Panorama (Albania)

Shkëmbim zjarri në Vlorë për drogën, tre të plagosur

Njëri në gjendje të rëndë, përplasja nga dy makina në ecje

- VLORE

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmë pasi dy automjete shkëmbyen zjarr me njëra- tjetrën.

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi me armë zjarri, mes së cilëve njëri në gjendje kritike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19: 00, në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, ku në përplasjen me armë mësohet se është përdorur një pistoletë dhe një armë kallashnik­ov. Policia e Vlorës nuk jep shumë detaje për ngjarjen pasi ende gjithçka është e paqartë, duke qenë se personat e përfshirë në konflikt nuk janë të skeduar dhe as emra të njohur për Policinë. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilëve dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit. Ndërsa nga ana tjetër, një prej automjetev­e nga i cili është qëlluar, është larguar menjëherë nga vendngjarj­a. Në spitalin rajonal të Vlorës janë dërguar tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Të plagosurit janë Gazmir Canaj, 37 vjeç, me plagë në kraharor, i cili, siç bëjnë të ditur mjekët, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re; Taulant Beqiri, 28 vjeç, me plagë në këmbë, ndërsa i plagosuri i tretë është Elis Llanaj, me plagë në bark. Në spitalin e Vlorës ka prezencë të lartë të forcave policore, FNSH- së dhe Delta Force për të shmangur ndonjë konflikt mes familjarëv­e të palëve të përfshira, pasi te personat e plagosur mësohet se ndodhen pjesëtarë nga të dyja grupet që patën përplasje me armë. Dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga kamerat e sigurisë së bareve pranë vendit të ngjarjes. Policia po heton për përfshirje­n e personave në konflikt. Përveç gëzhojave të armëve, në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestrua­r një armë zjarri pistoletë dhe dy automjete. Një prej tyre një “Fiat Punto” me targa italiane DJ 252 RC, e përfshirë në ngjarje, dhe një “Toyota” ( që nuk ka lidhje me ngjarjen), e cila është përplasur me “Fiat- in” në momentin e shkëmbimit të zjarrit. Policia ngriti pak pas ng- jarjes postblloqe të shumta për ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen me armë, por në orët e vona nuk kishte asnjë të ndaluar, përveç të pla- gosurve. Në bazë të hetimeve të deritanish­me, Policia ka ngritur dy pista hetimi. E para dyshohet se konflikti mes dy grupeve mund të ketë lindur për shkak të pazareve të prishura të drogës. Kjo përforcohe­t nga fakti se të përfshirët në konflikt kanë jetuar edhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në shtetin fqinj të Italisë. Por përveç kësaj piste, Policia nuk përjashton dhe mundësinë që dy grupet që shkëmbyen zjarr në ecje, mund të kenë pasur konflikte të tjera të mëparshme me njëri- tjetrin dhe kjo ka çuar në hakmarrje. Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme dhe deklarimet e të plagosurve, që do të zbardhin rrethanat e ngjarjes me tre të plagosur.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania