Panorama (Albania)

Pronat, formulari i ri për të marrë kompensimi­n

Zbardhet lista e tretë e ATP me emrat e pronarëve. Formulari dhe dokumentet që duhen për aplikim. Mundësia për të marrë 70% të kompensimi­t

-

Janë rreth 3500 pronarë të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues, të cilët gëzojnë të drejtën e kompensimi­t.

Gazeta vijon sot me botimin e listës së fundit të përfituesv­e, shoqëruar me masën e përfitimit për secilin prej tyre, miratuar me vendim qeverie. Përmes një njoftimi për mediat, Agjencia e Trajtimit të Pronave sqaron se bëhet fjalë për familje që nuk kanë aplikuar ndër vite. Pra, pavarësish­t se e drejta e kompensimi­t iu ka lindur nga viti 2008, këta pronarë nuk janë paraqitur asnjëherë në ATP për të dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm. Në këto kushte, procesi ka mbetur pezull. "Bazuar në aplikimet e kryera në ATP deri më tani, rezulton se rreth 3500 subjekte përfituese nuk janë paraqitur fare në ATP për të aplikuar me qëllim përfitimin e shpërblimi­t të miratuar për ta në VKM- të përkatëse. Duke qenë se ky proces nuk është i kushtëzuar dhe i limituar në kohë, ATP fton të gjitha këto subjekte përfituese që të paraqiten pranë sporteleve të saj për të aplikuar me qëllim përfitimin e kompensimi­t të miratuar për ta në VKM- të përkatëse", thuhet në njoftim. Gazeta boton sot formularin e aplikimit bashkë me dokumentac­ionin që duhet të dorëzohet. Këtë vit, fondi i vënë në dispozicio­n për këtë kategori është rreth 14 milionë dollarë. Në fazën e parë të kompensimi­t, pronarët trajtohen vetëm për 70 për qind të faturës dhe për pjesën e mbetur vendosën në radhë pritjeje. "ATP, në varësi të të ardhurave të arkëtuara deri më sot për këtë proces nga ALUIZNI dhe fondeve të vëna në dispozicio­n nga buxheti i shtetit, sipas përllogari­tjeve përkatëse, shpërndan aktualisht 70% të vlerës së miratuar në vendimet e Këshillit të Ministrave për subjektet përfituese", bëhet më tej e ditur nga ATP. Sipas këtij institucio­ni, nga fillimi në vitin 2010 të procesit të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private që prek- en nga ndërtimet informale e deri më tani janë paraqitur rreth 4600 aplikime. Prej tyre vetëm 60% janë trajtuar me kompensim, ndërsa pjesa tjetër janë në proces të shqyrtimit nga sektori përkatës në ATP. Fondet financiare të shpërndara deri më tani nga ATP për këtë proces janë rreth 8,22 miliardë lekë.

 ??  ?? Faksimile e formularit të aplikimit për pronarët që kompensohe­n nga ALUIZNI
Faksimile e formularit të aplikimit për pronarët që kompensohe­n nga ALUIZNI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania