Panorama (Albania)

Kaosi në Siri

- KERSTEN KNIPP* * D. W.

Të përpiqesh të kuptosh logjikën e fuqive ndërhyrëse në Siri, është si të merresh me një matematikë të zvetënuar. Kush, me kë dhe pse bën pakt? Asnjë llogari nuk del e saktë, ekuacionet vlejnë vetëm për disa ditë dhe rrëzohen sërish. Pastaj analiza fillon nga e para, nga zeroja. Kaos i ri, përpjekje e re për të kuptuar logjikën e aleancave derisa në fund të ditës e kupton se edhe supozimet e reja do të qëndrojnë vetëm për një kohë të shkurtër. Do të thotë: Motivet e aktorëve e kanë humbur logjikën. Së paku logjikën, që qëndron pak më gjatë se disa ditë a javë.

Le të marrim si shembull marshimin e turqve në Afrin. Shumë analistë mendojnë se Moska i ka dhënë Ankarasë dritën e gjelbër për këtë hap. Rusia, fuqia mbrojtëse e Asadit? Po përse? Moska hesht. Një hipotezë: Me hyrjen e saj në Siri, Turqia provokon edhe SHBA- të që janë partnere të kurdëve sirianë. Një tëhuajtje pra, ndoshta një konflikt ndërmjet dy partnerëve në NATO. Supozohet që ky tension t’i konvenojë Rusisë sepse ajo minon kohezionin brenda NATO- s - një efekt ky i mirëseardh­ur edhe duke pasur parasysh tensionet në Ukrainë.

LOJËRA CINIKE PUSHTETI

Të tjerë mendojnë se Rusia mund ta ketë hallin gjetkë. Drita e gjelbër për marshimin e Turqisë në Siri bën që e para të ngecë në një luftë konsumuese, të dalë e dobësuar prej saj dhe në fund të kthehet nga Rusia. Atëherë i bie që në ndeshjen mes Rusisë dhe Turqisë të jemi 1: 0 për Rusinë.

E tëra kjo nuk ka shumë të bëjë më me Sirinë. Janë lojëra për pushtet, të nxitura me një mizori të paparë. Turqia, sidoqoftë një anëtare e NATO- s, pushton pa kurrfarë skrupulli një vend të huaj. Irani selitet në Siri, blen toka, krijon kompani, ndërsa mullahët në Teheran janë të lumtur që me dhe falë ndihmës së Perëndisë mund ta kërcënojnë drejt e nga Golani Izraelin e urryer prej tyre. Veç kësaj dëgjohet si tallje, që pikërisht ata që janë mjeshtra për të shtypur, akuzojnë tani qeverinë turke për shpërfillj­e të të drejtave të njeriut, gjë që në Iran ndodh përditë.

TUNDIMI I EUROPËS

Siri, skena të një lufte totale. Një lufte që e ka humbur drejtimin e saj dhe që mesa duket nuk e gjen as atëherë kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmër­on se në rast të një sulmi të ri me gaz helmues, do të dërgojë trupa në Siri kundër regjimit të Assadit. Macroni prej kësaj do të dilte i fituar, sepse do ta prezantont­e veten nën shkëlqimin e pozës së tij të preferuar, pozës së humanizmit. Një humanizëm, për të cilin nuk mund të thuhet se po ndihmon për të përfunduar luftën. A thua Macron me të vërtetë do të dërgojë avionët luftarakë kundër atyre rusë?

Europa nuk është fuqi e madhe ushtarake në Siri, e Franca, pas ndërhyrjes me pasoja katastrofa­le në Libi - ndërhyrje kjo e nxitur nga filozofi i shtetit, Bernard- Henri Lévy - ka arsye të mendohet mirë në këso rastesh. Ndryshe, vendi ka rrezik të bëhet pre e vogëlsirav­e taktike që bëjnë aktorët e mbledhur atje në vendin e shkatërrua­r nga bombat. Viktimat e tyre janë ata që patën fatin e keq të lindeshin në atë vend, banorët e Afrinit dhe të Gutës Lindore.

MËKATI ANTIXHIHAD­IST

E parë nga sot, duhet thënë se nuk ishte aspak e mençur që Aleanca Ndërkombët­are kundër të ashtuquajt­urit “Shtet Islamik” nisi në verën e vitit 2014 ofensivën kundër bandave vrastare xhihadiste pa marrë legjitimit­et ndërkombët­ar. Ky qe mëkati i parë, që u pasua nga shumë të tjerë. Kundër këtyre tani nuk mund të thuhet më asgjë e besueshme: Sulmuesit që dënojnë sulmuesit nuk flasin nga një pozitë e favorshme.

Po doli mirë, atëherë edhe lufta ka ligjet e saj, sado të zymta. Por kur i humb ato ligje, siç po ndodh tashmë prej kohësh në Siri, atëherë ajo shndërrohe­t në një batërdi arbitrare, e nxitur nga mjeshtra cinizmi që nuk kanë asnjë synim të ndershëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania