Panorama (Albania)

Vendimi i Qeverisë, kush refuzon të punojë i hiqet ndihma ekonomike

RAMA: PERSONA 25- 45 VJEÇ QE NUK PRANOJNE TE PUNOJNE

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha e cilësoi mashtrim deklaratën e Kryeminist­rit Rama, sipas të cilit, qytetarët refuzojnë të punësohen me 400 mijë lekë në fabrika sepse duan të përfitojnë ndihmën ekonomike prej 50 mijë lekësh dhe të rrinë në shtëpi. “A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati, se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe??? Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursion­in e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme”, shkruan Basha në “Facebook” si reagim ndaj Kryeminist­rit Rama. Edhe të enjten në Kuvend, debati mes kreut të opozitës dhe Kryeminist­rit Rama u fokusua te përjashtim­i i një numri të madh qytetarësh nga ndihma ekonomike. “Sot, Rama tregoi që është njeri i pandjeshëm, asnjë dhembshuri për qytetarët që sot gjenden me sytë nga qielli, me prindër e fëmijë më barkun bosh. Ky është një realitet që është 1 km nga ky vend që ndodhemi sot, imagjinoni në fshatrat e tjera të Shqipërisë. Rama e ka faktuar, dhe e faktoi dhe sot, që zgjedh të anatemojë opozitën që të fshehë të vërtetën se është autori i braktisjes së këtyre familjeve. Natyrisht që kush ka abuzuar, nuk meriton ndihmë, por kjo është një alibi e Ramës. Ne do luftojmë me të gjitha mjetet e format që kjo emergjencë kombëtare të marrë fund. Kujt i është hequr ndihma, ta përfitojë atë. Vendi ka nevojë që ekonomia të çlirohet nga oligarkët e Ramës”, u shpreh Basha pas seancës parlamenta­re, ndërkohë që PD ka kërkuar seancë me debat me Kryeminist­rin në Kuvend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania