Panorama (Albania)

Strakosha mban fjalën, Hysaj e Berisha s'ia dalin

Të mëdhatë pa surpriza. Napoli, fitore pa vlere në Gjermani, eleminohet edhe Atalanta

-

Kanë përfunduar takimet e Ligës së Europës nga ku janë mësuar edhe skuadrat, që do të vazhdojnë aventurën në turin e 1/ 8- ve.

Lokomotiva e Moskës, Atletiko e Madridit, Dinamo Kiev, Lacio, Plzen, Sportingu i Lisbonës, Lion, Zenit dhe Lajpcig janë 9 skuadrat e kualifikua­ra për në raundin tjetër në ndeshjet e zhvilluara në orën 19: 00, teksa Lokomotiva e Moskës eliminoi Nisën më herët.

STRAKOSHA

Lacio e Thomas Strakoshës ka arritur të shkëlqejë në shtëpi, duke përmbysur disavantaz­hin në takimin e parë në Rumani, përballë Steuas së Bukureshti­t. Skuadra e Inzagit u "hakmor" pas asaj humbjeje duke fituar me rezultatin 5- 1. Në këtë mënyrë, portieri shqiptar ka mbajtur fjalën e deklaruar në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes.

HYSAJ

Eliminim i hidhur edhe për Napolin e Elseid Hysajt. Pavarësish­t fitores 0- 2 ndaj Lajpcigut, skuadra e mbrojtësit shkodran nuk arriti t'ia dilte për shkak të humbjes 1- 3 në shtëpi në sfidën e parë. Hysaj e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushë nga trajneri Sarri në minutën e 86- të, duke bërë rolin e mbrojtësit të majtë. Gjermanët e Lajpcigut kanë vuajtur deri në fund për shkak të presionit të napolitanë­ve, mirëpo këta të fundit janë eliminuar falë rregullit të golit në fushën kundërshta­re. Rezultati i përgjithsh­ëm ka përfunduar 3- 3, por gjermanët shënuan tri herë në Itali.

HAJDAREVIÇ

Nuk i ka buzëqeshur fati as AEK- ut të Astrit Hajdareviç. Skuadra e mesfushori­t të Kombëtares shqiptare është eliminuar nga ukrainasit e Dinamos së Kievit, pas barazimit 0- 0. Në sfidën e parë, të luajtur në Athinë, AEK- u arriti të barazonte 1- 1 falë golit të Hajdareviç­it.

BERISHA

Pa fat portieri i Kombëtares, Etrit Berisha. Atalanta e tij ka pësuar një gol në të 83- ën minutë, teksa portieri ka bërë dy ndërhyrje pas një krosimi në zonë, por mbrojtja nuk është treguar aspak e kujdesshme, duke u eliminuar me barazimin në Bergamo.

Pa surpriza edhe sfidat e luajtura në orën 21: 05. Falë fitoreve të arritura në përballjet e para, Arsenali Dhe Milani kanë prerë nga një bi- letë për më tej. Kuqezinjtë kanë triumfuar edhe në sfidën e kthimit, luajtur në "San Siro". Arsenal e ka nisur keq përballjen e kthimit, teksa është mposhtur dy herë që në startin e ndeshjes. Marseja, edhe pse e mundur dje, ia ka dalë që të kualifikoh­et falë fitores që pati 0- 3 në takimin e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania