Panorama (Albania)

Rei Manaj: Nuk jam një “Baloteli”, do e rifitoj Interin

“Do kthehem si futbollist i madh në Serinë A”

- LEDIO NASE

Rei Manaj e ka rinisur nga Granada pas eksperienc­ave te Peskara e Piza, ku është rritur më tej, pavarësish­t vështirësi­ve, “lamtumirav­e” të parakohshm­e dhe rënies në kategorinë e tretë.

Larg nga Italia ka gjetur një realitet që beson tek ai dhe e vlerëson. Shpesh i krahasuar me Balotelin për arsye jashtë futbollit, u përgjigjet “gojëve të liga” se “nga ato që thonë, nuk më intereson asgjë. Unë i lë të flasin”. Në një intervistë të gjatë të dhënë për “FcInterNew­s”, sulmuesi 20- vjeçar shqiptar në pronësi të Interit rrëfehet duke zbuluar ndjesitë e lidhura me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, që ai uron të jetë tek Interi.

Te Granada flasin shumë mirë për ju qëkur jeni transferua­r në Spanjë. Si po ndiheni atje?

Vërtet mirë, është një skuadër e rëndësishm­e dhe shumë persona ma këshilluan. I kam ndjekur këshillat dhe pranova destinacio­nin. Më priste një realitet që mund të luajë pa asnjë problem në La Liga. Shpresojmë ta arrijmë në fushë, mundësisht duke u renditur të parët ( pa “play- off”).

Nuk keni luajtur shpesh titullar, por trajneri beson te ju kur duhet të zhbllokohe­t ndeshja apo të rikuperohe­t disavantaz­hi. E ndieni besimin?

Po, me trajnerin jemi ballafaqua­r dhe më ka përsëritur besimin që klubi ka tek unë. Konkurrenc­a në skuadër është shumë e fortë: njëri prej tyre ka zbritur 40 herë në fushë në Ligën e Kampionëve ( flet për Adrian Ramos: paraqitjet europiane, sulmuesi, i ka zhvilluar me fanellën e Dortmundit). Unë kërkoj të stërvitem mirë dhe ndihem i qetë. Shpresoj që më tej, në këtë fund- sezoni, të më jepet mundësia për të shfaqur vlerat: dua të ndihmoj skuadrën të ngjitet në kategori me golat e mi!

Nga Peskara kaluat te Piza, ku trajner gjetët Gatuzon, aktualisht në pankinën e Milanit. I cili, në një rast, për ju, tha se i kushtoni rëndësi ecurisë personale sesa grupit. Një ko- ment?

Çdo person arsyeton në mënyrën e tij dhe shprehet si e mendon më mirë. Personalis­ht, nuk kam raport negativ me Rinon, jam i bindur se mediat e kanë fryrë shumë, madje tepër, çështjen. E nëse Piza bie nga kategoria, nuk mund të jem vetëm unë shkaktar: edhe pse, kur u transferov­a unë, skuadra ndodhej në një pozicion kritik në klasifikim. Pata përgjegjës­inë time, sepse vlej sa për një, si gjithë të tjerët.

Me një rikthim në Milano do krijohej mundësia për ta ritakuar. Rast për një “hakmarrje” personale?

Hakmarrjen nuk e kam me Gatuzon. Objektivi, si në çdo derbi, është të mposhtet Milani.

Ju shqetëson etiketa e “bad boy”? Shumëkush ju krahason me Balotelin.

Çfarë thonë të tjerët më intereson shumë pak, janë fjalët e personave xhelozë. Shumica e njerëzve, me të cilët kam punuar nuk e mendon kështu.

Vazhdon t’i ndjekësh zikaltrit? Përse kalojnë periudha “terri”?

I ndjek shumë. Mbështes zikaltrit që kur isha i vogël dhe ndjek me pasion gjithçka ndodh në klub. Nuk e mohoj: kur humbasin, trishtohem. Momenti negativ? Të luash për Interin nuk është e lehtë, ka një ndryshim të madh me çdo skuadër tjetër. Dhe historia flet vetë. Unë shpresoj vërtet, u uroj, që të arrijnë Ligën e Kampionëve. Si e imagjinon rikthimin? Dua të kthehem në “San Siro” si lojtar i afirmuar. Dhe për ta treguar këtë, vendosa të shkoj diku tjetër, në një realitet më të vogël ku mund të gjej vazhdimësi. Një vendim si ky, nuk do e kishin marrë të gjithë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania