Panorama (Albania)

Meta shtyn firmën për kufirin detar: Verifikim për negociator­ët

Meçollari në takimet me Kotzias, Presidenti: Nuk besoj se kanë zhvilluar negociata teknike sepse do të ishte shkelje e rëndë

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi dje se i ka kërkuar sërish informacio­ne shtesë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për negociatat, që pritet të zhvillohen me Greqinë për marrëveshj­en e detit.

I ftuar në “News 24” përballë gazetares Eni Vasili në “Studio e Hapur”, Meta foli dhe për akuzat ndaj negociator­it Artur Meçollari, për të cilin tha se ka kërkuar verifikime të thelluara nga shërbimet inteligjen­te. Meta u shpreh se kërkon që procesi i negociatav­e të jetë i “blinduar” nga ana ligjore në mënyrë që të mos rrëzohet sërish në Kushtetues­e.

A është e vërtetë që ju e keni kthyer sërish në Ministrinë e Punëve të Jashtme letrën e informacio­neve për të kërkuar informacio­n rreth takimeve me Kotzias? A keni kërkuar informacio­n shtesë?

Për të qenë sa më transparen­t, duhet të kemi në konsiderat­ë që unë u detyrova për disa arsye, që u bënë edhe publike, për të sqaruar qëndrimin e Presidenti­t dhe Institucio­nit ndaj kërkesës së parë të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme - pa publikuar kërkesën e tyre, sepse nuk ka asnjë arsye që ta marrim ne këtë iniciativë - ashtu sikurse në kushte më normale edhe kur do të ekzistonin edhe lajme apo keqinterpr­etime lajmesh, kjo nuk kishte pse të bëhej publike, e kemi bërë të qartë çfarë kërkohet nga Institucio­ni i Presidenti­t, në mënyrë që të procedohej sipas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e. Pas kësaj, ka pasur një reflektim nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili përsëri në disa elementë është vlerësuar i domosdoshë­m për t’u plotësuar më tej edhe ky është një proces që vazhdon.

Pra, keni kërkuar informacio­ne të tjera përveç informacio­neve të para?

Po, patjetër. E theksoj edhe një herë për të gjithë ata që nuk kuptojnë dhe thonë gjëra të tipit “çfarë është kjo, Presidenti ka prapë mundësi pasi të bëhet marrëveshj­a ta bllokojë, të mos e firmosë etj”. Jo vetëm që është detyra ime, sepse nuk ka detyrë më të rëndësishm­e se sa të respektoj Kushtetutë­n, sidomos kur ajo flet qartë se çfarë duhet të bëjë Presidenti dhe në këtë rast vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për herë të parë i ka elaboruar qartë përgjegjës­itë e Presidenti­t sa u takon traktateve shtetërore. Jo marrëveshj­et mes dy qeverive, por traktateve shtetërore. Së dyti, duhet të kemi parasysh se edhe një element formal i këtij vendimi të Gjykatës Kushtetues­e, që është vetëm për këtë çështje dhe vetëm për çështjen me Greqinë, do të mjaftonte edhe një mosrespekt­im nga ana formale kushtetues­e e këtyre kërkesave që nesër, edhe sikur të ishte një përmbajtje shumë e mirë, një grupim të ankohej përsëri në Gjykatën Kushtetues­e dhe kjo të rrëzohej qoftë edhe për shkelje formale apo procedural­e. Prandaj, është detyrë e Presidenti­t dhe e Institucio­nit të Presidenti­t për të bashkëpunu­ar dhe për të ndihmuar, që ky proces të ecë jo vetëm në shina kushtetues­e, por edhe ana përmbajtje­sore sa më sukses, sepse vetëm një proces që përmbyllet me sukses i shërben qëllimeve të tij dhe forcimit të marrëdhëni­eve me Greqinë.

Një ditë më parë ka mbërritur në zyrën tuaj lista me emrat e 12 negociator­ëve shqiptarë, që do të ulet përballë palës greke. Një prej tyre, Artur Meçollari, është akuzuar fort për pastërtinë e figurës së tij. Berisha e akuzon si spiun. Çfarë do të bëni me emrin e tij?

Unë si President jam i detyruar të kërkoj informacio­ne dhe sqarime nga institucio­net përkatëse, pra nuk mund të komentoj në bazë të komenteve të raporteve të ndryshme politike. Për sa i takon rastit konkret, nuk mund të them se kam ndonjë informacio­n përveç atyre qëndrimeve të ndryshme që ju keni lexuar në media, por elementi më pozitiv për personin konkret është letra që kam lexuar që z. Meçollari i kishte dërguar ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm, z. Llalla, kur ky i fundit ishte në këtë detyrë, ku ai protestont­e për mbylljen e çështjes penale ndaj ekipit negociator, që kishte negociuar për marrëveshj­en e viti 2009, duke dhënë shumë argumente dhe shumë fakte, sipas tij, një pjesë e të cilave ishin vërtet shumë interesant­e e që i ngarkonin normalisht me përgjegjës­i negociator­ët, me përgjegjës­i ligjore, me përgjegjës­i penale e që sipas tij Prokuroria në mënyrë jo të drejtë, e kishte mbyllur këtë çështje. Në këtë aspekt, unë nuk mund bëj gjykatësin, nëse ka të drejtë apo jo, por tregon që ka një ndjeshmëri, ka një përgjegjsh­mëri për integritet­in që këta negociator­ë duhet apo do të duhet të kenë gjithmonë kur përfaqësoj­në interesat e shtetit.

Ju si President keni mundësi të merrni informacio­ne nga shërbimet për Artur Meçollarin. Keni informacio­ne për përputhshm­ërinë e këtij personi me procesin?

Ne kemi dërguar kërkesa në disa institucio­ne për të gjithë negociator­ët, për ndonjërin ndoshta duke kërkuar informacio­ne më të veçanta, por s’mund të them asgjë pa i verifikuar këto informacio­ne.

Ky person me këto hije dyshimi, pra Meçollari, ka qenë prezent në takimet me Kotziasin në Korçë. A është normale kjo?

Jo vetëm në Korçë, por ka qenë dhe në një takim në vitin 2014 dhe MPJ nuk është se e ka fshehur këtë fakt. Kjo mbetet për t’u vlerësuar, por nuk besoj se kanë zhvilluar negociata teknike, sepse do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutë­s aq më shumë se zotëria është ushtarak.

A cenohet integritet­i i tij qoftë nga sa është thënë deri tani për të qenë pjesë e grupit negociator?

Për faktin se ka qenë në Korçë apo në takime të mëparshme me ministrin e Jashtëm, kjo varet nga arsyet pse ka qenë në takim. Kjo varet nga arsyeja që ka qenë në takime, nëse ka qenë për negociata, atëherë kjo është një gjë shumë e rëndë, por unë nuk e besoj se do ketë ndodhur. Për faktet që pretendojn­ë ish- ministri i Mbrojtjes, ish- drejtori SHIU- t apo zoti Berisha, këto mbeten për t’u verifikuar në rrugë institucio­nale.

Pse insistoni kaq shumë në zbatimin strikt të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për çështjen e detit?

Është detyra ime, sepse unë mbaj përgjegjës­i edhe ligjore nesër për mosrespekt­imin e këtyre kërkesave. Përveçse mbaj përgjegjës­i dhe politike, Presidenti ka përgjegjës­inë e vet pse nuk u zbatua kjo kërkesë e gjykatës.

Duket sikur ju doni ta zvarrisni këtë proces, aq më shumë që Tsipras vjen për Pashkë në Shqipëri?

Unë dua që këtë proces ta blindoj nga ana kushtetues­e, por dhe nga ana e përmbajtje­s. Unë këtu kam qenë që nga 24 korriku, në rast se ka pasur mundësi që kjo gjë të bëhej përpara. Veprimet e Presidenti­t kanë qenë më të shpejtat e mundshme. Për qëndrimet tona kemi angazhuar dhe shumë nga kualitetet më të mira të së Drejtës në vend dhe të marinës.

Çelja e negociatav­e kërkon kurbane të mëdha, peshq të mëdhenj. Çfarë kuptoni ju me peshqit e mëdhenj?

Kërkohet besueshmër­i në zbatimin e ligjit dhe kërkohet reformë dhe jo regji. Në këtë , të gjithë janë të lutur të zbatojnë ligjin dhe çdo institucio­n të ketë besueshmër­i, rezultate dhe hetime, të ketë sa më pak politizim të reformës apo humbje besimi te zbatimi i besueshëm i saj. A ka Shqipëria peshq të mëdhenj që duhen kapur? Nuk jam shenja ujorit, jam shenja e dashit, kështu që mos vazhdojmë me këtë përcaktim. Unë besoj se kjo është reformë mjaft serioze dhe kërkon përgjegjës­i nga gjithë , që janë angazhuar në këtë reformë.

Prokurorja e re e ka nisur me kapjen e disa peshqve të vegjël , që për koincidenc­ë vijnë nga radhët e opozitës deri tani, disa drejtorë rrugësh.

Për mua shqetësim nuk janë arrestimet që kanë ndodhur dhe mund të ndodhin, gjithçka të bëhet në bazë të provave, vullnetit për të vendosur drejtësi pa paragjykim­e. Këto janë procese që do shikohen dhe do monitorohe­n. Të rritet besimi te Prokuroria, te Gjykatat dhe problem më shumë nuk janë arrestimet, por mosarresti­met. Pra, drejtues të cilët kanë fletë arresti, por që nuk arrestohen. Ky është problem serioz që duhet adresuar.

Ndihet sikur është vënë në shënjestër forca politike që ju keni drejtuar dikur?

Për mua ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë që nga Presidenti, Kryeminist­ri, kryetari i Parlamenti­t çdo politikan. Për sa i takon forcës që unë kam drejtuar, ajo duhet të jetë tepër e qetë, sepse nuk ka asnjë detyrim ndaj asnjë ish- ministri, ish- drejtori apo ish- zyrtari të lartë, i cili mund të ketë shkelur ligjin apo të këtë bërë korrupsion apo krim për një arsye shumë të thjeshtë, sepse në kohën që unë kam drejtuar LSI-, unë s’kam bërë njeri me pahir ministër apo drejtor. Të gjithëve u kam kërkuar që gjithmonë të respektojn­ë ligjin sepse në fund ata do të jenë përgjegjës për vetën e tyre, familjet e tyre, por edhe pozitën publike që kanë dhe të mos bëjnë asnjë veprim jashtë ligjit. Ai që ka shkelur ligjin, të përgjigjet për shkeljen.

 ??  ??
 ??  ?? ARTUR MEÇOLLARI
ARTUR MEÇOLLARI
 ??  ?? Presidenti, Ilir Meta në “News 24”
Presidenti, Ilir Meta në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania