t’u zbuluar nëse ai ka punuar vetë apo ka pasur bashkëpunë­torë, si dhe cilat janë motivet e sulmit të tij. Identifiki­min e sulmuesit e ka bërë vëllai i tij. Policia fillimisht nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të dhëna konkrete për sulmuesin, nëse i ka takuar ndonjë organizate, a është bërë bastisja e banesës së tij dhe nëse ka video- regjistrim­e të lëvizjes së tij nga kamerat mbikëqyrës­e. U tha se Jaukoviç e ka hedhur bombën nga një distance prej

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania