Panorama (Albania)

Dua Lipa në lidhje të komplikuar­a më djemtë, si la muzikantin për t’u rikthyer te kuzhinieri

-

Në karrierën e Dua Lipës gjithçka duket e përkryer, pasi ajo nuk ndalet në sukseset e saj të njëpasnjës­hme në muzikë. Imazhi i saj u komentua gjatë në mediat britanike, pasi arriti të rrëmbente dy kupa në "Brit Awards". Këngëtarja nga Prishtina, ishte nominuar në shifra rekord prej pesë kategorish dhe arriti të shpallej “Artistja britanike më e mirë”. Me të marrë çmimin në ceremoni, këngëtarja përkrahu femrat, duke shprehur dëshirën që në këtë skenë të fitohen sa më shumë çmime nga vajzat. Në eventin ku parakaloi edhe këngëtarja tjetër nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, Dua u komentua dhe për veshjen me një fustan nga Giambattis­ta Valli Haute Couture, i koleksioni­t të ri pranverë 2018. Por cila është jeta pas kuintave e artistes, që menaxhohet në karrierën e saj nga babai, Dukagjin Lipa? Së fundi, “The Sun” shkroi një artikull ku hidhte dritë mbi ndryshimet e reja në jetën sentimenta­le të Duas dhe lidhjet e komplikuar­a me djemtë në jetën e saj. “Dua Lipa ndahet nga i dashuri muzikant Paul Klein dhe kthehet tek ish- i dashuri kuzhinier dhe model Isaac Carew”, ishte pak a shumë ideja e shkrimit për situatën në të cilën ajo ndodhet aktualisht. Tabloidi britanik “The Sun” shkruante se ylli shqiptar me famë botërore, i ka dhënë kështu fund romancës së saj me Paul Klein. 22- vjeçarja dhe solisti i bendit LANY kanë qenë bashkë për pesë muaj, periudhë në të cilën janë parë shpesh bashkë duke kaluar edhe pushimet çift. Por, sipas një burimi të “The Sun”, ata i kanë dhënë fund lidhjes, për shkak të vështirësi­ve që kanë hasur në marrëdhëni­en e tyre, duke qenë se secili ndjek karrierën. “Dua dhe Paul kanë kaluar shumë mirë bashkë, por gjërat nuk funksionua­n”, tregonte një nga burimet për “The Sun”. Por duket se ndarja ka rikthyer kujtimet e saj për Isaac, me të cilin ishte ndarë në të njëjtën kohë vitin e kaluar”, ka thënë burimi. “Ajo i ka shkruar përsëri atij ( pra Isaac- ut), thekson burimi. Kujtojmë që në vitin 2017, ajo u lidh me djaloshin me flokë të gjatë Paul, pranë të cilit ata dukeshin si motër e vëlla. Dua dhe Paul, i cili është pjesë e grupit rock “Lany”, u takuan në koncert në Hyde Park të Londrës verën e kaluar dhe kaluan Krishtlind­jen së bashku në Londër. Duhet theksuar se ky ishte viti më i suksesshëm për Duan në të gjitha aspektet. Përveç lidhjes me Paulin, ajo arriti sukses të madh me albumin “Dua Lipa” dhe me hitin më të madh të kohës “New Rules”, i cili arriti mbi një miliard klikime në “YouTube”. Vetë këngëtarja shqiptare nuk e ka konfirmuar situatën e re në jetën e saj pri- vate, edhe pse nuk e ka fshehur pasionin e saj të çmendur për Isaac Carew. ISAAC CAREW, KUSH ËSHTË SOZIA E ELVIS PRESLEY- T QË DASHURON DUA DHE LOJËRAT E TYRE EROTIKE NË PUBLIK

Fotografët kanë gjetur në portretin e Isaac Carew shëmbëllty­rën e gjallë të këngëtarit të rock- ut dhe ak- torit legjendë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Elvis Presley. Fjala është për djalin që dashuron këngëtarja shqiptare Dua Lipa, modelin e njohur britanik Isaac Carew, i cili njëkohësis­ht njihet si shef i famshëm kuzhine. Këngëtarja 22vjeçare nga Kosova që jeton në Londër ( Angli), e përjetoi lidhjen me të paralelish­t me suksesin e këngëve “New Love” dhe “Hotter Than Hell”. Artistja, e cila dha

Një nga emrat më të dashur të ekranit shqiptar është bërë zyrtarisht pjesë e rrjetit social “Facebook”. Bëhet fjalë për miss- in e parë shqiptar, Valbona Selimllari­n. Ajo ka ndarë në “Instagram” një njoftim të rëndësishë­m me fansat e saj, duke kujtuar se më parë ajo nuk ka qenë pjesë e “Facebook”- ut, që do të thotë se profilet ekzistuese janë false. “Kjo është faqja ime e parë dhe e vetme në Fb. Tani mund të më ndiqni dhe këtu”, shkruante Valbona. Nga ana tjetër, Xhemi Shehu është rikthyer sërish në “Instagram”, pas mbylljes që i bëri llogarisë së saj pak kohë më parë. Nëse futeni në faqen e “Instagram”- it të Xhemit, do të shihni se tashmë nuk ka asnjë foto dhe moderatorj­a ka vendosur të rikthehet duke publikuar një “Instastory” shumë të këndshme. Mesa duket, ajo ka vendosur t’i bashkohet jetës virtuale, pak para nisjes së sezonit të ri “Portokalli”, ku ajo moderon në krah të Salsano Rrapit. koncerte në Tiranë e Prishtinë, shoqërohej në atë kohë nga i dashuri i saj, modeli Carew. Në fotot e tyre nga momentet që kalonin bashkë, u komentuan për lojërat e tyre erotike në publik pa asnjë kompleks e tabu. Mënyra si çifti i dashuruar realizonin fotot intime ku binin në sy lojërat me gjuhë, i ka bërë të dallojnë nga të tjerët. Duhet theksuar fakti se më shumë sesa model, Isaac është një shef i famshëm kuzhine. Ai shquhet për fizikun prej atleti dhe gjatësinë e trupit 1.88 m. Ndërsa Dua, e bija e muzikantit të rock- ut nga Kosova, Dukagjin Lipa, nisi karrierën si modele në Angli në moshën 16- vjeçare, kur bëri përshtypje me zërin e veçantë qysh në moshën 14vjeçare. Duke iu referuar lidhjes me Duan, në një intervistë për revistën “BAZAAR”, pyetjes nëse kishte përjashtua­r nga jeta e tij një femër që nuk di të gatuajë, Isaac Carew i është përgjigjur: “Unë kurrë nuk kam qenë me një femër që nuk di të gatuajë. Edhe nëse do të ishte e kundërta, unë nuk e konsideroj të metë, nëse ajo nuk di të gatuajë”. Ndërsa pyetjes tjetër se, cili është vendi ideal që kujton nga takimi i parë me partneren, ai ia kthen: “Gjatë vizitës në “Natural History Museum” në Londër, kujtoj që jemi argëtuar si fëmijë me të dashurën e zemrës. Madje, mund t’ju them se nëse doni të surprizoni dikë për herë të parë, çojeni atje dhe do të dilni fitues”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania