Panorama (Albania)

Gjykata turke vendos ekstradimi­n e Haxhisë

-

Gjykata e Lartë në Turqi miratoi ekstradimi­n në Shqipëri të Izet Haxhisë. Ai u dënua me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator 1998 dhe jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik. “E çuditshme që u kujtuan pas 12 vitesh për ekstradimi­n e tij dhe tashmë që janë arrestuar ‘ peshqit e mëdhenj’”, deklaroi Haxhia në një prononcim për “News 24”, duke pranuar se sapo ishte njohur me vendimin e Gjykatës. Gjatë gjithë këtyre viteve, Haxhia dhe Berisha kanë shkëmbyer akuza të forta për njëritjetr­in. Deputeti i Partisë Demokratik­e, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD- së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish- liderit të dhjetorit u akuzuan dhe u dënuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia.

‘ Analisti’ i kudogjendu­r Klosi, në një intervistë të serialit të tij të intervista­ve, më bënte shumë akuza duke më quajtur edhe burracak, se koha ime kishte marrë fund, se çështja Hajdari ishte mbyllur njëherë e përgjithmo­në, se ato që kam rrëfyer, duhet t’i kisha rrëfyer me kohë, se tani nuk kanë vlerë etj. E prisja një reagim të këtij ish- spiuni, që mbi kurrizin e tij rëndojnë me dhjetëra vrasje të pazbuluara akoma, të kryera me urdhrin e tij. Po përse ky spiun i shumëfisht­ë, kërkon të mbjellë në opinionin publik idenë, se rrëfimet e mia nuk kanë më vlerë? Desha ta pyes, çfarë lidhje ka ky me treshen e UÇK të ‘ grupit të Rognerit’, që janë organizato­rët e vrasjes së Hajdarit? Po me vrasjen e Ahmet Krasniqit, çfarë e lidh këtë ‘ veteran’ të UÇK- së, që merita e tij është që ka përçarë shqiptarët e Kosovës dhe u ka shitur armë me çmime marramendë­se?! Pse trembesh o bandill nga hapja e çështjes Hajdari?! Të njëjtën frikë ka edhe ‘ armiku’ yt Berisha, si nxjerrës në pritë i Hajdarit. A të kujtohet kur prokurorët e kësaj çështjeje, me në krye Haxhi Giun, shkonin një ditë në zyrën tënde, takoheshit në darkë te Kartodromi i Mirit të Xhikes, dhe të nesërmen po këta prokurorë shkonin në zyrën e Berishës. Nga njëra anë, ti u hiqeshe si mik Haklajve, ndërsa nga ana tjetër, u shisje me anë të njerëzve të tu, bombat e telekomand­ura të ardhura nga Austria, të porositura nga miqtë e tu të Rognerit, për të vrarë Rugovën dhe kur nuk ju zbriti Rugova nga avioni në Rinas, bombat iu dhanë komandos që vrau Haklajt. Desha të kujtoj, se ndoshta e ke harruar ngaqë ke urdhëruar shumë vrasje, përse e vrave Milan Vason? Për llog- ari të kujt?! Ata tre personat që erdhën e të takuan, të cilit shërbim sekret të huaj ishin..?! Kam shumë gjëra për të thënë zoti 007, por mos harro se ke bërë shumë krime dhe do të vijë dita që do mbytesh në gjakun e atyre që ke urdhëruar për të vrarë, se gjakun tonë nuk arrite dot ta derdhje, edhe pse thure shumë plane për vrasjen time dhe të vëllezërve të mi... As pallati ku banon me 14 kate nuk të shpëton dot, o Fatos Klosi..!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania