Panorama (Albania)

Grabiti kambistin në 2013, ekstradohe­t nga Gjermania

- Redi Ferizaj

TIRANE – Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një 31vjeçar nga Tirana, të dënuar me 7 vite burg për grabitjen e një kambisti në vitin 2013. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se u krye ekstradimi nga Frankfurti, i shtetasit shqiptar Redi Ferizaj ( Allkoci), i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës, me vendim të datës 7 korrik 2015 e ka dënuar me 7 vite burg. Ngjarja për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur më 6 janar të vitit 2013, në Tiranë. Në këtë datë, rreth orës 08: 20, në rrugën “Thanas Ziko”, në afërsi të “Medresesë”, Redi Ferizaj në bashkëpuni­m me 2 persona të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sovjetik Doko shumën në valutë 14 200 euro dhe 30 dollarë, që ai kishte me vete për shkak të aktiviteti­t të tij si kambist në një dyqan këmbimi valute. Autorët e kanë kryer vjedhjen në rrethanat kur po qarkulloni­n me një autoveturë tip “Ford Fiesta” dhe kanë sajuar një skenë aksidenti me të dëmtuarin, i cili ndërkohë po lëvizte me motor. I dëmtuari, i cili banon në rrugën “Qemal Stafa” sapo kishte dalë nga shtëpia me motorin tip “Yamaha” me targë TR 1C 39 për të shkuar në dyqan, teksa është futur te një rrugë pranë “Shkollës së Kuqe” dhe për 50 metra do të dilte në rrugën kryesore ( Rruga e Dibrës), është goditur nga pas nga vetura tip “Ford Fiesta”. Në këto rrethana, personat brenda në mjet kanë filluar ta shajnë për gjoja dëmin që i kishte shkaktuar veturës nga përplas- ja, pastaj dy prej tyre kanë zbritur dhe kanë kryer gjithë veprimet e tjera deri në realizimin e qëllimit të vjedhjes. Njëri nga autorët i ka vendosur këmbën mbi bark, duke mos e lejuar të lëvizë shtetasin Sovjetik Dako dhe ndërkohë ka filluar të kontrolloj­ë sediljen e motorit, ndërsa tjetri e ka ngritur nga krahët dhe pasi e ka mbështetur te vetura, ka filluar ta kontrolloj­ë të dëmtuarin në trup duke u shprehur “lekët, lekët”. Pasi i kanë gjetur në xhepin e brendshëm të xhupit shumën e parave në valutë të mbështjell­a me llastik, të dy këta persona kanë hipur në mjet dhe janë larguar me shpejtësi në Rrugën e Dibrës, me drejtimin për nga qendra e qytetit. Në momentin e largimit, njëri prej tyre ka hedhur nga dritarja çelësat e motorit të të dëmtuarit, pasi paraprakis­ht kishte bërë përpjekje për ta ndezur këtë mjet. Nga verifikimi i dëshmive të personave që kanë parë ngjarjen, është identifiku­ar njëri nga autorët, shtetasi Redi Ferizaj, si personi me vendbanimi­n në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri”, që dispononte mjetin veturë “Ford Fiesta” me ngjyrë jeshile të errët, me targë AA 484 FJ. Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e ngjarjes, në orën 16: 20, në banesën e tij dhe konkretish­t në dhomën e gjumit të shtetasit Redi Ferizaj, është gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale shuma 3565 euro, si dhe një biletë avioni e prenotuar në emër të tij për të udhëtuar në Gjermani, Frankfurt transit nga Roma, me datë vajtje 10.01.2013 dhe datë kthimi në datë 15.01.2013.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania