Panorama (Albania)

Rrëfehet Gjoka: Iki, nëse nuk gjendet agresori

-

“Sulmi ndaj meje mund të ketë ardhur ose nga ata që nuk më pëlqejnë, ose nga ata që kërkojnë të fusin fëmijët te Vllaznia”. Kjo është deklarata e trajnerit Ernest Gjoka, një ditë pasi u godit me grusht nga një person, që ende nuk është identifiku­ar. “Është një rast i papreceden­t. Unë kam shumë vite që punoj në klubet e Kategorisë Superiore, duke qenë në disa rrethe dhe nuk më ka qëlluar kurrë që të kem një situatë të tillë. Është një situatë gati fatale, pavarësish­t se arritëm dhe deri diku e kontrollua­m situatën. Sidoqoftë, është një situatë e jashtëzako­nshme. Kjo nuk mund të ndodhi kurrë në botën e sportit. Është pak e dhimbshme, por duhet të vazhdojmë përpara, sepse këta janë njerëz që nuk përfaqësoj­në askënd, por vetëm injorancën e tyre. Nuk mund të ngelemi peng i këtyre njerëzve. E gjithë kjo situatë ka lidhje ose me mospëlqimi­n e trajnerit Gjoka si person ose me mosfutjen e fëmijës në ekip, por kjo nuk ka lidhje me qytetin e Shkodrës. Agresori? Absolutish­t që nuk e njoh. Ishte një person me një kapele në kokë, me një xhup të ngritur sipër buzëve. Tipa të tillë janë tipa që nuk njihen, janë tipa që duke bërë këto presione kujtojnë se Gjoka do ikë me vrap. Gjoka nuk ikën nga Vllaznia, sepse kam marrë përsipër një detyrë që dua ta çoj deri në fund. Kjo është një detyrë profesiona­le nga ana ime. Unë këtu jam, do vazhdoj të jem këtu. Do ishte shumë më mirë dhe shumë më e pastër dhe shumë më e ndershme edhe si shqiptar që jemi, që ai që nuk e pëlqen fytyrën e Gjokës, t’i vijë përballë dhe t’ia thotë në sy dhe jo kështu lloj makinacion­esh të shëmtuara. Unë mund të iki nga Vllaznia vetëm nëse Policia e Shkodrës nuk arrin që ta gjejë agresorin dhe atëherë unë gjendem si një qytetar, që nuk kam një mbrojtje dhe mund të iki. Dua të di kush qëndron pas atij djalit. Kjo është ajo që unë po pres dhe pastaj do ta shikojmë se kush janë këto njerëz që nuk duan Shkodrën, nuk duan Vllazninë dhe nuk duan askënd tjetër përveç interesit personal”, - është shprehur Gjoka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania