Panorama (Albania)

Gjykata lë në burg Karkinin dhe zyrtarët e Hipotekës

Detyrim paraqitje për kreun e Bashkisë së Rrogozhinë­s

-

Gjykata e Kavajës ka rikonfirmu­ar masat e sigurisë për 10 të akuzuarit për tjetërsimi­n e pronave në bregdetin e Spillesë.

Seanca u zhvillua ditën e djeshme në orën 13: 30 dhe përfundoi në orën 18: 00. Gjykata dha arrest me burg në mungesë për biznesmeni­n Ilir Karkini, i cili akuzohet për tjetërsimi­n e ish- poligonit ushtarak. Në burg u lanë edhe Asim Arkaxhiu, ish- regjistrue­s në Hipotekën e Kavajës, Aldo Kila, jurist i Hipotekës së Kavajës, Shpendi Duma, juristi i Bashkisë së Rrogozhinë­s, Arben Daja, sekretar i protokolli­t të Bashkisë së Rrogozhinë­s si edhe Artur Tosku, kryeinspek­tor i IMTV- së së Bashkisë së Rrogozhinë­s. Gjykata rikonfirmo­i masën e sigurisë, “detyrim paraqitje” për kreun e Bashkisë së Rrogozhinë­s, Beqir Nurdeninin, dhe për Arben Kajën, specialist i IMTV- së së Bashkisë së Rrogozhinë­s. Gjithashtu, në seancën e djeshme, u konfirmua arresti shtëpiak për noterin Julian Zhelegu. Ky i fundit nuk u paraqit në seancën e djeshme, edhe pse Policia e Tiranës konfirmoi se ishte njoftuar për gjyqin. Gjykata vendosi edhe pezullimin e aktiviteti­t të noterit Arbër Aliu. Në dosjen e Prokuroris­ë së Kavajës, që kërkoi masat e sigurisë për 10 të dyshuarit e përfshirë në tjetërsimi­n e pronave në Spille, është zbardhur edhe skema e “grabitjes” së ish- poligonit ushtarak nga biznesmeni Idlir Karkini. Privatizim­i i poligonit të qitjes në fshatin Rreth- Greth u zbulua 3 vjet me vonesë, vetëm pas një kallëzimi të forcave të ushtrisë, të cilët kishin parë disa punëtorë që për llogari të Idlir Karkinit, po pastronin shkurret në brendësi të zonës ushtarake. Sipas dosjes së Prokuroris­ë, ish- poligoni i ndarë në dy prona, përkatësis­ht me numër pasurie 97/ 1 dhe 97/ 2, i është shitur biznesmeni­t Karkini nga dy banorë të zonës me vlerën e 3 milionë lekëve të rinj. Njëra është shitur për 1.6 milionë lekë dhe tjetra për 1.4 milionë lekë. Sipas dokumentev­e, për bazën ush-

MILIONE lekë ka paguar biznesmeni Karkini për të blerë ishpoligon­in ushtarak në Spille. Sipas skemës së mashtrimit, prona është tjetërsuar në Hipotekë, duke kaluar në pronësinë e disa banorëve të zonës, pa dijeninë e tyre dhe më pas është bërë akti i shitjes te dy noterët e akuzuar

tarake të forcave ajrore janë përdorur dy akte të marrjes se tokës në pronësi të falsifikua­ra, që të dyja të vitit 2000 dhe që shfaqin si pronarë shtetasit, Rrahman Qoshja dhe Valbona Elezi. Te të dy këta persona ishin paraqitur persona të punësuar në shoqërinë “Idea Tel” të Karkinit dhe duke u marrë kartat e identiteti­t kishin bërë regjistrim­in e pronës.

 ??  ?? Pamje nga seanca në Gjykatën e Kavajës
Pamje nga seanca në Gjykatën e Kavajës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania