Panorama (Albania)

“Byroja Politike krim kundër njerëzimit”, kallëzim penal në Prokurori

“Të dënohen urdhëruesi­t dhe zbatuesit e vrasjes së 22 intelektua­lëve për bombën në Ambasadën Sovjetike”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Shoqata Antikomuni­ste e të Përndjekur­ve Politikë ka dorëzuar një kallëzim penal për hetimin dhe zbulimin e autorëve të masakrës së ndodhur për ngjarjen e “Bombës së ambasadës sovjetike”, për të cilën më 26 shkurt 1951 u ekzekutuan 22 intelektua­lë, mes të cilëve edhe shkencëtar­ja Sabihan Kasimati.

Qëllimi i kallëzimit të depozituar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, sipas përfaqësue­sve të Shoqatës Antikomuni­ste të të Përndjekur­ve, është dënimi me vendim gjykate i anëtarëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH- së, trupit gjykues dhe pjesëtarëv­e të grupit të pushkatimi­t. Ndonëse bëhet fjalë për një çështje të vitit 1951, duke iu referuar nenit 67 të Kodit Penal për mosparashk­rim të ndjekjes penale për krimet kundër njerëzimit, përfaqësue­sit e shoqatës dhe familjarët e 22 viktimave të asaj ngjarjeje kërkojnë përgjegjës­i ligjore për secilin urdhërues dhe zbatues të asaj ngjarjeje. “Kërkojmë regjistrim­in e procedimit penal dhe fillimin e hetimit për këtë ngjarje, e cila është nga më të rëndat. Hetimi i kësaj çështjeje nga ana e institucio­nit që ju drejtoni, do të zbulonte dhe do të hidhte dritë mbi një nga masakrat më të mëdha të kryera ndaj shoqërisë dhe posaçërish­t ndaj shtresës intelektua­le dhe të pasur të saj në kohë paqe. Provat që shoqërojnë kallëzimin, por edhe të tjera që do të dalin gjatë hetimit, krijojnë bindjen për ekzistencë­n e elementëve të figurave të veprave penale të lartpërmen­dura. Familjarët e të pushkatuar­ve në këtë masakër, por edhe gjithë shoqëria shqiptare, presin zbardhjen dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të të gjithë atyre që janë gjallë dhe kanë marrë pjesë në këtë krim”, thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda.

KALLËZIMI Vendimi për të ekzekutuar, më datë 26 shkurt 1951, pranë urës së Beshirit, në breg të lumit Erzen, 22 intelektua­lë, dy ditë para marrjes së të ashtuquajt­urit vendim gjyqësor ndaj tyre për familjarët dhe përfaqësue­sit e shoqatës, është krim kundër njerëzimit. Kryetari i Shoqatës Antikomuni­ste të Përndjekur­ve Politikë në Shqipëri, Nebil Çika, sqaron për “Panorama”, qëllimin e kallëzimit penal dhe zbardhjen e ngjarjes së njohur si “bomba në ambasadën sovjetike”. Sipas Çikës, edhe nëse asnjë prej personave që kanë marrë pjesë në atë krim nuk do të vuajë asnjë ditë burg, me rëndësi është që Gjykata t’i dënojë ata dhe ta njohë ngjarjen si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit. “Synimi është që të rihapet çështja dhe të dënohet fillimisht si krim ajo që ka Vendi ku u varrosën 22 intelektua­lët e ekzekutuar për ngjarjen e “bombës në ambasadën sovjetike” pritet të shpallet vend kujtese. Kërkesa publike është bërë nga kryetarja e Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e ishSigurim­it të Shtetit, Gentjana Sula, e cila një ditë më parë ka mbjellë 22 pemë në vendin ku u ekzekutuan 22 viktimat. “Është një përvjetor tjetër i 22 intelektua­lëve të Tiranës, të cilët pa faj, pa gjyq, në emër të terrorit komunist të asaj kohe, u ekzekutuan mesnatën e datës 26 shkurt 1951. Kemi ardhur bashkë me familjarë të viktimave, studiues, aktivistë të memories, përfaqësue­s të institucio­neve të vendit për ta kujtuar këtë datë dhe për ta shënjuar këtë vend si dëshmi të asaj që ka ndodhur. Bashkia e Tiranës ka ofruar 21 qiparisa dhe 1 manjolë për të dalluar Sabiha Kasimatin, shkencëtar­en e njohur, e cila gjithashtu ishte pjesë e këtij terrori. Mbetet detyrë e AIDSSH dhe Bashkisë të zgjidhin sa më parë me komuniteti­n çështjen e truallit, që të shpallet vendi si vend kujtese dhe të vijojë mbjellja e pemëve dhe vendosja e një memoriali”, deklaroi Sula. ndodhur. Të njihet si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, pasi e tillë është si ngjarje. Është një krim që është bërë jashtë çdo lloj logjike të një procesi gjyqësor. Nuk ka pasur akuzë, gjyq, prokurori. Të vetmit që kanë firmosur janë dy gjyqtarë, që kanë firmosur dy ditë më vonë pasi ishin kryer ekzekutime­t. Ajo që kërkojmë ne, lidhet me njohjen e të dyja veprave penale, gjenocidit që është planifikim­i i pushkatime­ve, të cilin e ka bërë Byroja Politike, si dhe krimin kundër njerëzimit nga ata që zbatuan një vendim të paligjshëm, që janë njerëzit që i arrestuan dhe deri te skuadra e pushkatimi­t. Kjo është një nga ngjarjet më të rënda në ish- Europën komuniste. Qoftë edhe një nga anëtarët e ishByrosë Politike të jetë gjallë, çështja duhet rihapur. Në dijeni time janë disa nga ish- anëtarët e Byrosë gjallë. Gjykata mund t’i dënojë me burgim të përjetshëm dhe ata mund të mos kryejnë asnjë ditë burg për shkak të moshës së tyre, por ne duam një vendim që kjo ngjarje të njihet si krim kundër njerëzimit”, deklaron Çika.

NGJARJA Në 19 shkurt të vitit 1951, një shpërthim në Ambasadën Sovjetike vuri në lëvizje të gjithë regjimin komunist dhe solli si rrjedhojë masakrën e natës së 26 shkurtit 1951. Sipas dokumentev­e, vendimi për të realizuar këtë masakër u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike të PPSH- së, në mbledhjen e datës 20.02.1951. Me propozim të ministrit të Brendshëm, Mehmet

 ??  ?? Anëtarët e Byrosë Politike
Anëtarët e Byrosë Politike
 ??  ?? Nebil Çika, kreu i Shoqatës Antikomuni­ste e të Përndjekur­ve
Nebil Çika, kreu i Shoqatës Antikomuni­ste e të Përndjekur­ve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania