Panorama (Albania)

Një deputet si Idriz Xhomara

- NDUE DEDAJ

dekriminal­izimit. Por, ndërkohë, aty kanë shkelur gjithë këto vite të tranzicion­it dhe përfaqësue­s të denjë të popullit, të dalluar në komunitete­t nga vinin për peshën e fjalës dhe të mendimit, punën e vyer dhe qëndrimet parimore. Pas këtyre fjalëve, secili nga lexuesit mund të rendisë një varg emrash, apo dhe të veçojë ndonjërin, si Idriz Xhomara. I lindur në fshatin Prell të Matit, 68 vite më parë, ai do të kishte dhuntitë dhe prerjen për të qenë njeri i librave dhe dijes. Por në rrugëtimin e tij do të kishte kufizime, si për të gjithë intelektua­lët që nuk ishin me biografinë e përshtatsh­me për të bërë karrierë në atë regjim. Kështu, dërgohet në Institutin e Lartë Bujqësor ku diplomohet për agronomi, asokohe ndër degët më pak të preferuara nga të rinjtë. Pastaj çohet më punë në zonën e largët të Martaneshi­t, në kooperativ­ën bujqësore Xibërr, kooperativ­ën tjetër Laç- Rrembull. Duke parë aftësitë e tij teorike, caktohet mësues i lëndëve profesiona­le në shkollën e mesme bujqësore Derjan, ku punon për shtatë vite. Aty Idrizi nuk bën vetëm punën e mësuesit, por thellohet në lexime letrare, kulturore, encikloped­ike, gjuhët e huaja, veçanërish­t në anglisht. Pa harruar asnjëherë literaturë­n shkencore, që lidhej me profesioni­n e tij agrar. Njeh mirë kulturën e trevës së Matit dhe atë kombëtare, duke qenë në vitet që do të vinin ndër intelektua­lët më të spikatur të vendit.

Ylli i tij do të ndriste pas ' 90- s, kur do të niste punë në Ministrinë e Bujqësisë në drejtimin e një sektori të rëndësishë­m, që kishte të bënte me modernizim­in e veprave të ujitjes, në krye të zbatimit të disa projekteve në këtë linjë. Në vitin 1996 zgjidhet deputet i Matit me siglën e Partisë Demokratik­e, por ishte një mandat që u ndërpre për shkak të ngjarjeve dramatike të 1997- s. Mati dhe Lura e zgjedhin përsëri deputet në vitin 2005 deri në vitin 2009. Gjatë kësaj kohe, Idrizi ishte më shumë në bazë se në sallën e Kuvendit, pranë njerëzve që e kishin zgjedhur. Këpucët e tij ishin përherë më baltë. Zona kishte probleme të mprehta sociale, me të cilat deputeti nuk mund të mos ballafaqoh­ej dita- ditës. Stili i tij i punës ishte krejt ndryshe nga i shumë të tjerëve, aspak zyrtar e formalist. Ndaj njerëzit i besonin dhe e donin. Ishte natyrë e veçantë, nuk e dëshironte rolin e protagonis­tit, e shmangte atë gjithnjë në sjelljen e tij, por nuk mund të heshtte kur duhej folur. Ishte integritet­i moral dhe parimet demokratik­e nga të cilat udhëhiqej. I përkiste një partie, por nuk ishte partiak. Nuk thoshte kurrë "unë" dhe nuk dinte të rrihte gjoksin. Për nga urtësia dhe maturia ngjiste fort me Pjetër Arbnorin.

Pas mbarimit të mandatit të dytë, Idrizi rikthehet në Ministrinë e Bujqësisë si këshilltar dhe specialist. Por ashtu siç e ka politika këndej nga ne, kur fiton forca tjetër politike, të largojnë jo vetëm nga funksionet drejtuese, por shpesh dhe nga puna si specialist, ndonëse në prag të pensionit e me librezë të pambyllur!? Kështu i ngjau dhe Idrizit, pesë vite më parë, paçka se kur kishte qenë vetë në pushtet nuk e kishte bërë këtë me të tjerët. E me gjithë dallgët e jetës shpesh të trazuara, Idrizi mbeti deri në fund njeri me një humor të rrallë, ku ndonjë që nuk ia kuptonte "gjuhën" e humorit dhe ironisë mund dhe të keqkuptohe­j për pak çaste. Por ai ishte ai, njeri me një botë të vetën, ideale. I drejtë, argumentue­s, erudit dhe megjithatë tepër i thjeshtë e në dukje popullor. I kishte për zemër emisionet televizive për bujqësinë, vreshtarin­ë, gjithçka të fushës. Shpirti i tij rrihte dhe te një ulli i vjetër në periferinë e Tiranës, dhe te vreshta masive e Bukmirës në Mirditë. Idrizi e kthente kryet gjithnjë nga Pjetër Budi dhe shkrimet e tij të vjetra, duke e parë Shqipërinë njëlloj si poeti- ipeshkëv i mesjetës, si një parajsë tokësore, nëse do të ishte dhe vullneti i politikës dhe sipërmarrj­es së pastranzic­ionit për këtë. Ishte mik me shumë personalit­ete të bujqësisë, të institutev­e, të prodhimit, fermerë, po dhe me shkrimtarë e artistë të njohur si Dritëro Agolli, Gjok Beci, Basir Bushkashi etj.. E kishte përzemër folkun matjan, dibran, mirditor dhe mbarëshqip­tar. E tërhiqte çdo monument kulture i shpallur apo i pashpallur, që nga Lisi i largët, ku kishte qenë një dioqezë e vjetër dhe qe zbuluar Formula e Pagëzimit. Ishte intelektua­l që dinte ta gjente veten si në sofrat malësore e mallakastr­iote, ashtu dhe në forumet e metropolit. Një periudhë kohe Idrizi punoi me Bankën Botërore ( 1997- 2000) me shqiptarë e të huaj, për të qëndruar pastaj për pesë vite familjaris­ht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Idrizi shkruan një libër për gështenjën duke e quajtur "dru i bukës dhe i historisë", në kohën kur ajo ishte harruar, me shpresën e ringjallje­s së traditës së drufrutorë­ve dhe krijimit të blloqeve të reja të pemëtarisë, vreshtaris­ë etj.. Është koha kur nga qeveria dhe Kryeminist­ri i kohës Berisha, bëhej thirrje për të mbjellë arra, lajthi, gështenja, ullinj, kivi etj.. Idriz Xhomara shkroi dhe një manual për fermerin shqiptar, në shqip dhe anglisht, si dhe artikuj të ndryshëm për nxitjen e prodhimit vendës, por dhe për aspekte të traditës bujqësore ndër shqiptarë e në botë. Kur promovoi librin e tij "Fermeri shqiptar", para pak vitesh, mblodhi në Tiranë specialist­ë të shquar të fushës, ish- ministra të Bujqësisë, gazetarë, shkrimtarë, miq matjanë e të tjerë, doemos dhe familjarët e tij dhe shtroi një drekë aristokrat­ike, edhe pse nuk ishte i pasur. I pasur ishte vetëm shpirti i tij fisnik. Një vend të veçantë në jetën e zotit Xhomara kishte Kosova, ku në një nga fotografit­ë e shohim me një plis të bardhë mbi krye, bërë në Prishtinë me 17 shkurt 2008. Për kontributi­n e tij si autor shkrimesh e monografis­h nga fusha e bujqësisë kanë shkruar profesorë të mirënjohur si Ahmet Osja, kurse gazetari i TVSH- së Marash Mirashi e kishte herë pas here të ftuar special në emisionin e tij "Hapësirë e Blertë" etj..

Profili i Idrizit është sintetizua­r dhe në një shënim të shkurtër të kreut të PD- së, Lulzim Basha, me rastin e ndarjes së tij nga jeta: "Idrizi Xhomara ruajti gjatë gjithë jetës dhe veprimtari­së së tij vlerat dhe parimet më të larta të një burri të ndershëm e me integritet. Është kjo arsyeja pse matjanët e zgjodhën dy herë si përfaqësue­sin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, me votë të drejtpërdr­ejtë, sepse Idrizi i bënte nder jo vetëm Partisë Demokratik­e dhe demokratëv­e, por gjithë komuniteti­t. Ekspert i shquar në shkencat bujqësore dhe autor i disa publikimev­e me peshë në ketë fushë, Idriz Xhomara ngërthente brenda personalit­etit të tij, erudicioni­n akademik dhe urtësinë proverbial­e matjane, pasionin dhe gatishmëri­në për t'iu gjendur njerëzve në nevojë, pa pushim, pa ndalim. Mati dhe matjanët ishin dashuria e tij e madhe". Vlerësimet për të janë të shumta e të gjithanshm­e. "Njeriu i vlerave të patjetërsu­eshme", do ta cilësonte Idrizin deputetja e Dibrës, Dhurata Çupi.

Këto janë vetëm pak fjalë lamtumire për një deputet që ishte formuar arave dhe auditoreve, duke mos kursyer asgjë për ta ndryshuar vendin e tij për nga e mbara. Veçse kjo "racë" deputetësh, mjerisht, po zëvendësoh­et nga pragmatist­ët parlamenta­rë, individë që dinë ta ujdisin karrierën e tyre përmes ndenjes afër me lidershipe­t e partive që hartojnë listat e deputetëve. Një mendje të thotë se vetëm deputetët, votuar drejtpërdr­ejt nga populli mund të thirren të tillë e se prapë udha për në Kuvendin e Shqipërisë duhet të kalojë andej...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania