Panorama (Albania)

Short ferri për Milanin, dueli me Arsenalin vlen 832 mln euro

-

Dje, në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/ 8- ve të Ligës së Europës. Goglat u treguan bujare për shumicën e ekipeve të mëdha me Atletikon e Madridit, që peshkoi Lokomotivë­n e Moskës dhe Dortmundin, e cila do të ketë përballë austriakët e Salcburgut. Disi më e ekuilibrua­r Marsejë- Atletiko e Bilbaos, ndërkohë që e tillë duket edhe ajo mes Zenitit dhe Lajpcigut që u kualifikua, pavarësish­t humbjes në shtëpi me Napolin e Elseid Hysajt. Lioni është ai që duhet të ketë kujdes pasi CSKA për të arritur deri në këtë pikë të kompeticio­nit eliminoi një tjetër ekip francez si Nisa e Mario Balotelit.

Milani — Pavarësish­t batutës së drejtorit sportiv Mirabeli (“Sa keq për Arsenalin që i qëlloi Milani”), kuqezinjtë peshkuan “Topçinjtë” e Londrës, një sfidë që mund të kishte qenë fare mirë edhe finalja e këtij edicioni të Ligës së Europës. Këto dy ekipe janë përballur gjashtë herë në të kaluarën. Në 1995- ën, kuqezinjtë fituan Superkupën e Europës, pikërisht ndaj “Topçinjve”. Nga ana tjetër, territori anglez ka qenë gjithnjë i vështirë për Milanin, i cili ka koleksionu­ar në transfertë dy barazime, një humbje pa shënuar as edhe një gol. Milionat – Përballja Milan – Arsenal përbën sfidën kryesore të 1/ 8- ve të Ligës së Europës, jo vetëm për historikun e dy klubeve, por edhe për vlerën e ekonomike të të dyja skuadrave. Kuqezinjtë, sipas “Transferma­rk”, vlejnë 340 milionë euro, teksa skuadra e Arsen Venger 492. Lojtarët e tij më të shtrenjtë në radhët e ekipit londinez janë: Obamejang ( 65 mln €) ( i cili nuk mund të luajë në Ligën e Europës pasi ka luajtur këtë sezon me Dortmundin), Lakazete ( 55 mln € që gjithashtu do të mungojë për arsye dëmtimi) dhe Özil ( 50 mln €). Kolonia spanjolle në radhët e Arsenalit kryesohet nga 35 milionë eurot e Bejerin, i ndjekur nga Monreal ( 13 mln €) dhe Kazorla ( 5mln €). Milani kundërpërg­jigjet me xhevahire si Donaruma ( 55 mln €), pasuar nga Bonnuçi ( 42 mln €), Suso ( 40 mln €), Romagnoli ( 35 mln €). dhe André Silva ( 30 mln €).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania