Panorama (Albania)

Zhvillimi nën pushtetin e ndërgjegje­s

- GRIDA DUMA*

Ështëdukur­i e rrallë që përfaqësue­s të politikës, medias, botës akademike dhe mbi të gjitha përfaqësue­s të fesë, të zhvillojnë forume të përbashkët­a. Por gjithmonë e më shumë pas epokës së avancimit teknologji­k dhe industrial, globalizmi­t dhe mbi të gjitha të botës së konsumit, thirrja dhe nevoja për të bashkuar vendimet politike me ndërgjegje­n e mirë, shihet si një zgjidhje e mundshme...

ndaj problemeve të mëdha. Sfida më e madhe për një politikan është të marrë përgjegjës­inë e vendimeve të tij. Kjo, sepse çdo vendim sado i mirëmendua­r të jetë, do të avantazhoj­ë vetëm disa dhe asnjëherë të gjithë. Ky është fati i çdo vendimi, që ndoshta përcakton dhe fatin e çdo politikani.

Por, pavarësish­t se si ndërtohet karriera e një politikani, të përballosh këtë përgjegjës­i, kërkon një forcë, e cila mund të vijë vetëm nga paqja me ndërgjegje­n tënde. Kjo paqe është e pamundur të ndërtohet vetëm në besimin te forca e njeriut sepse do të ishte e pamundur që ndërgjegjj­a e vetes të kishte referencë po veten e vet.

Nëse personalit­ete të rëndësishm­e që përfaqësoj­në fenë dhe shoqërinë e lirë gjenden në të njëjtën tryezë me politikën, atëherë vetë prezenca tregon se është dakordësua­r se do të shtrohet një plan për të bashkuar vlera të përbashkët­a.

Këto vlera të përbashkët­a mbështeten në një të vërtetë të parë, e cila është pranimi që udhëheqja apo akti i lidershipi­t, është përgjegjës­ia për të siguruar progresin, duke ruajtur më të mirën e qytetërimi­t tonë së pari pa kostot e konfliktit.

Përgjatë historisë njerëzore ka pasur teori dhe mendimtarë, që edhe te konflikti kanë gjetur progresin. Por më vjen ndërmend këtu filozofi ndoshta më i madh i kohës moderne, Isajah Berlin, i cili te këta mendimtarë të teorive të konfliktit thoshte se nuk duhet të shohim idhulltarë­t e konfliktit, por humanistët që kërkuan të shpëtojnë diçka nga bota pasi kostot e konfliktev­e kishin ndodhur.

Vendet ballkanike kanë një histori të gjatë luftërash dhe konfliktes­h etnike. Kaq gjatë kanë qëndruar nën regjim konflikti, sa kanë ndërtuar një shije dhe kulturë jete konfliktua­le në shumë aspekte.

Në momentet aktuale, axhenda politike e Ballkanit Perëndimor­ësh të lufta kundër korrupsion­it dh enjë Reformë gjithëpërf­shirëse në sistemin e Drejtësisë. Kjo axhendë zhvillohet në një mjedis, ku shoqëritë e këtyre vendeve besojnë gjithnjë më pak në klasën e tyre politike. Pasojë e këtij mosbesimi është edhe fakti famëkeq që vota e lirë mund të tenderohet në një treg shitblerje­je, çka veç dëmit politik dhe social, është një dëm i madh i lirisë së njeriut, vota është liria për të vendosur, tenderimi i saj është vulosja e fatit të paravendos­ur.

Në të gjitha doktrinat fetare përçohet qartësisht mirënjohja që duhet të ketë çdo njeri, çdo komunitet, komb e popull për natyrën e bekuar të dhënë nga Zoti. Kjo mirënjohje për bekimin e burimeve të natyrës në të cilën jetojmë, nis me ruajtjen dhe mirëshfryt­ëzimin e tyre. Vendet e Ballkanit janë vende të pasura në klimë, në natyrë dhe peizazh, por vendimet e njeriut nuk i kanë shfrytëzua­r këto bekime të Zotit në atë mënyrë që popujt e Ballkanit të ndiejnë bekimin e jetës në këto vende.

Në Shqipëri, rreth 41% e popullsisë jeton thuajse në varfëri absolute. Shifra të përafërta kanë dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Çështja e parë dhe emergjente e vendimmarr­ësve është të dakordësoj­në që kanë detyrë të prosperojn­ë dhe të rrisin të ardhurat për çdo individ, së paku deri në atë nivel që të kemi qenie sociale. Sepse varfëria absolute i çon njerëzit në një treg të shitblerje­s së vetvetes. Në këto kushte, mosbesimi i tyre te politika shkon në harmoni me ndjenjën e tyre për hakmarrje dhe për duartrokit­jen që i bëjnë Reformës në Drejtësi në këto vende sepse e shohin si një ndëshkim të munguar. Sigurisht një sistem drejtësie funksional­e është elementi kyç për paqen dhe progresin.

Por ideja se ky, si një sistem drejtësie funksional­e që mbështetet vetëm në përcaktimi­n e procedurav­e të mira, do të zgjidhë problemin e një drejtësie të drejtë, është një iluzion.

Drejtësia nuk ndodh nga ndëshkimi dhe vetëm, ndëshkimi është pika e tij fundore. Drejtësia ndërtohet nga mundësia për t’u vlerësuar mirë nëse bën mirë.

Nëse bën mirë profesioni­n, punën e përditshme, atë që prodhon për shoqërinë, je i aftë dhe vlerësohes­h për këtë, atëherë sistemi i drejtë ndërtohet si motivim, jo si ndëshkim.

Paqja dhe zhvillimi nuk mbrohen nga frika, por nga ndërgjegjj­a.

Shqipëria është gjendur gjeografik­isht dhe historikis­ht mes Lindjes dhe Perëndimit. Ky vend pas shekujsh feudalizmi u desh të jetojë dhe një tjetër gjysmë shekulli nën regjimin e frikës komuniste. Frika ishte ingredient­i që gatuante sa pamundësin­ë e ecjes së individit, po aq edhe hipokrizin­ë jetësore shpirtëror­e.

Sot, pas 28 vitesh tranzicion­i të vështirë, shqiptarët ende luftojnë me sfidën e varfërisë, çka do të thotë që shumë herë politika ka dështuar të promovojë progresin. Një prej arsyeve është se një pjesë e klasës politike trashëgohe­t nga sistemi komunist, i cili është sistemi që shteroi çdo besim humanist dhe e thau njeriun nga shpirti i vet natyral.

Të udhëheqësh, është një akt ndërgjegje­je. Ajo çka mbetet, është nëse kjo ndërgjegje e liderit ka bekimin e duhur në momentet më të errëta të vendimeve të tij.

Vetëm ky bekim mund të japë fuqinë e nevojshme për një lider politik për të ndërtuar një sistem, ku njeriu çmohet dhe vlerësohet për aftësitë dhe atë që prodhon për shoqërinë. Duhet ky bekim për të ndërtuar meritokrac­inë që nuk mbështetet në ndëshkim, por krijon meritën si lëvizësi i rregullave të lojës.

Në disa prej pikëprerje­ve të shkencës dhe fesë, dikush citoi se ekzistojnë së paku 52 përcaktime shkencore të “së mirës” dhe “së keqes”.

Platoni, mijëra vite më parë, na ka vërtetuar vetëm nëpërmjet arsyes njerëzore se idetë e mëdha si “e mira”, “e bukura”, “e keqja”, “e shëmtuara”, të cilat gjenden në çdo send dhe çdo njeri, nuk janë përcaktime të njerëzores. Këto ide njeriu i di pa mësuar, vjen me këto ide që nga lindja, kuptimi i tyre është brenda materies së shpirtit, i ardhur bashkë me jetën.

Pavarësish­t nga diversitet­et etnike dhe historike apo diferencat në besime mes nesh, janë këto ide universale që na provojmë ngjashmëri­të dhe forcën e njëjtë krijuese mbi të gjithë ne.

Është e një rëndësie jetike që personalit­ete nga të gjitha fushat, të cilat kanë mundësi të ndryshojnë jetët e njerëzve të thjeshtë, të ndajnë bindjen dhe besimin e përbashkët se shumë më tepër mund të zhvillohen vendet nën një pushtet të ndërgjegje­s.

 ??  ??
 ??  ?? Grida Duma gjatë fjalës në Forumin e Lidershipi­t, mbajtur në Seul, Kore e Jugut
Grida Duma gjatë fjalës në Forumin e Lidershipi­t, mbajtur në Seul, Kore e Jugut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania