Panorama (Albania)

Xheni e “Big Brother” i rrëmben Fjorentinë­s jo vetëm ish- të dashurin, por dhe aktorin që flirtoi

Historitë e vajzës simpatike me djemtë e njohur

-

Xheni Mhillhaj e “Big Brother 9”, mesa shohim, e ka lënë Italinë, duke u kthyer në Tiranë ku po bën dhe zhurmën e saj. Nuk dihet nëse është e qëllimtë apo rastësi, por duket se në lëvizjet që bën në jetën e saj personale pas ndarjes nga Benardi, ajo nuk po i ndahet ish- rivales në “Big Brother”, Fjorentina Halilit. Kështu, pas lajmeve se ajo kishte nisur një lidhje në Tiranë me Olsi Klosin, ish- të dashurin e Fjorentinë­s, tashmë e shohim në një set fotosh e veshur nuse me dhëndër aktorin Olsi Bylyku, edhe ky një nga djemtë që ka frekuentua­r Fjorentina pas ndarjes nga djali, që njohu në “Big Brother”. Nuk dihet se çfarë projekti fshihet pas “martesës së papritur” të Xhenit me aktorin e “Portokalli”- së, i cili njihet në publik si Kimikati. Fansat e çuditën kur panë foton e Xhenit me fustan nusërie, ndërsa Olsi i veshur dhëndër i puthte dorën me delikatesë. Foton që e postuan të dy në profilet e tyre në “Instagram”, e fshinë pas disa orësh për arsye që ende nuk dihen. Kujtojnë që Fjorentina, e cila ka filluar prej muajsh punë si “make up artist” në “Top Channel” u fotografua nga paparaci i “Panorama Plus” duke u argëtuar në club nate me Olsin e “Portokalli”- së. Ndërkohë, në lidhje me afrimiteti­n e Xhenit me Olsi Klosin, nuk qëndroi indiferent­e Fjorentina, e cila reagoi gjithë mllef ndaj “çiftit të ri”, të komentuar si të tillë në rrjetet sociale. Sipas mediave, ajo la Italinë dhe kohën po e kalon tani me ishpartner­in e Fjorentinë­s. “Do të vijë dhe dita juaj, pa merak dhe unë do të jem duke fërkuar barkun nga të qeshurat”, shkruante Fjorentina menjëherë pasi në media qarkulluan lajmet se Olsi mund të jetë në një lidhje të mundshme dashurie me një tjetër banore të “Big Brother” dhe kjo ishte Xheni. Lind pyetja, po ish- i dashuri i Xhenit si i ka pritur këto lajme? Pak orë më vonë pasi nisën të qarkulloni­n lajmet “martohet Xheni”, Benardi bëri një video live bashkë me mikun e tij, ku shumë prej fansave e pyesnin ish- banorin për Xhenin dhe faktin që ajo u bë nuse kaq papritur. Benardi vetëm qeshi fillimisht, por pak më vonë ishte miku i tij ai që u shpreh “Po, po, Benardit s’po i hahet buka nga stresi”, duke lënë të kuptohet se nuk i intereson më për Xhenin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania