Panorama (Albania)

“Tahiri”, Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të Seitit

Seiti u ekstradua në janar në Itali, nuk u pyet në Shqipëri

- ERALD DELIU Nezar Seiti

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar një letërporos­i në adresë të autoritete­ve të drejtësisë italiane, për të marrë në pyetje Nezar Seitin, i konsiderua­r si “financieri” i grupit të Moisi Habilajt.

Seiti u ekstradua në janar në Itali, në një kohë që ndaj tij kishte procedim te Krimet e Rënda. Edhe pse qëndroi më shumë se tre muaj në burg në Shqipëri, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk arritën ta merrnin asnjëherë në pyetje Seitin. Dosja e tij i ishte bashkuar asaj të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që po hetohet për “trafik narkotikës­h” dhe “korrupsion” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nezar Seiti shihej si dëshmitar kyç në dosjen e Tahirit dhe ekstradimi i tij në Itali ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është bërë objekt i një procedimi penal në Prokurorin­ë e Durrësit. Krimet e Rënda tentuan vetëm një herë ta merrnin në pyetje “financieri­n”, por ai ende ishte pa avokat në atë kohë. Tashmë, prokurorët shqiptarë presin që ai të merret në pyetje nga homologët italianë. Në Katania, njëri prej pjesëtarëv­e me kombësi italiane të grupit të Habilajve, është gati të bashkëpuno­jë me drejtësinë. Ai madje ka edhe disa hyrje- dalje në Shqipëri gjatë kohës që zhvillohej trafiku i lëndës narkotike. Konkretish­t, ai ka hyrë në Shqipëri disa herë nga Porti i Vlorës. Dëshmia e tij mund të ketë interes edhe për hetimet në Shqipëri. Nezar Seiti u arrestua më 20 shtator në Babicë të Vlorës, gjatë një operacioni antidrogë. Për të kishte një urdhërarre­st ndërkombët­ar nga Prokuroria e Katanias dhe kërkohet si pjesë e grupit të drogës së Moisi Habilajt. Ai ka qenë mjaft aktiv, sipas dosjes italiane, në trafikun e drogës pas vitit 2015. Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedim penal ndaj Seitit, ndërkohë që nisën edhe procedurat e ekstradimi­t të tij. Vetë i pandehuri pati shprehur dëshirë të ekstradohe­j dhe gjykohej në Itali. Mirëpo, ekstradimi i tij ndodhi në një kohë kur Krimet e Rënda nuk e kishin pushuar çështjen ndaj Seitit dhe ndaj tij kishte një masë sigurie të arrestit me burg. Mirëpo, kjo nuk e pengoi Ministrinë e Drejtësisë që t’i thoshte “po” ekstradimi­t të Seitit. “Financieri” u ekstrad- ua pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Tiranës. Dukej që kjo Gjykatë nuk kishte marrë asnjë akt nga Krimet e Rënda për procedimin e Seitit. Pas ekstradimi­t, Prokuroria e Përgjithsh­me zhvilloi një mbledhje urgjente dhe më pas, Kryeprokur­orja Marku urdhëroi menjëherë nisjen e hetimeve të rastit nga Prokuroria e Durrësit. Deri më tani, atje janë pyetur dy prokurorët e Krimeve të Rënda që hetonin Seitin dhe prokurorja që ndiqte çështjen e ekstradimi­t. Gjithashtu, është pyetur edhe drejtori i burgut ku qëndronte Seiti, si edhe avokati i tij, Detar Hysi. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Kastriot Gramshi, i cili ka dhënë vendimin për ekstradimi­n e të dyshuarit. Nën hetim disiplinor janë edhe prokurorët e Krimeve të Rënda që kishin dosjen dhe ajo e Prokuroris­ë së Tiranës.

 ??  ??
 ??  ?? Tahiri me avokatin Maks Haxhia
Tahiri me avokatin Maks Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania