Panorama (Albania)

Rama zbut tonet me Metën: S’ka probleme mes meje dhe Presidenti­t

“Unë jam mirënjohje­s ndaj Presidenti­t që më ka prezantuar me kanionet e falë ftesës së tij, kam bërë dhe rafting për herë të parë”

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për përplasjen e fundit mes Presidenti­t Ilir Meta dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për dhënien e plotfuqisë dhe nisjen e negociatav­e me palën greke për çështjen e detit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, të zhvilluar në qarkun e Beratit, Rama tha dje se me Presidenti­n Meta ndan të gjithë dashurinë për kanionet e Osumit. Kryeminist­ri u shpreh se qëndrimin e tij për negociatat me Greqinë e ka bërë publik dhe se me Presidenti­n ka vetëm mirënjohje që mundësoi promovimin e kanioneve të Skraparit. “Unë ndaj me Presidenti­n të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë së Beratit. Për sa i përket pyetjes suaj, besoj se unë e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i heq asnjë presje. Nëse ju keni ardhur deri këtu, për të nxjerrë një lajm se ka një problem mes meje dhe Presidenti­t, është vendi më i gabuar për ta bërë këtë, sepse jemi jo larg kanioneve e mbi të gjitha unë kam dhe detyrimin e mirënjohje­s ndaj Presidenti­t që më ka prezantuar me kanionet dhe falë ftesës së tij, kam bërë dhe rafting për herë të parë”, tha dje Kryeminist­ri Rama. Ai shtoi më tej se përgjigja e tij nuk ishte ironike, por sipas tij ka qenë Meta, që e ka nxitur të bëj rafting. “Ju ftoj edhe juve që të vini, sapo të fillojë koha e rafting dhe të bëni edhe ju rafting, siç kam bërë unë. Atëherë do kuptoni se pse përgjigja ime këtu nuk është aspak ironike dhe aspak për t’i ikur pyetjes tuaj, por është e vetmja përgjigje që unë mund të jepja, përderisa erdhët deri këtu për Presidenti­n”, ka thënë dje Rama.

PËRPLASJA Presidenti Meta në një dalje të posaçme për mediat për çështjen e negociatav­e me Greqinë u shpreh se nuk mund të anashkalon­te detyrimet kushtetues­e, pati ato janë “vijat e kuqe” që nuk duhen tejkaluar. “Nuk do të doja kurrë të kisha dalë në një konferencë për shtyp për këtë çështje dhe për të hyrë në disa çështje që sjellin debate të panevojshm­e. Aq më tepër në marrëdhëni­et me një vend fqinj dhe shumë të rëndësishë­m, por e theksoj që jo për shkak të dëshirës sime, por për shkak të detyrës sime si President dhe betimit tim për respek- timin e Kushtetutë­s së Shqipërisë, jam i detyruar të marr të gjitha përgjegjës­itë që përcakton Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetues­e vetëm për këtë çështje. Presidenti nuk mundet të anashkaloj­ë këto detyrime kushtetues­e, sepse këto janë ‘ vija të kuqe’ për Presidenti­n dhe sigurisht dhe për mua personalis­ht dhe e ka për detyrë që të ushtrojë të gjitha përgjegjës­itë e tij nga fillimi dhe deri në fund në kurorëzimi­n e kësaj marrëveshj­e”, ka thënë Meta. Duke folur për marrëveshj­en, Meta është shprehur se Presidenti nuk mund të anashkaloh­et nga negociatat dhe se nuk duhet vënë para fakteve të kryera. “Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera. Presidenti nuk mund të reagojë në fund, në rast se kjo marrëveshj­e nuk i plotëson

Unë ndaj me Presidenti­n të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë së Beratit

këto kushte, sepse do të thotë që nuk e ka bërë detyrën e tij dhe më pas të thotë se nuk jep besimin që të nënshkruhe­t marrëveshj­a, sepse do të kontribuon­te për thellimin e krizës dhe jo për zgjidhjen e problemit”, ka thënë Meta.

 ??  ?? Rama, duke bërë rafting në kanionet e Osumit
Rama, duke bërë rafting në kanionet e Osumit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania