Panorama (Albania)

Nga pensionist­ët te ndihma ekonomike, kategoritë që marrin para për energjinë

Rimbursim për 1153 familje nga shuma totale mujore prej 742 mijë lekësh. Kompensimi, vetëm një herë për një familje

-

Zbardhen kategoritë e familjarëv­e që do të kompensohe­n nga Bashkia e Tiranës pas heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kw/ orë.

Bëhet fjalë për pensionist­ët kryefamilj­arë, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, ata që përfitojnë pension invalidite­ti shtetëror, familjet e punonjësve buxhetorë me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj, të verbrit, si edhe personat paraplegji­kë e tetraplegj­ikë. Shërbimet sociale kanë përpiluar listën me familjet përfituese nga 24 njësitë administra­tive të Tiranës, të cilët do të kompensohe­n me një vlerë totale prej 742 mijë lekësh për muajin janar. Vendimi pritet të miratohet sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. KUSHTET E PËRFITIMIT

Janë 1153 familje, prej të cilave 635 me statusin e invalidit, paraplegji­kë e tretrapleg­jikë, që kanë ose jo nevojë për kujdestarë si dhe 518 familjarë në nevojë që marrin 640 lekë në fund të muajit. Në bazë të vendimit të qeverisë “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KW/ H në muaj”, nuk mund të ketë dy përfitues brenda një familjeje, ndonëse mund të jenë një ose dy të tillë pjesë e kategorive të lartpërmen­dura. “Kompensimi për familjet që do të kompensohe­n bëhet vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësish­t se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35.000 lekë apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invalidite­ti apo ndihmë ekonomike”, përcaktohe­t në vendimin e Këshillit Bashkiak. Gjithashtu, do të ketë lëshime për të moshuarit, në rastin kur kontrata nuk është e regjistrua­r me emrin e pensionist­it kryefamilj­ar apo kur ajo rezulton në emër të kryefamilj­arit të vdekur. “Në rastet kur në të njëjtën familje ka dy pensionist­ë të vetëm dhe kontrata është në emër të pensionist­it jokryefami­ljar, kompensimi­n e përfiton pensionist­i në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike. Në rastet kur, si e ardhur e vetme e familjes ësh- të pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamilj­arit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamilj­arit të vdekur, kompensimi u akordohet personave përfitues të pensionit familjar”. Numri i përfituesv­e nga fondet e bashkisë miratohet sot vetëm për muajin janar. Me gjasë, në muajt në vijim kjo listë do të kalojë me vendim qarkullues.

 ??  ?? Këshilli Bashkiak i Tiranës
Këshilli Bashkiak i Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania