Panorama (Albania)

Aksidenti, 23- vjeçarja u kthye në Port, Italia kërkoi të hetohej

Elena Abdillarin e ktheu edhe Rinasi në janar, pas sinjalit nga italianët. Dyshohej se ushtronte veprimtari të jashtëligj­shme

- DURRES/ Manager.

Punonjësit e pikës kufitare në Portin e Durrësit i refuzuan rrugëtimin drejt Italisë Elena Abdillarit, 23- vjeçares që humbi jetën po atë natë në aksident, bashkë me taksistin që do ta kthente atë sërish në Tiranë.

Sipas të dhënave, vajza është paraqitur për check- in në Portin e Durrësit, por nuk ka mundur të vazhdojë më tej pasi nuk është lejuar nga Policia Kufitare. Gjatë muajit janar, 23vjeçarja kishte tentuar të udhëtonte drejt Italisë nëpërmjet Rinasit. Por pas kontrollit në pikën kufitare, ajo ishte kthyer mbrapsht dy herë. Pasi nuk është lejuar të udhëtojë nga Rinasi, Elena Abdillari ka tentuar mbrëmjen e së mërkurës të udhëtojë me traget, nëpërmjet Portit të Durrësit. Por as në Durrës nuk është lejuar kalimi i saj e për rrjedhojë, vajza ka marrë një taksi për t’u kthyer në Tiranë. Ndonëse pas liberalizi­mit të vizave kalimi në vendet fqinje konsideroh­et i lirë, sipas të dhënave nga Policia, për 23- vjeçaren ishte dhënë sinjal nga pala italiane për ta verifikuar. Kjo, pasi hyrje- daljet e saj në këtë shtet kishin qenë kaq të shpeshta ( 14 herë në vitin 2017), aq sa Policia vendase kishte dyshime se hyrjet e saj ishin për të ushtruar aktivitet të paligjshëm ( prostituci­on). Nëse punonjësit në pikën kufitare lejojnë kalimin e personave. për të cilët është kërkuar verifikim apo hetim, ata vihen para përgjegjës­isë për shkelje të detyrës. Në këto kushte, ata i bien shkurt, duke mos lejuar kalimin drejt vendeve të Shengenit këta persona, edhe nëse ata rezultojnë me dokumentac­ion të plotë. Nëse vajza do të ishte lejuar të udhëtonte drejt Italisë, do të ishte shmangur aksidenti tragjik që i mori jetën asaj dhe taksistit 60- vjeçar, Bujar Agalliu.

Prokuroria e Durrësit tashmë ka zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur në Maminas. Akti i ekspertimi­t autoteknik të aksidentit që sh- kaktoi dy të vdekur, ka mbërritur tashmë në tryezën e organit të akuzës, i cili pasi ka analizuar provat materiale të grumbullua­ra në vendin e ngjarjes, e klasifikoi ngjarje aksidental­e duke hedhur poshtë dyshimet paraprake për një aksident të qëllimshëm. Dje, ekspertët e aksidentev­e shkuan sërish në vendin e ngjarjes për të zbuluar prova të reja. Makina taksi ku udhëtonin drejtuesi 60- vjeçar dhe vajza 23 vjeçe u godit nga pas nga mjeti tip “Benz”, që dyshohet se drejtohej nga shtetasi Fatjon Zhaborja me origjinë nga Tropoja dhe banues në kryeqytet. Ekspertët e aksidentev­e në Durrës kanë përfunduar ekspertizë­n dhe nga ndërtimi i skemës së ngjarjes. kanë dalë në përfundim se ai ka ardhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimi­t rrugor. Akteksper- timi ka nxjerrë si përgjegjës të aksidentit që i mori jetën Eleni Abdillarit dhe taksistit Bujar Agalliu, drejtuesin e automjeti tip “Benz”, Fatjon Zhaborja. Referuar dinamikës së ngjarjes, ekspertët shprehen se taksia e drejtuar nga Bujar Agalliu po lëvizte në korsinë e shpejtësis­ë me rreth 80 km/ h ( për shkak se korsia tjetër ishte e dëmtuar dhe me gropa), ndërsa makina tjetër me shpejtësi me 200 km/ h. Ekspertët mendojnë se drejtuesi i mjetit tip “Benz” i ka kërkuar nëpërmjet dritave të hapë krahun dhe pikërisht në atë moment, taksia është goditur në pjesën e majtë të prapakolpi­t. Taksia ka marrë goditjen në krahun e majtë të pjesës së pasme, ndërsa mjeti tjetër që dyshohet se drejtohej nga Zhaborja, ka marrë goditje në krahun e djathtë, në pjesën e përparme të tij. Job Purpose: •

 ??  ??
 ??  ?? Elena Abdillari
Elena Abdillari
 ??  ?? Karburanti ku u përplas taksia me dy viktimat
Karburanti ku u përplas taksia me dy viktimat
 ??  ?? Taksisti Bujar Agalliu
Taksisti Bujar Agalliu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania