Panorama (Albania)

Mbyti gruan dhe fshehu vrasjen, zbulohet nga përgjimet telefonike

Qemal Muskaj: Kishin konflikte në çift, motra e fali disa herë

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Pas më shumë se një viti dyshimesh e orvatjesh për të mësuar të vërtetën e vdekjes së të motrës, Qemal Muskaj sot ndihet sikur më në fund shpirti i saj do të gjejë paqe.

Kështu shprehet ai, teksa Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi dhe arrestoi kunatin e tij, Namik Velaj, si autor të vrasjes së bashkëshor­tes së tij ( motrës së Qemalit). Ai shpjegon se si dyshuan për vrasjen e së motrës, çka çoi deri në denoncimin në Polici. Gjithçka nisi kur njëri prej vëllezërve të viktimës dyshoi dhe i largoi pak nga qafa të ndjerës një shall që i kishin vënë ditën e ceremonisë mortore. Bashkëshor­ti i saj nguli këmbë që të mos i prekej shalli se e ndjera e kishte kujtim nga e bija. Por pavarësish­t kësaj, vëllai i viktimës, Verke Velaj, ia ka larguar pak shallin nga qafa dhe aty ka parë shenja të dhunës e mbytjes. “Në fakt, diçka vinte erë dhe dikush na tha se motra jonë do ta ketë parë veten keq gjatë vdekjes. Nuk e dimë sesi u bë një rrëmujë aty, por kjo na mbeti në mendje dhe kur u ngrit arkivoli për ta çuar në varreza, vëllai im shkoi dhe e kontrolloi pak te qafa. I lëvizi shallin, por ata prapë i thanë mos t’ia lëviznim se e kishte kujtim atë shall nga vajza. megjithatë, vëllai na tha më vonë se i kishte parë një shenjë të zezë në qafë dhe ne pritëm sa mbaroi varrimi. Iu bënë edhe të tretat te burri i saj dhe ne, në ditën e katërt, shkuam në Polici duke bërë një denoncim dhe duke u treguar për dyshimet tona. Vetëm kaq kishim mundësi të tregonim, që dyshonim, se nuk kishim vetë prova që të mësonim gjë më shumë”, shprehet për “Panorama” Qemal Muskaj. Sipas tij, ai, vëllezërit dhe një i afërm i familjes e ndoqën çështjen, ndonëse shumë të afërm iu kishin thënë ta linin këtë punë dhe se e ndjera “aq e kishte pasur të shkruar jetën nga Perëndia”. Tashmë familja Muskaj ndihet më e lehtësuar, pasi askush prej tyre nuk ishte i qetë pas konstatimi­t të shenjave në fytin e së ndjerës. Ata bëjnë apel për drejtësi dhe autori, bashkëshor­ti i 74- vjeçares së vrarë të marrë dënimin e merituar.

Z. Qemal, a mund të na tregoni se si ka ndodhur ngjarja e një viti më parë dhe si jeni njohur me lajmin?

Ne nuk na lajmëruan këta fare. Djali i motrës që jeton në Itali, na mori në telefon rreth orës 4 të mëngjesit dhe na tha që motra kishte vdekur. U habitëm sepse nuk dinim që të kishte pasur probleme shëndetëso­re ato kohë. Megjithatë, shkuam te shtëpia e motrës rreth 30 minuta më vonë. Kur shkuam, i gjetëm kunatat e burrit të saj duke e larë e duke e veshur. Hynë në dhomën e grave edhe nuset tona dhe tentuan që t’i ndihmojnë gratë që po merreshin me veshjen e saj, por ato, pra, kunatat e autorit, nuk i lanë gratë tona, duke i nxjerrë jashtë dhomës.

Çfarë bëtë ju pas kësaj?

Po ne kishim dhimbje dhe realisht u ndjemë keq me këtë veprim. U thamë atyre se më shumë na dhimbsej neve se e kishim motër. Ato kunatë e kishin, por nuk na e vunë veshin dhe e përgatitën vetë. Edhe kur erdhi arkivoli, ata nuk na lanë të zhvendosni­m trupin në të dhe e vendosën vetë. Dukej se një gjë po na fshihnin. Nuk e dinim se çfarë dhe filluam të gjithë sa ishim të hetojmë nëpër miq e njerëz që vinin për ngushëllim.

Mësuat gjë konkrete apo mbetën dyshime?

Në fakt, diçka vinte erë dhe dikush na tha se motra jonë do ta ketë parë veten keq gjatë vdekjes. Nuk e dimë sesi u bë një rrëmujë aty, por kjo na mbeti në mendje dhe kur u ngrit arkivoli për ta çuar në varreza, vëllai im shkoi dhe e kontrolloi pak te qafa. I lëvizi shallin, por ata prapë i thanë mos t’ia lëviznim se e kishte kujtim atë shall nga vajza.

Pasi i lëvizi shallin, pa shenja vëllai juaj?

Po. Na tha se kishte parë një shenjë të zezë në qafë dhe ne pritëm sa mbaroi varrimi. Iu bënë edhe të tretat te burri i saj dhe ne, në ditën e katërt, shkuam në Polici duke bërë një denoncim dhe duke u treguar për dyshimet tona. Vetëm kaq kishim mundësi të tregonim, që dyshonim, se nuk kishim vetë prova që të mësonim gjë më shumë.

Çfarë ndodhi më tej?

Pas denoncimit, Policia e mori në pyetje bashkëshor­tin e motrës. Kur i bëmë ne të shtatat motrës, ai nuk erdhi. Erdhën vetëm vëllezërit e tij. Ai u kishte thënë se ishte shumë sëmurë. Po ashtu, nuk na erdhën as fëmijët e tij. Që nga dita që ne si vëllezër bëmë denoncim, asnjë nga pesë fëmijët e motrës së vdekur nuk na erdhi më dhe u ndanë nga ne. Nuk na dhanë shpjegime, por mbajtën anën e të atit, i cili me siguri i ka bindur se nuk kishte gisht në vdekjen e saj. Fëmijët jetonin të gjithë në Itali dhe nuk e panë se çfarë ndodhi. Ata erdhën vetëm sa e varrosën. Dhe pas një viti del se motra juaj është vrarë nga i shoqi?

Po, del pas shumë hetimeve. Ne, si familje e saj, e dimë që motra nuk na kthehet, por ama jemi të qetë që e vërteta doli në dritë. Nuk e mbanim dot atë peshë të rëndë në kraharor. Ishte si të na e kishin vrarë për herë të dytë, mu para syve. Ne, tre vëllezër dhe një kushëri, jemi marrë me hetimet gjithë këto kohë dhe nuk e kemi pasur të lehtë.

Ku e hasët vështirësi­në?

E them këtë sepse kishte nga ata që na thoshin ta linim këtë muhabet se motra i bëri ditët e perëndisë. Por ne e kishim motër, si të ishte 20 vjeçe, edhe 74, edhe 100, njësoj do ta kishim. Tani që drejtësia gjeti autorin, edhe asaj i bie shpirti në paqe.

A kanë pasur probleme ata si çift?

Ata kishin vite e vite me radhë që nuk shkonin mirë dhe ne ua kishim merakun. Shumë herë kanë bërë sherre e kanë shkuar deri në fund e prapë janë kthyer se motra ishte e urtë dhe i donte shumë fëmijët. Çdo gjë e bënte për ta. Vitet e fundit fëmijët ikën të gjithë, u larguan nëpër familjet e tyre dhe këta dy mbetën vetëm. Kishin nja 4 a 5 vjet që jetonin vetëm dhe prapë sherri nuk iu nda motrës sonë. E kujtojmë më dhimbje çdo gjë. Është hata e madhe kjo që i ndodhi asaj. Nuk qeshi kurrë në jetë dhe në fund ia mori jetën njeriu, të cilin për vite me radhë e duroi dhe e fali s’dihet sa herë.

Tani që drejtësia ka një autor të dyshuar, çfarë kërkoni?

Kërkojmë të marrë dënimin e merituar. S’duam më shumë se sa e përmban ligji. Ai ka bërë krim dhe le ta vuajë. Por bashkë me të, ne duam që ta vuajnë dënimin edhe njerëz të tjerë, që mund të kenë gisht në vrasje ose që janë munduar të fshehin këtë krim makabër. Të vrasësh njeriun dhe ta përcjellës­h sikur s’ka ndodhur asgjë, është krim mbi krime, prandaj drejtësia duhet të hetojë edhe mbi njerëz të tjerë që mund të jenë të implikuar.

Ata kishin vite e vite me radhë që nuk shkonin mirë dhe ne ua kishim merakun. Shumë herë kanë bërë sherre e kanë shkuar deri në fund e prapë janë kthyer se motra ishte e urtë dhe i donte shumë fëmijët. Çdo gjë e bënte për ta. Vitet e fundit fëmijët ikën të gjithë, u larguan nëpër familjet e tyre dhe këta dy mbetën vetëm. Kishin nja 4 a 5 vjet që jetonin vetëm dhe prapë sherri nuk iu nda motrës sonë. E kujtojmë më dhimbje çdo gjë. Është hata e madhe kjo që i ndodhi asaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Qemal Muskaj, vëllai i viktimës
Qemal Muskaj, vëllai i viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania