Panorama (Albania)

FLET DREJTORI I ISSH Pensionet, si do njihen vitet e punës para ‘ 90

Kreu i ISSH tregon procedurat për përfitimin e pensionit. Skema për pensionet e fshatit dhe si do zgjidhen problemet me periudhat e sigurimit para ‘ 90

-

Njohja e periudhave kontributi­ve është një ndër problemati­kat më shqetësues­e, e cila përbën edhe burimin kryesor të “konfliktit” mes ISSH- së dhe qytetarëve. Origjina e kësaj problemati­ke, sipas drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, lidhet me mënyrat jonormale të mbajtjes së dokumentev­e gjatë periudhës komuniste.

“Kemi probleme me gjeneralit­etet, shkurtim emrash etj., kemi po ashtu ndërmarrje të djegura. për të cilat ne nuk kemi asnjë dokumentac­ion për të provuar nëse kanë punuar apo jo. Për shkak të periudhës së tranzicion­it që kaloi Shqipëria në 1997- n, kemi dokumente të falsifikua­ra, të korrigjuar­a etj., që s’mund t’u referohemi pa bërë më parë verifikime­t përkatëse. Për këtë janë ndërmarrë disa masa konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve në rrugë administra­tive. Në 2017- n kemi reduktuar numrin e gjyqeve dhe këtë synojmë ta bëjmë edhe në vitet në vijim. Qëllimi është të mos i sorollatim njerëzit nëpër gjyqe, për këtë kemi vendosur të mos i apelojmë vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë”, shprehet Hado. Në intervistë­n, dhënë për emisionin “Mirëmëngje­s Shqipëri” në TVSH, kreu i ISSH- së ndalet edhe në kriteret që kërkohen për këtë vit, skemën e pensioneve për emigrantët si edhe plotësimin e periudhës së sigurimeve përmes derdhjes së kontribute­ve vullnetare.

Cilat janë kriteret bazë për të aplikuar për pension pleqërie?

Kriteri bazë është mosha, përkatësis­ht 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç e 8 muaj për gratë, të cilat vitin tjetër dalin në pension 60 vjeç e 10 muaj, pasi skema e re parashikon rritje të moshës me 2 muaj çdo vit për këtë kategori. Kriteri tjetër është periudha kontributi­ve, duhet të kesh të paktën 15 vite punë të siguruar. Me 15 vite vjetërsi pune, merr minimumin e pensionit? Nuk mund të themi merr minimumin e pensionit pasi shifra është produkt i viteve të punës, por edhe i pagës. Kështu, një person që ka 15 vite dhe ka punuar me pagë minimale do të marrë 7 mijë lekë të reja, sa është edhe pensioni social. Ndërsa një tjetër që ka po 15 vite, por ka pasur një pagë dyfish më të lartë, atëherë rrjedhimis­ht do të përfitojë më shumë, pasi me reformën, që ka nisur zbatimin në janar të 2015- s, pensioni është produkt i viteve të punës dhe pagës. Cilat janë aktualisht skemat e pensioneve që aplikohen? Skema e sigurimeve shoqërore në Shqipëri ofron tre lloj përfitimes­h, që janë: pensioni i pleqërisë, pensioni i invalidite­tit dhe ai familjar. Pensioni i invalidite­tit ofrohet për ata persona, të cilët humbasin aftësinë për punë, ndërsa pensioni familjar iu jepet në përgjithës­i fëmijëve jetimë ose bashkëshor­tes/ it të ve. Gratë e marrin në moshën 55 vjeç nëse janë të papuna, ndërsa burrat në moshën 60 vjeç.

Sa i takon skemës së sigurimeve vullnetare, ç’mund të thoni, cila është situata?

Skema e sigurimeve shoqërore në të gjithë botën është e detyrueshm­e, por gjatë ciklit të jetës së një individi mund të kemi edhe momente të caktuara, ku për arsye të ndryshme nuk punojmë. Në këto raste është mundësia e mbulimit të këtyre periudhave përmes kontribute­ve vullnetare. Kjo do të thotë që çdo njeri, i cili nuk është në marrëdhëni­e pune, mund t’i blejë periudhat e sigurimit në mënyrë vullnetare.

Sa u takon emigrantëv­e, a ka një bashkëpuni­m me vendet ku ata jetojnë për njohjen e periudhave kontributi­ve për efekt pensioni? Me cilat vende është arritur marrëveshj­a?

Për njohjen e periudhave kontributi­ve duhet patjetër të ketë një marrëveshj­e bilaterale, pasi kemi të bëjmë me parimin e trajtimit në mënyrë të barabartë.

Cenohet ky proces nga fakti, që Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian?

Patjetër që e cenon, pasi vendet anëtare të BE- së nuk kanë marrëveshj­e, por kanë një rregullore, e cila aplikohet dhe koordinon të gjitha sistemet shoqërore të 27 vendeve. Duke qenë se ne nuk jemi ende pjesë e familjes evropiane, duhet patjetër të lidhim marrëveshj­e me çdo shtet. Ne kemi aktualisht 10 marrëveshj­e, nga të cilat 7 janë duke u implementu­ar, ndërsa 3 të tjera ende nuk kanë hyrë në fuqi. Problem mbetet mosfillimi i negociatav­e me Greqinë dhe Italinë. Në 1 dhjetor filloi të implemento­het marrëveshj­a me Gjermaninë dhe ka një fluks shumë të madh kërkesash nga qytetarët shqiptarë që jetojnë atje.

Për ta qartësuar, mungesa e një marrëveshj­e me Italinë dhe Greqinë bën që të mos njihen vitet kontributi­ve që emigrantët kanë këtu. Edhe nëse kthehen vitet e punës, atje sërish nuk njihen…

Po, sepse sigurimet shoqërore funksionoj­në mbi bazën e kontribute­ve të paguara. Në këto kushte, ne duhet të marrin në konsiderat­ë të gjitha periudhat e sigurimeve të realizuara në Shqipëri. Por në rast se ekziston një marrëveshj­e, të gjitha periudhat e sigurimit të realizuara në Shqipëri apo e kundërta, do të njihen për plotësimin e pragut të viteve që kërkohen. Sakaq, llogaritja e pensionit është në përgjegjës­inë e shtetit që ka marrë lekët si kontribut. P. sh., nëse një qytetar shqiptar ka 13 vite pune punë këtu dhe 15 vite në Gjermani, kur i llogaritet pensioni nuk i llogaritet për 28 vite, por për 13. Pra, nuk kemi të bëjmë me transferim të lekëve mes dy vendeve. Por edhe vitet e punës në Gjermani nuk shkojnë dëm, pasi qytetarit i lind e drejta për të përfituar dy pensione.

Ka një paragjykim, që pensionet janë më të ulëta nga ajo që kemi paguar për vite me radhë. Si qëndron e vërteta?

Kjo vlen për ata që kanë paga të larta, mbi 1 milion lekë të vjetra. Kjo kategori nuk i merr lekët mbrapsht. Ndërsa po të flasim për fermerët, të vetëpunësu­arit në qytete si edhe ata me pagë deri në 500 mijë lekë, këto kategori i marrin paratë që kanë paguar. Kjo lidhet edhe me rritjen e jetëgjatës­isë. Tani pensioni gëzohet 16 deri në 17 vite, e cila po të llogaritet, është 150% e parave që janë derdhur gjatë 35 viteve në formën e kontribute­ve. Mos harrojmë edhe një gjë tjetër, që ne ofrojmë edhe pensione familjare dhe pensione invalidite­ti. Mund të na ndodhë një sëmundje, një aksident, që na humbet mundësinë për punë. Pra, është një lloj takse për sigurimin e jetës? Kontributi i sigurimeve shoqërore nuk është taksë. Kontribute­t për sigurime shoqërore nuk janë aq publike, janë publike për ata që kontribuoj­në, por jo për pjesën tjetër.

Statistika­t flasin për një barazim të numrit të pensionist­ëve me atë të fuqisë punëtore, kjo do të çonte në kolaps ekonomik.

Situata është alarmante përsa i përket lindshmëri­së, përsa i përket problemeve demografik­e që ndodhin në Shqipëri, që do të thotë se po bie frikshëm lindshmëri­a, më pak po lindin dhe, e dyta, jetëgjatës­ia është rritur. Skema e pensioneve është një nga ato që e pëson direkt nga ky disnivel demografik. Sepse do rritet numri i pensionist­ëve që do përfitojnë dhe do reduktohet numri i kontribuue­sve, atyre që do punojnë. Dhe skema shqiptare funksionon mbi bazën e parimit të solidarite­tit. Ne që jemi në moshë aktive në punë paguajmë, për të financuar pensionin e prindërve. Dhe kur të dalim ne në pension, do jenë fëmijët tanë që do financojnë. Në rast se do kemi më pak lindje dhe do kemi shtim të jetëgjatës­isë, do vijë një moment që do na duhen më shumë para për të mbuluar. Që do të thotë, ose do kemi shumë deficit dhe do paguajnë shumë taksa brezat e ardhshëm, ose do ketë një problem financiar. Ndoshta është momenti që ne si shtet të ndërmarrim disa politika të tjera për nxitjen e lindshmëri­së.

Për t’u kthyer tek institucio­ni juaj, janë të shumta gjyqet që zhvillohen. Cilat janë ankesat kryesore dhe a është bërë diçka për të zgjidhur këto mosmarrëve­shje në rrugë joligjore?

Skema e pensioneve nuk është shkak, por pasojë. Një person që del sot në pension ka një përvojë pune 20 apo 30- vjeçare. Kjo do të thotë që ne marrim në shqyrtim dokumente, që i takojnë këtyre periudhave dhe çdo problemati­kë, që ato mund të kenë automatiki­sht do të reflektohe­t në pension. Shumica e konfliktev­e që ne kemi, ka të bëjë me njohjen e periudhave të sigurimit. Ky është një problem shqetësues, pasi ka pasur mënyra jonormale të mbajtjes së dokumentac­ionit në kohën e komunizmit. Në këto kushte, kemi probleme me gjeneralit­etet, shkurtim emrash etj.. Kemi po ashtu ndërmarrje të djegura, për të cilat ne nuk kemi asnjë dokumentac­ion për të provuar nëse kanë punuar apo jo. Për shkak të periudhës së tranzicion­it që kaloi Shqipëria në 1997- n, kemi dokumente të falsifikua­ra, të korrigjuar­a etj., që s’mund t’u referohemi pa bërë më parë verifikime­t përkatëse. Për këtë janë ndërmarrë disa masa për zgjidhjen e këtyre problemeve në rrugë administra­tive. Në 2017- n kemi reduktuar numrin e gjyqeve dhe këtë synojmë ta bëjmë edhe në vitet në vijim. Qëllimi është të mos i sorollatim njerëzit nëpër gjyqe, për këtë kemi vendosur të mos i apelojmë vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe po ashtu iu njohim të drejtën e përfitimit të pensionit, që nga momenti kur mbushet mosha.

 ??  ?? PENSIONET E FSHATIT Pavarësish­t se paguajnë më pak kontribute, masa e pensionit për fermerët është e njëjtë me të vetëpunësu­arit në qytete. Kjo, sepse një pjesë e tarifës vjetore përballohe­t nga buxheti i shtetit. “Shqipëria ka një sistem unifikues, sa...
PENSIONET E FSHATIT Pavarësish­t se paguajnë më pak kontribute, masa e pensionit për fermerët është e njëjtë me të vetëpunësu­arit në qytete. Kjo, sepse një pjesë e tarifës vjetore përballohe­t nga buxheti i shtetit. “Shqipëria ka një sistem unifikues, sa...
 ??  ?? Kreu i ISSH, Astrit Hado
Kreu i ISSH, Astrit Hado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania