Panorama (Albania)

Tahiri i përkushtoh­et palestrës. Ish- banorja e “Big Brother”: Roli si prostitutë në Londër

“PANORAMA PLUS”/ DUA LIPA NE LIDHJE TE KOMPLIKUAR­A, SI E LA MUZIKANTIN PER T’U RIKTHYER TE KUZHINIERI

-

Margaret Shllaku është modelja 23- vjeçare nga Shkodra, që u shpall fotomodelj­a më e mirë në botë në garën “Best Model of the World 2017”, në Paris të Francës. E pasionuar pas modës dhe diplomacis­ë, Margaret zbulon për “Panorama Plus” dyzimin mes të dyjave, sekretet e bukurisë origjinale dhe martesën si një vendim të largët.

U shpalle "Best Model of the World 2017", çfarë vlere ka kjo kupë për karrierën tënde si modele?

Ky trofe për mua, në radhë të parë, ka një vlerë morale ndaj vendlindje­s sime, Shqipërisë, pasi unë, për fat të mirë, emrin e vendit tim e ngre lart e më lart. Pastaj, është një trofe që më bën të ndjehem e realizuar në fushën e modelingut deri më sot.

Pak vajza shqiptare ia dalin të marrin famë nëpër botë. Synimet e tua cilat janë në të ardhmen?

Unë i marr gjërat me shumë sportivite­t dhe them gjithmonë se mjafton që është një eksperienc­ë e veçantë dhe është jashtë Shqipërisë. Por kur shikon që mund të triumfosh dhe mund të bëhesh një ambasadore e mirë e vendit tënd nëpër botë, atëherë synon gjithnjë e më lart jo vetëm në fushën e modelingut, por edhe nga ana e fushës që unë kam zgjedhur të studioj, pra, “Marrëdhëni­e ndërkombët­are”. Pra, synimet e mia janë gjithnjë në rritje, e në çdo fushë të jetës. Ndërkohë, ke realizuar disa foto të reja ku dukesh

Femra duhet të trajtohet në çdo moshë aq sa është e nevojshme, jo vetëm pas moshës 30- vjeçare. Ne kemi nevojë për trajtime, pastrime apo injektime. Sa më i hershëm kujdesi, aq më shumë do të ruajmë freskinë dhe origjinali­tetin. Sapo takojmë një femër, e shikojmë sesa ajo është e krehur, e pastër dhe në tërësi e kuruar, pra, sa më herët të nisim përkujdesj­en, aq më të reja do të mbetemi

shumë seksi. A mund të na tregosh armën e joshjes femërore, që përdor ti?

Arma ime mendoj se janë sytë, që gjithmonë më shkëlqejnë dhe qeshin njëkohësis­ht.

Nëse dikush do të kërkonte martesë në këtë moment të jetës, ç’kërkesa ke ti për ta pranuar propozimin?

Një martesë në këtë moshë, kur isha e vogël më dukej shumë normale, por tani s’më duket aspak. Asnjëherë nuk i dihet sesi vijnë rrethanat, apo ndjenjat, por unë në këtë moshë nuk do të thosha “PO”.

Në tregun aktual të modës, si mund t'ia dalësh që të depërtosh? Me shumë çiltërsi dhe me shumë besim në vetvete, është kryesorja, por kur ke edhe mbështetje­n e familjes e të shoqërisë së ngushtë gjithmonë do të depërtosh. Asnjëherë nuk duhet të merret me frikë dhe duke menduar sesa shumë vajza të tjera ka më të mira apo me profesiona­le. Kjo, sepse secila ka bukurinë dhe veçantinë e vet, që e bën të kërkuar në këtë fushë. Po të fitosh shumë para?

Të fitosh para nga modelingu në Shqipëri nuk është se mund ta thuash me gojën plot, por duhet menduar mirë me kë bashkëpuno­n.

Në këtë shekull të bukurisë estetike, a mund të na zbulosh disa sekrete të ruajtjes së bukurise origjinale? Femra duhet të trajtohet në çdo moshë aq sa është e nevojshme, jo vetëm pas moshës 30- vjeçare. Ne kemi nevojë për trajtime, pastrime, apo injektime. Sa më i hershëm kujdesi, aq më shumë do të ruajmë freskinë dhe origjinali­tetin. Sapo takojmë një femër, e shikojmë sesa ajo është e krehur, e pastër dhe në tërësi e kuruar, pra, sa më herët të nisim përkujdesj­en, aq më të reja do të mbetemi.

Ti je për linjat elegante, apo për format e kolme si të Kim Kardashian?

Dua shumë që të shëndoshem, por pastaj mendoj që jam shumë më mirë kështu. Asnjëherë s’ndihem e vendosur si është më mirë, kështu që njeriu si të ndjehet më rehat ashtu është më bukur.

 ??  ?? SAIMIR TAHIRI DUKE DALE NGA PALESTRA ( MAJTAS) FAQJA E PARE E “PANORAMA PLUS”
SAIMIR TAHIRI DUKE DALE NGA PALESTRA ( MAJTAS) FAQJA E PARE E “PANORAMA PLUS”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania