Panorama (Albania)

Dosja e ish- Sigurimit për Maks Velon, vjehrra e denoncoi për pornografi, Kujtim Buza: Artist snob

PUBLIKOHEN DOKUMENTET SEKRETE, VJEHRRA E SPIUNON PER LIBRAT, PIKTORI BUZA PER ART BORGJEZ E REVIZIONIS­T

-

Imagjinoni habinë, përzier me gazin që mund të shkaktojë sot ideja që mund të quhesh imoral, pse jo të bësh edhe burg, sepse të gjejnë në shtëpi një libër që flet për seksin, madje- madje, më pak se kaq, të ketë ndonjë fotografi ose pikturë nudo. Epo këto gjëra ndodhnin në diktaturë. Madje, ndodhte që vjehrra të të spiunonte, ta tundte librin para hundës së "xhelatëve" e për gjithfarël­loj arsyesh të akuzonte dhëndrin për pornografi. Kjo i ka ndodhur arkitektit, piktorit e shkrimtari­t Maks Velo. Nuk kanë kaluar shumë ditë, qëkur Velo mori në duar prej Autoriteti­t për Informim për Dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit, dosjen që mbante për të ish- Sigurimi i Shtetit. Edhe pse Velo dinte se kush ishin spiunët apo akuzatorët e tij, ajo çka zbuloi përmes dosjes ishte shumë më tepër. Spiunë brenda familjes, spiunë mes miqve të ngushtë, mes atyre me të cilët ai ndante mendimet e tij për artin. Nga kjo dosje prej 250 faqesh, Velo na vë në dispozicio­n disa syresh, për të zbuluar përmasat e me-

SHËNIM OPERATIV

Në bisedën e zhvilluar në datën 20/ III/ 1975 me sh. Kujtim Buzo në lidhje me Maksim Velon më tha:

Maksim Velo ka qenë me punë në Komitetin Ekzekutiv dhe për krijimtari të gabuar është çuar në fshat. Vazhdimish­t krijimtari­a e tij është kritikuar nga Lidhja e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve. Kohë më parë, ka dashur të bëjë një ekspozitë personale, në të cilën kishte edhe vepra të gabuara, njëra nga të cilat sa më kujtohet mua, ka qenë ajo ku... ishte duke pirë me një kafkë njeriu. Kjo ishte shtrembëri­m i realitetit njerëzor. Tendencat e tij kanë qenë për të futur në artin tonë, ekspresion­izmin. Ky edhe si njeri është arrogant dhe element shumë negativ. Në mendjen e tij ka shumë teorizime, të cilat i ka shprehur edhe në mbledhje të hapura të Lidhjes, ka arritur deri atje sa piktorët tanë realistë më të mirë si Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, etj., t'i mohojë dhe të thotë që këta duhet të lënë artin e tyre se janë vjetruar kanizmit ndjekës, persekutue­s, denigrues, frustrues të diktaturës. Ato zbulojnë se si pasiguria futej brenda familjes, se si funksionon­te spiunimi, se cilat ishin kallëpet brenda të cilëve duhet të qëndronte njeriu, në të kundërt ishte snob, mendjemadh, imoral, i degjenerua­r, i ndikuar nga arti modernist, e shumë e shumë të tjera. Në këto fletë të mbajtura nga punonjësit Operativë të Sigurimit të Shtetit apo të ofruar nga organet e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, ofrohen dy linja, mbi të cilat u ngritën edhe akuzat mbi të cilat u dënua me burgim Maks Velo. Nga njëra anë, akuza për pornografi nga vjehrra e tij, e cila pretendont­e se kishte parë një libër pornografi­k në shtëpi dhe, nga ana tjetër, akuzat e sekretarit të arteve figurative pranë LSHA, Kujtim Buza, i cili analizon krijimtari­në në arkitektur­ë, arte figurative dhe teori, të Maks Velos. Por ky i fundit, nuk e mbyll me krijimtari­në, por edhe me karakterin e Velos, si mendjemadh, të pashoqërue­shëm, mospërfill­ës, etj.. dhe janë arkaikë. Këta janë njerëz të pazotë, etj., pikëpamjet e tij janë shprehur edhe me shkrim. Ka paraqitur në Lidhjen e Shkrimtarë­ve mbi "Gdhendësit" popullorë ku ka mjaft gabime ideologjik­e.

Në një rast më ka ardhur mua në Lidhje dhe së bashku me Petraq Kolevizën, më kërkoi që unë të asistoja në një mbledhje që do të bënte organizata e Partisë dhe kolektivi ku punonte Maksi, rreth krijimtari­së së gabuar të tij se krijimtari­a e tij nuk është ashtu si thonë ata dhe, sepse këta nuk marrin vesh nga arti dhe nuk kuptojnë disa gjëra.

Unë, thotë Kujtimi, i fola për këtë dhe i thashë që të shpjerë krijimtari­në e tij dhe ta shikojë kolektivi, por nuk e bëri këtë gjë. Dhe në veshje ky paraqitet shpesh shumë ekstravaga­nt. Është shumë individual­ist dhe nuk shoqërohet shumë.

Për këtë di se para vitit 1960 ky i ka shitur të huajve ikona të mbledhura në kishat, sepse ky është mbledhës i këtyre. Ka pas një farë shoqërie edhe me Ksenofon Dilon, i cili kur ka qenë sekretar për pikturën i ka dhënë edhe televizor. Për këtë them se është një element që në gjithë punën që është bërë, është i pamoralshë­m dhe ka koncepte të rrezikshme për artin. Punëtori operativ

INFORMACIO­N

Sipas kërkesës të punonjësit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme, shokut Besnik Shehu, po informojmë për sa dimë lidhur me sh. Maks Velo ish- anëtar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Me pranimin në Lidhje, gjatë vitit 1970- 1971 të një grupi arkitektës­h në gji të kësaj organizate, u fut edhe arkitekti

Maks Velo. Ai, krahas problemeve që lidheshin me arkitektur­ën filloi të merrej edhe me skica e vizatime edhe pikturë në vaj. Gjithashtu, duke pretenduar se është njeri me kulturë dhe se merr vesh nga të gjitha fushat, filloi edhe të teorizojë dhe të marrë pjesë në disa diskutime krijuese. Krijimtari­a e Maks Velos përmblidhe­t në tre drejtime: 1) Në fushën e arkitektur­ës 2) Në lëmin e arteve figurative 3) Mendimet dhe teorizimet e tij për artin dhe letërsinë, për arkitektur­ën

Ne si Lidhje e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, nuk disponojmë asnjë dokument dhe proces- verbal ku të kemi mendimet e tij para Plenumit të 4- të të KQ. Pas Plenumit, kur ne filluam detyrën në Lidhje ai nuk është aktivizuar, bile në vitin 1975 është përjashtua­r nga Lidhja për qëndrimin e tij formalist në krijimtari, moral dhe për teorizimet që ai ka bërë, për qëndrimin egoist dhe mendjemadh ndaj shokëve krijues, si përçarës i unitetit të artistëve, si njeri që nuk ka bërë asnjëherë autokritik­ë për bindjet e tij borgjezo- revizionis­te.

Nga sa kemi mundur të informohem­i, për problemet e mësipërme, shoku Maks Velo, në fushën e arkitektur­ës ka shfaqje të formalizmi­t, ka në lartësinë e kateve të ATSH- së, ofiçinat në Kukës dhe Peshkopi projektuar nga Zyra e Urbanistik­ës e projektimi­t të Tiranës me anëtar Maks Velon, ndërtesa karshi MAPO- s Nr. 1 në Tiranë, etj.. Për këto probleme është kritikuar në Ministrinë e Ndërtimit, në Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit të Tiranës dhe këtu në Lidhje.

Sidoqoftë, për probleme të arkitektur­ës, më qartë dhe më mirë mund të bisedohet me sh. Sokrat Mosko, i cili ka qenë kryearkite­kt i Tiranës.

Në fushën e arteve figurative sh. Maks Velo ka krijuar disa punime, një pjesë e të cilave janë ekspozuar në disa ekspozita.

Punimet e tij janë paraqitur në Ekspozitën e parë të Pranverës, në vitin 1972, ishin krijime të realizuara me mjete formaliste, ekspresion­iste sipas modeleve borgjeze dhe revizionis­te. Peizazhi i paraqitur në këtë ekspozitë krijonte një gjendje tepër shqetësues­e përmes koloritit të egër dhe irreal, njollave që ngriheshin nga toka në qiell në formë shtëllunga­sh që të krijonin kaos dhe pasiguri. Për këtë vepër, M. Velo është kritikuar bashkë me E. Gjergon, A. Osekun dhe E. Hiku në Plenumin e Lidhjes të vitit 1973, në frymën e Plenumit të 4- ët të KQ të PPSH- së. Gjithashtu, M. Velo në vitin 1971 është përgatitur për një ekspozitë personale, të cilën e pruri për ta parë në ish- sallat e ekspozitav­e ( sot aneks i Teatrit Popullor). Ajo përmbante rreth 40 punime, mostra të artit modernist të të gjitha formave, izmave dhe rrymave. Veçanërish­t të ndikuara nga ekspresion­izmi, abstraksio­nizmi, etj.. Këtë koleksion e kam parë bashkë me sh. Dhimitraq Trebicka ( Drejtor i Galerisë së Arteve) dhe i thamë që ajo është shfaqje e ideologjis­ë së huaj, janë vepra të realizuara nën ndikimin e rrymave moderniste dhe se Ekspozitë me këto punime nuk mund të hapet. Nuk e dimë se ku bisedoi e me kë bisedoi më tutje. Por fakti është që ajo ekspozitë nuk u hap. Në të, në mes të tjerash, me sa mbaj mend, ka qenë edhe portreti i A. Moisiut duke pirë me kafkën e një të vdekuri - shprehje flagrante e simbolizmi­t dhe thurjes borgjeze të artit, shprehje e filozofisë idealiste. Në të mbizotëron­in ngjyra të errëta të grimcuara me drita violet, verdhë, kuq, etj..

Një vepër tjetër formaliste janë punimet e vendosura në Hotel "Drini" në Tiranë të cilin e projektoi vetë M. Velo. Ato ishin rrahje në bakër, në natyrën primitive, vëllime pa formë dhe vërtetësi, realizuar nën ndikimin e zbukurimev­e formaliste të hoteleve dhe restorante­ve perëndimor­e. Këto punime, pas Plenumit të 4- ët të KQ të PPSH janë hequr nga këto ambiente.

Ne si Lidhje e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, nuk disponojmë asnjë dokument dhe procesverb­al ku të kemi mendimet e tij para Plenumit të 4 të KQ. Pas Plenumit, kur ne filluam detyrën në Lidhje, ai nuk është aktivizuar, bile në vitin 1975 është përjashtua­r nga Lidhja për qëndrimin e tij formalist në krijimtari, moral dhe për teorizimet që ai ka bërë, për qëndrimin egoist dhe mendjemadh ndaj shokëve krijues, si përçarës i unitetit të artistëve, si njeri që nuk ka bërë asnjëherë autokritik­ë për bindjet e tij borgjezo- revizionis­te

 ?? ( MAJTAS) ?? MAKS VELO PIKTORI KUJTIM BUZA DHE DOKUMENTET E SIGURIMIT
( MAJTAS) MAKS VELO PIKTORI KUJTIM BUZA DHE DOKUMENTET E SIGURIMIT
 ??  ?? MAKS VELO
MAKS VELO
 ??  ?? Faksimile e dokumentit mbi denoncimin e vjehrrës së Velos
Faksimile e dokumentit mbi denoncimin e vjehrrës së Velos
 ??  ?? Faksimile e informacio­nit përpiluar nga Kujtim Buza
Faksimile e informacio­nit përpiluar nga Kujtim Buza
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania