Panorama (Albania)

Lista e Metës, kandidatë “vip” për në Kushtetues­e

Nga ish- kryeprokur­ori Theodhori Sollaku tek ish- ministri Ilir Panda

-

Zbulohen emrat e 22 kandidatëv­e, të cilët kanë aplikuar për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e. Në garë për të zënë vendin e lënë vakant nga ish- anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e, Besnik Imeraj dhe Sokol Berberi, janë 22 kandidatë. Mes emrave që vijnë nga radhët e avokatëve, prokurorëv­e dhe gjyqtarëve bie në sy emri i ish- Kryeprokur­orit Theodhori Sollaku, aktualisht në procesioni­n e avokatit. Ai kandidon për të zënë vendin e ish- gjyqtarit Sokol Berberi. Po ashtu, ndër emrat e njohur bie në sy emri i nënkryetar­it aktual të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, edhe ky kandidat për të t’u bërë anëtar i Kushtetues­es. Në Presidencë ka dorëzuar kërkesën për t’u bërë gjyqtar i Kushtetues­es edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, i cili ishte në garë dhe për postin e Kryeprokur­orit të përkohshëm të Përgjithsh­ëm, vend të cilin e fitoi Arta Marku. Gjithashtu, në këtë garë ka kandiduar Ilir Panda, ish- kandi- dat nga radhët e profesorëv­e për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Ky i fundit nuk fitoi herën e tretë nga shorti me gogla dhe nuk u bë pjesë e trupës gjykuese të KLGJ- së. Si kandidat është regjistrua­r dhe ish- gjyqtari i Gjykatës Europiane i të Drejtave të Njeriut, Kristaq Traja, si dhe juristi që përfaqëson komuniteti­n e personave më aftësi të kufizuara, Sinan Tafaj. Edhe ky i fundit ishte kandidat nga radhët e avokatëve për garën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, por nuk fitoi nga shorti me gogla. Në garën e “vipave” të drejtësisë bie në sy dhe emri i prokurores, Rovena Gashi, kjo e fundit u shkarkua nga detyra nga Kryeprokur­orja Arta Marku disa javë pasi u emërua në këtë funksion. Rovena Gashi është zgjedhur njëkohësis­ht dhe si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por ky organ i ri Kushtetues ka mbetur pa u konstatuar, pasi anëtarët e saj nuk i janë nënshtruar vetingut. Ajo që bie në sy është se 16 prej kandidatëv­e të kësaj liste kanë kandiduar njëkohësis­ht për të dy postet, edhe për të zëvendësua­r Berberin, por edhe për të vazhduar mandatin e Besnik Imerajt, i cili dha dorëheqjen disa javë më parë. Për ish- anëtarin e Gjykatës Kushtetues­e, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njoftoi ndërprerje­n e procesit të vetingut që kishte nisur ndaj tij. Ndërkohë që Sokol Berberi është dorëhequr që para një viti e gjysmë, pasi ai është propozuar nga qeveria Rama në tri raunde për të qenë gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg, por të tri herët emri i tij është refuzuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania